Gazeta Telegraf/ Prof.Myqerem Tafaj:Tallje qeveritare me maturantët

537
Sigal

Vetëm 23% e maturantëve janë shpallur fitues deri
tani.


Gazeta Telegraf/


Myqerem Tafaj


Rama tallet me
maturantët: Prisni se ka kohë për të filluar shkollën! Për kaosin që ka
shkaktuar vetë qeveria e tij, Rama fajëson opozitën dhe median.

Edhe pse vetëm
23% e maturantëve janë shpallur fitues deri tani, Rama u thotë maturantëve se,
ai është shumë i kënaqur që gjoja ekselentët qenkan shpallur fitues! Kjo është
tallje dhe arrogancë e pastër. Ai nuk u jep përgjigje maturantëve me nota mbi 9,
që nuk kanë fituar në asnjë degë! Rama nuk u thotë maturantëve, cfarë fshihet
prapa kësaj marrëzie të padëgjuar ndonjëherë, të shpallësh një maturant, qoftë
edhe i shkëlqyer, fitues në disa degë, kur ai/ajo do regjistrohet vetëm në një
degë, dhe të lësh maturantët e tjerë për javë të tëra në pasiguri të plotë?
Rama duhet të thotë, kujt i intereson kjo pasiguri e maturantëve për një
periudhë, e cila, me gjasë, do të zgjasë 2-3 muaj, deri në nëntor ose dhjetor.
Kjo është transparencë?! Kjo është merita e Ramës, kur maturantë me nota më të
ulta fitojnë më përpara se ata me nota më të larta?! E sigurtë është që në
fund, qeveria e ndodhur përpara dështimit të plotë më këtë formulë të
anti-meritës, do t’iu thotë universiteteve publike, që t’i pranojnë vetë
kandidatët për vendet e mbetura.

Kjo
gjoja-formulë e re e pranimeve në universitete, është dështim total i kësaj
qeverie. Ajo nuk respekton as meritën, as preferencën, nuk është aspak
transparente dhe ka shkaktuar një pasiguri të qëllimshme tek maturantët. E
thënë thjesht: kjo është, më së paku, arrogancë dhe papërgjegjshmëri totale e
qeverisë në raport me maturantët. Ky kaos dhe kjo mungesë totale e
transparencës, krijon parakushtet ideale për korrupsion dhe abuzim në pranimet
në universitete.

Kryeministri dhe
ministrja e Arsimit duhet t’u kërkonin falje maturantëve për këtë kaos të
qëllimshëm, dhe jo të vazhdojnë akoma t’i tallin dhe t’i mashtrojnë çdo ditë
ata.

A keni dëgjuar
ndonjë Kryeministër të ndonjë vendi tjetër që të fajësojë për dështimet e
qeverisë së tij, opozitën dhe median? Këtë e bën vetëm Rama.