Gazeta Telegraf/ AUSTRALI:Kërkohen dhe 200 studentë me veçori specifike nga Shqipëria

543
Sigal

Vizat studentore për në Australi, dokumentet,
procedurat

Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për
Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë
qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në
këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është resident apo qytetar i Australisë,
mund të aplikojë për të stiduiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të
aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm
nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të rregjistruar dhe
të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të
plotë. Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin
e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka
studiuar, (vërtetim, dëftësë etj, të përkthyer dhe noterizuar).
Kushte bazë
Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të
plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të
ishte i dështuar. Kështu:
-Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
-Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
-Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që
quhen “Deklarata e karakterit”.
Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke
filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të
pëqëndrohemi në vizat për shkollat e larta.
Dokumentacioni
Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më
të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë
studentore, është si vijon:
-Aplikimi për vizë studentore, formati 157A
-Pasaporta
-Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës
arsimor australian ku ju doni të studioni.
-Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor
-Evidenca që tregojnë se ju keni pundësi të paguani kurset e studimit
-Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën
gjatë studimit
-Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore
Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës
angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj.

Veçojmë

Njoftim: Zyra
përgjegjëse për aplikimet për vizë australiane të shqiptarëve nga Shqipëria dhe
Kosova, është ambasada australiane në Athinë. Adresa: Ndërtesa THON, Kryqëzimi
Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinë, Greqi 11510.
Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit).
Adresë e-mail: [email protected]
Lista e dokumenteve që kërkohen
Të gjithë aplikantët për vizë australiane të emigrantit të kualifikuar,
duhet të paraqesin këto dokumente, ose aplikimi do të kthehet si i paplotësuar.

-Aplikanti duhet të plotësojë në mënyrë korrekte formatin 47SK “Aplikimi për
migracion të kualifikuar në Australi”
-Të paguajë kuotën e tarifës së aplikimit në dollarë australianë, sipas mënyrës
së përcaktuar në format, (kurrë në para kesh)
-Certifikatë e plotë e lindjes dhe të dhënat për personat e tjerë të përfshirë
në aplikim, nëse ka.
-Dokumentacion për vlerësimin e aftësive nga autoriteti i pranimit të
aplikimit.
-Adresën e plotë ku jetoni dhe ku keni parashikuar të jetoni në vazhdi gjatë
kohës së procesimit të aplikimit.
-Aplikimin fillestar që i keni dërguar adresës ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA
5001.
Të tjera
-Duhet të përcaktoni qartë profesionin tuaj, siç specifikohet në listën e
profesioneve të kualifikuara SOL.
-Për të gjithë familjarët tuaj, nëse janë në listën e emigrimit ose jo, duhet
të paraqisni 4 foto pasaporte të kohëve të fundit, ndërsa identiteti dhe
ditëlindja e secilit të jetë e printuar pas fotos.
-Aplikanti duhet të paraqesë fotokopje të noterizuara të faqeve të pasaportës
së tij, që janë të përdorura, (që kanë viza të tjera, shënime etj).
-Aplikanti duhet të paraqesë dokumente që vërtetojnë përvojën e punës.
Aplikanti duhet të përfshijë në dokumentacion, evidenca të njohurisë së
anglishtes.
-Nëse posedohet testi IELTS, pranohet vetëm dokumenti origjinal.
-Aplikanti që synon të plotësojë testing e pikëve, të përfshijë një kopje të
çdo liçensë pune apo anëtarësie në organizata ekonomike që posedon.
-Aplikanti duhet të plotësojë formatin 80, “të dhëna personale për karakterin”,
dhe të përfshijë detaje të adresave të tij të banimit për 10 vitet e fundit.
-Çdo person i familjes i varur nga ju, bashkëshorti(ja) apo fëmijët mbi 18
vjeç, nëse emigrojnë me ju ose jo, duhet të plotësojnë formatin 47A, “Detaje
për fëmijën ose familjar tjetër mbi 18 vjeç”. Formatet e përmendura gjenden në
sajtin e DIMIA.
-Nëse bashkëshorti(ja) nuk emigron bashkë me ju, detaje pse është marrë ky
vendim dhe nëse synon të emigrojë pas jush në vend.
-Nëse personat e përmendur gjatë gjithë aplikimit tuaj janë të martuar, duhet
një çertifikatë e martesës së tij/saj, dhe kjo kërkesë vlen edhe në rastet e
divorcit, vdekjes së partnerit etj.
Lista e Panelit të Mjekëve
Ku bëhet kontrolli mjekësor për vizë australiane
Siç e kemi theksuar në numrat e mëparshëm, vizitat e kualifikuara mjekësore
janë të domosdoshme, gjata aplikimit të të interesuarve për vizë emigrimi në
Australi. Këto vizita përfshijnë një sërë testesh nga të cilat aplikantët duhet
të dalin me sukses. Që rezultatet e kontrollit mjekësor, të cilat i
bashkëngjiten dosjes me dokumentat e tjera të aplikimit për vizë, të njihen
zyrtarisht nga autoriteti australian i emigracionit, vizitat mjekësore duhen
kryer tek një kategori e caktuar mjekësh, të akredituar në Panelin e Mjekëve,
ose ndryshe lista e specialistëve të mjekësisë të njohur nga autoritetet
australiane. Siç e kemi theksuar, në ekzaminimet mjekësore, përfshihen
kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë,
veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato
sëmundje ku autoritetet mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i
kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk
nënkupton përjashtim automatik. Për më shumë informacione, aplikantët mund të
drejtohen tek mjekët e akredituar. Për shqiptarët e interesuar për procedurat e
vizës australiane, po japim sot listën e emrave dhe adresat e mjekëve nga
Paneli i Mjekëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi, ku ata mund të drejtohen në
varësi të vendndodhjes së tyre. Kjo listë njihet nga ambasada australiane në
Athinë.