Gjergj Zaharia: Është në zhdukje e sipër “specia” e drejtorëve “të ashpër”

3455
Sigal

INTERVISTA/ Flet  ish drejtori i  gjimnazit “Qemal Stafa” z.Gjergj  Zaharia:

Në një lokal të Tiranës, duke pirë kafenë  e mëngjesit me një kolegun tim, më bëri përshtypje një bisedë ngjitur me tavolinën pranë nesh : Një djalë i gjatë dhe shumë simpatik i afrohet personit pranë tavolinës sonë dhe me një mall të brendshëm i thotë “Zoti drejtor, ndoshta nuk më mbani mend, unë jam filani,ish -nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa” i maturës 2004, vjet u ktheva nga Franca, ku mbarova studimet në degën e informatikës në një nga Universitetet e Parisit, kam një vit që punoj në një kompani prestigjioze këtu në Shqipëri. Të gjithë shokët dhe shoqet e maturës sonë janë sistemuar mirë dhe mbaruan me sukses shkollat e larta brenda e jashtë vendit.

Zoti drejtor, të gjithë ju kujtojmë kur mblidhemi, ndonëse ishit shumë i ashpër, na kishit hyrë në zemër, të gjithë mburremi me gjimnazin “Qemal Stafa”‘dhe ju jemi shumë mirënjohës”.
Me thënë të drejtën më bëri shumë përshtypje ky dialog dhe duke përfituar nga afërsia e tavolinave pothuajse ngjitur si dhe nga fakti që drejtori ishte mik i kolegut tim. Pas pak unë i drejtoj një sërë pyetjesh  kryesisht pwr ministren e re tw arsimit
:
A e njihni ministren e Arsimit dhe nëse po, në cilin pozicion e njihni atë?
– Po, e njoh shumë mirë, madje, për një periudhë të shkurtër kemi punuar bashkë “nën një çati” meqenëse shkolla ” Sinan Tafaj” ku ajo drejtonte, ende nuk kishte përfunduar punimet, kështu që nxënësit e saj  u sistemuan përkohësisht në gjimnazin “Qemal Stafa”.

Vazhdimisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës është drejtuar nga ministra me grada të larta shkencore, kryesisht  Profesore,  zonja Lindita Nikolla nuk  ka asnjë titull, mos është  kjo ndonjë  standard më i ulët  për emërimin e titullarit  të këtij institucioni ?

 Nuk do të doja të bëja krahasime ministrash, pasi do të ishte jo etike dhe subjektive dhe për një pjesë të tyre ruaj një respekt të veçantë. Ndoshta është ndër rastet e rralla (pas viteve ‘90) një ministre e Arsimit  dhe Shkencës  pa tituj shkencorë, e ardhur drejtpërsëdrejti nga arsimi parauniversitar. Por këtë nuk e shoh me skepticizëm,  madje  mendoj se, ka një avantazh jo të vogël, pasi i njeh drejtpërsëdrejti problemet reale të shkollës, duke qenë mësuese dhe drejtoreshë në një nga shkollat e mesme të Tiranës.
Ministria e Arsimit volumin  më të madh  të punës e ka të lidhur me arsimin parauniversitar,sesa me atë universitar, kështuqë, mund të jetë  efektive një specialiste e mirëfilltë e kësaj kategorie arsimi. Mendoj se reformat e mëdha nuk janë atribut i një ministre arsimi, bile as i qeverive të veçanta  të kujtdo krahu qofshin, për të qenë të suksesshme ato duhet të jenë tepër të gjera e të thella, gjithëpërfshirëse, në rang kombëtar, pasi arsimi në raport me fushat e tjera është pika që i bashkon të gjithë pa përjashtim dhe nuk ka pse të bëhet “garë” se kush do ta marrë flamurin , apo cili ministër mban gradat më të larta shkencore ! Nuk besoj që ministres së re  t’i kërkohet të  shpikë  “reforma të mëdha”, mendoj se do të ishte mëse e mjaftueshme zbatimi me kreativitet i  reformave të ndërmarra këto vite për të çuar edhe më përpara arritjet e shkollës .

Meqenëse znj.Lindita Nikolla ka qenë e zgjedhur dy herë radhazi  Kryetare e Njësisë Bashkiake N.1 të Tiranës, a do ishte më efikas pozicioni si ministre e pushtetit vendor, sesa e arsimit ?

– Aspak, madje, përkundrazi, pasi  ministrja e re, deri tani e zgjedhur  kryetare në një nga Njësitë Bashkiake të Tiranës, njeh mirë problemet sociale të komunitetit si dhe detyrat e kompetencat e pushtetit vendor në fushën e arsimit. Sot ajo drejton në kushtet, kur pothuajse të gjithë kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të vendit janë të krahut të majtë, besoj se dhe urat e komunikimit me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht Kryetarin e Partisë demokratike, z.Lulzim Basha janë vendosur me kohë, falë pozicionit të deritanishëm të saj, kështuqë të gjitha këto përbëjnë një avantazh tjetër jo të vogël pasi bashkërendimi i punës me pushtetin vendor është një domosdoshmëri dhe garanci suksesi.

 Çfarë cilësish të tjera keni vënë re tek znj.Lindita Nikolla në pozicionin e kolegut?

Avantazh  jo i vogël është figura e saj e papërfolur dhe e pakompromentuar. Kjo është konsideratë ish- kolegësh dhe besoj se është pika më e fortë e saj.

 Cilat mendoni se do tw jenw sfidat kryesore tw ministres sw re tw Arsimit?

Sfidat e Ministrisë së Arsimit do të jenë kryesisht në rritjen e treguesve cilësore të shkollës dhe kjo nuk është detyrë e lehtë, padyshim duke u mbështetur edhe në arritjet  e deritanishme të një sërë reformave të ndërmarra në këtë fushë, si në infrastrukturë dhe në përmbajtje. Gjatë këtyre viteve u ndërtuan dhe rikonstruktuan rreth 1300 shkolla,u pajisën pothuajse të gjitha shkollat me laboratore informatike, u bënë hapa përpara në drejtim të zgjerimit të arsimit profesional, u ul ndjeshëm numri i nxënësve për klasë, u rritën disa herë pagat e mësuesve etj. Edhe këto suksese duhen parë si avantazhe  në fillimin e punës se një ministre  dhe kurrsesi si xhelozi, përkundrazi si një motiv për t’i çuar edhe më përpara rezultatet. Nga vetë natyra e saj znj.Lindita Nikolla është e thjeshtë,jo delirante dhe ” me këmbë në tokë”, edhe këto vlera janë avantazhe që sigurojnë sukses. Sidoqoftë shkolla ka dhe do ketë gjithnjë probleme, kryesisht të lidhura me përmbajtjen, rezultatet e të cilave janë më afatgjata sesa ato të infrastrukturës dhe padyshim  edhe më të vështira. Nëse reformat e deritanishme nuk zbatohen me cilësi jo rrallë ato kthehen në bumerang, veçanërisht këtë e theksoj për maturën shtetërore. Problemet që lidhen me rregullin dhe disiplinën në shkollat tona janë ende të mprehta, unifikimi  i kërkesave dhe vlerësimeve mbi bazën e standarteve të arritjes së nxënësve në shkallë Republike është sfida më e madhe e arsimit të sotëm në tërësi për të gjithë nivelet e shkollimit  duke përfshirë edhe atë universitar  Pra janë këto e shumë tregues të tjerë që do të matin punën dhe arritjet e ministres së arsimit.Realizimi i tyre nuk kërkon oratori, ku në përgjithësi specialistët e matematikës nuk shquhen, por kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri, ku edhe kjo është një avantazh tjetër i ministres së re.
6.Si e vlerësoni fillimin e punës këto ditët e para të ministres së arsimit ?

Për të vlerësuar një ministre, në momentin e marrjes së detyrës, në çdo ministri qoftë kjo, së pari duhet gjykuar stafi i përzgjedhur nga ana e saj, sa kualitativ është ky staf në krahasim me paraardhësin, sa kualitativ do të jetë kolegjumi i Ministrisë së Arsimit, si do të ndërthuret ky kolegjum me pervojën e deritanishme dhe si do të harmonizohen pjestarët e rinj me ata që kanë punuar deri në këtë periudhë , sa rezistente dhe e pavarur do të jetë ajo nga presioni partiak veçanërisht për vlerësimin e specialistëve,etj. Do  të ishte fatalitet,veçanërisht në fushen e arsimit, koncepti i fillimit nga pika 0, besoj i papranueshëm për një ish mësuese matematike, siç është ministrja e re. Përsa më lart nuk mund të jap asnjë mendim,pasi ministrja  sapo është ulur në karrige dhe është në procesin e fillimit të kësaj pune dhe sfidave që e presin, kështu që nuk më mbetet gjë tjeter veçse t’i uroj suksese.

Përse ju etiketoi të “rreptë” ish nxënësi juaj?

Pasi ne zabtonim rregullore, se njohnim mitmarrjen (edhe tani më rrënqethet mishi), nuk falnim për disilpinën në shkollë, ndaj arritëm rezultate.

Kur e keni ndjerë veten më ngushtë në gjimnazin “Qemal Stafa”?

Kur nuk kishim vend për të shtuar nxënës në klasë dhe regjistrin  e shtonim në fund jashtë korrnizave me numërin rendor të përcaktuar 50. Në disa klasa që ishin jashtë paarshikimeve nxënësit i merrnin kariget nga shtëpia. Flas për vitet e para të demokracisë

   Pasi  mbaruam kafenë dhe u ndava me mikun tim të tavolinës, rrugës, bashkë me portretin e ministres së re të arsimit, të përshkruar nga ish kolegu i saj, më vjen vetëtimthi një pyetje  : “Mos është në zhdukje e sipër kjo “specie” e drejtorëve “të ashpër” për të cilët nxënësit ruajnë konsideratat më të mira veçanërisht pasi mbarojnë shkollat e larta apo pas disa viteve punë ?! Përsëri m’u shfaq pamja e mallëngjimit të djalit simpatik përpara ish drejtorit të tij të gjimnazit, mu kujtua rrëfimi përpara shokëve i Anaidit, djalit fitues së Big Brother-rit,  i cili ishte përjashtuar  një muaj para se të mbaronte vitin e III-të të gjimnazit “Qemal Stafa” dhe përsëri fliste me respekt  po  për këtë drejtor,  vazhdova rrugën duke medituar edhe unë per ish mësuesit dhe drejtorët e shkollës  sime të mesme, sigurisht me nostalgji…