Gazeta Telegraf/ Evdal Nuri: Ankthi i maturantëve 2016

480
Sigal

Situatat e vështira që po
kalojmë, kanë krijuar tek shumë njerëz çrregullime të tilla, që kanë prishur
rrjedhën normale të jetës, duke u shoqëruar me ankthe. Dhjetë faktorë që të
çojnë në ankth. Shumë çrregullime fizike dhe psikike ndikojnë të keni probleme
me gjumin, ndërsa çrregullimet me ankthe janë disa prej tyre. Gjithçka që e
mendoni e bëni në mënyrë negative. Madje edhe kur jeni tepër të lodhur, nga
mendimet negative nuk mund të flini. Depresioni. Nuk keni vullnet për jetën,
nuk dilni, mbylleni në shtëpi e në kokën tuaj, nuk shihni dalje nga kjo situatë
e krijuar. I refuzoni njerëzit që ju rrethojnë, nuk dilni me shokë, ndërsa as
familjen nuk e lejoni t’ju ndihmojë. Nëse fëmija është problematik në shkollë. ose
s’i ka dalë e drejta e studimit, si po ndodh tek ne, kjo të çon në ankth. Një
miku im ka disa javë që është me ankth. Arsyeja, s’e djalit me 9.4 s’i doli e
drejta e studimit! Formulat e reja që po përdoren këtë vit, shpesh të
pakuptueshme kanë krijuar ankthe tek prindërit e fëmijët! Frika nga e ardhmja
është stresi i një grupi të madh njerëzish. Për nga natyra, njeriu kërkon
siguri, e cila lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen. Njerëzit që janë të
pasigurt për të ardhmen, mund të jenë ata që provojnë më së shumti Një fenomen
shumë i përhapur sidomos tek ne, dhe aspak i preferuar, janë komentet negative
nga njerëzit që na rrethojnë. Këto mund të kthehen në një makth për shumicën e
njerëzve. Tregohuni të kujdesshëm që të mos e lejoni këtë të ndodhë. Nëse
vlerësoni veten, pak rëndësi ka çfarë thonë të tjerët. Si mungesa e
përgjegjësisë ashtu edhe përgjegjësia e madhe mund të kthehen në një shkak për
ankthin e përditshëm në mjedisin e punës. Jo çdo njeri është i sigurt në
mjedisin e punës, ndaj merruni sa më shumë me trajnime të veçanta, pasi mund të
rezultojë në stres të padëshiruar. Vetmia mund të jetë një nga llojet më të
përhapura të ankthit, pasi tiktaku i orës biologjike, sidomos te femrat, mund
të shkaktojë një ndjesi të padëshirueshme. Ankthi është më i vogël te personat
çift. Dëshirat e parealizuara të çojnë në ankth. Një dashuri e pafat, mos realizimi
i dëshirës për një profesion, punë, shtëpi … e tjerë. Arsye tjetër që i bënë njerëzit
me ankth është dhe plakja. Ndjesia se trupi po e humbet bukurinë dhe fuqinë e
zakonshme, mund t’i sjellë shumë njerëzve ide të errëta dhe t’i përfshijë në
një ndjesi të paperceptueshme për të tjerët që nuk po kalojnë të njëjtën gjë.
Një zakon i përhapur te shumë prej nesh, dëshira për të mbetur gjithnjë të
rinj, është padyshim një ankth. Frika nga vdekja. Mendimi se jeta do të vijë
drejt një fundi mund të bëjë shumë njerëz të kenë ankth për kohën kur nuk do të
jenë më mbi tokë. Megjithatë shmangini këto mendime dhe përpiquni ta shijoni
jetën maksimalisht. Mendimi për ankthin sjell ankth.

 

Simptomat e ankthit?

 Ankthi është shpesh një reagim i përgjithshëm
emocional ndaj stresit. Ai përcaktohet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen
një individi, kur ai s’di me saktësi ç’janë këto kërkesa. Personi në gjendje
ankthi mendon, se dikush e ndjek vazhdimisht pas. Atij mund t’i ndodh diçka !
Shpesh ka një frikë të tepruar e të paarsyeshme ndaj një ngacmimi të jashtëm.
S’ka aspak vendosmëri për të kryer një punë apo për të kapërcyer një
vështirësi. Jeton me ndenjën se diçka e tmerrshme do t’i ndodh. Është interesant
se dhe kur punët i shkojnë mirë, ata shqetësohen për problemet e të nesërmes. Në
këto kushte i sëmuri nga ankthi ka rrahje të shpejta të zemrës, marrje mendsh e
vështirësi në frymëmarrje, këputje,dridhje, djersitje, përzierje në të vjellë,
afshi i nxehtë, apo i ftohtë, dhimbje koke. Kohëzgjatja varion disa minuta ose
orë, duke u përsëritur disa herë në ditë apo javë e ndofta muaj. Tipike ankthet
janë tek të rinjtë, sidomos tek femrat. Ankthet shoqërohen me një ndjenjë të
theksuar frike, që krijojnë shqetësime në jetën e përditshme. Fjala vjen, shumë
persona e zë ankthi kur kujtojnë udhëtimin me avion ose me anije. Frika nga
ndonjë sëmundje i bënë qesharak, duke larë duart ose fytyrën sa herë kur
takojnë njerëz. Ankthi se mos i vjedhin shtëpinë makinën i bën të sëmurë duke
provuar disa herë dyert nëse i kanë mbyllur apo jo. Në këto kushte lëreni të
shprehet lirshëm se si ndihen. Kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se
çfarë po kalojnë. Kështu mund ta ndihmoni të bëjë një jetë më të plotë dhe më
domethënëse Si rezultat, ata që vuajnë nga çrregullimet e ankthit shpesh kanë
kaq frikë se mos i keqkuptojnë, sa përpiqen ta fshehin problemin. Kjo mund të
sjellë ndjenja faji që e keqësojnë gjendjen e tyre emocionale. Prandaj, është
jashtë mase e rëndësishme që familja dhe miqtë t’i mbështetin. Terapitë që
përdoren janë nga më të ndryshmet. Duke filluar nga metoda për të njohur më
mirë veten, dhe mënjanimi i dhimbjeve shpirtërore, për të përballuar problemet
e jetës. Ankthi është një përjetim i përditshëm që prek çdo njeri nga faktorë
të ndryshëm dhe që dikë e godet më shumë e të tjerë më pak. Kjo varet dhe nga
natyra e njeriut dalë nga kodi gjenetik. E theksojë këtë se ka dhe njerëz që
s’e çajnë kokën fare për asnjë nga këto që thamë më lartë 3- “Puna më shëroi”! Edhe
unë kam patur ankth. Muajt e parë kur erdha në Tiranë u ndjeva mjaft i
stresuar. Më dhimbe koka. Asnjë s’më fliste! S’kisha ku kaloja kohën. Më dukesh
vetja i tepërt. Mjeku që më vizitoi më pyeti ? A ke ndonjë arsye ? Po i thash:
“Kam ikur nga Berati”. Ai qeshi: “Ke ikur nga Berati e je në ankth”? Duke i shpjeguar
arsyet, ai u bind e më tha: Dy rrugë ke:”Ose do të ikësh në Berat, ose do të
fillosh punë “. Në Berat s’mund të shkoja. Atëherë fillova një punë që më
shkonte për shtat. Pas dy jave u shërova. Formë tjetër mjaft efikase në luftën
kundër ankthit është administrimi i drejtë i kohës. Koha është e vetmja enë që
peshon më rëndë kur ajo është bosh. Nëse e kalon atë, në një mënyrë që ndjen
kënaqësi, s’ke kohë të mendosh për diçka që të jep ankth. Tjetër, jeta aktive,
ushtrime fizike e marrja me punë të dëshirueshme e të dobishme. 4-Kurimi. Si
formë kryesor është psikoterapia që ndihmon mjaft në kthjellimin psikik të
sëmurit. Kjo shoqërohet me medikamente kundër ankthit. Mos u mërzitni. Nëse
vuani nga ankthi, nuk jeni vetëm. Tek ne, një në katër vet është me ankth.
Çrregullimet e ankthit prekin 40 milionë amerikanë dhe rreth14%e popullsisë
evropiane. Shoqëria e jonë për arsye, ekonomike,sociale, shpirtërore, shëndetësore,
morale,gjinore, kulturore është në ankthi i vazhdueshëm. Ky mund të jetë me
pasoja të rënda, prandaj duhet të kurohet. Nëse do ta lexoni këtë shkrim, do të
mundeni sa do pak t’i dilni përpara kësaj të keqe që për shumë arsye ka prekur
shoqërinë tonë !