Formulari i Maturës, Alfons Harizaj: Të plotësohet deri më 10 mars!

149

Do të plotësohet on-line formulari A1 dhe A1Z, në të gjithë Shqipërinë

Brenda datës dhjetë mars të gjithë maturantët që duan të ndjekin shkollën e lartë, por edhe ata që kanë detyrime pa shlyer si provime me zgjedhje apo me detyrim duhet të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z. Pa këta formularë askush nuk hyn në sistem, duke humbur kështu të drejtën për të aplikuar në universitetet si publike dhe private. Formularët këtë vit për herë të parë do të plotësohen on-line dhe maturantët do të njihen me formatin e tyre duke filluar që nga data 20 shkurt. Të gjitha detajet i bën publike drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj, i cili thotë se, formularët të gjithë do të plotësohen në shkolla, pasi do të mbikëqyren edhe nga mësuesit për të shmangur gabimet. “A1 është për maturantët që vijojnë mësimet në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe në përfundim do të japin provimet e maturës, ndërsa A1Z është për gjitha maturantët e tjerë që kanë dhënë provimet e maturës dhe i kanë kaluar ato me sukses të gjitha ose kanë detyrime të pashlyera në një prej tyre. Na duket më i mundur si opsion plotësimi në bazë shkolle pasi mbledhja  e të dhënave kërkon konfirmimin zyrtar nga shkolla. Ne kemi synim që regjistri i maturantëve të jetë sa më i plotë, sa më i saktë në mënyrë që aplikimi të jetë tërësisht on-line në fazat e aplikimit A2, pra të zgjedhjes së preferencave për universitete”- tha Harizaj. Pas plotësimit të Formularëve A1 dhe A1Z, të rinjtë do të bëjnë hapin tjetër  që është ai i plotësimit të Formularëve A2 që  ka të bëjë me dhjetë degët më të preferuara për të cilat duan të studiojnë  kandidatët. Përsa i përket të rinjve që studiojnë jashtë, autoritetet e arsimit thonë se ndoshta do të lënë edhe një afat më shumë për plotësimin e formularëve, për t’ju dhënë mundësi atyre që të studiojnë në Shqipëri.

 Ja programi i plotë i lëndës së Gjeografisë për maturantët 

Programi orientues i lëndës “Gjeografi e thelluar” për gjimnazin përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të programit bërthamë të lëndëve Shkenca e Tokës (klasa e 10-të), Gjeografia rajonale e botës (klasa e 11-të), Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave të tjera shqiptare (klasa e 12-të) si dhe njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të programit të gjeografisë së thelluar “Gjeografia e problemeve globale” (klasa e 12-të).

Shkenca e tokës

 

Blloku tematik

 

 

Objektivat

 

Sistemi diellor dhe Toka si planet Nxënës/i, -ja:

 

–        të përshkruajë përmasat e Diellit, strukturën, karakteristikat kryesore të secilës shtresë e dukuritë diellore;

–        të përshkruajë formën e Tokës, përmasat e saj dhe rëndësinë e tyre;

–        të identifikojë provat që tregojnë se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj;

–        të shpjegojë pasojat e rrotullimit të Tokës rreth boshtit;

–        të analizojë lëvizjen e Tokës rreth Diellit dhe pasojat e kësaj lëvizje;

–        të shpjegojë sesi fazat e Hënës varen nga pozicioni relativ i Diellit, Hënës dhe Tokës;

–        të shpjegojë pse dhe si ndodhin eklipset, duke diferencuar eklipset e Hënës nga ato të Diellit;

–        të dallojë planetët e brendshëm, të jashtëm, e satelitët e tyre, duke përshkruar disa ndër karakteristikat kryesore të tyre;

–        të përshkruajë kometat, asteroidet, meteorët dhe veçoritë e tyre.

Linja: Hartografia

 

Blloku tematik

 

 

Objektivat

 

Paraqitja e Tokës në hartë Nxënës/i, -ja:

 

–        të analizojë ndërtimin e rrjetit gjeografik (sistemin e meridianëve dhe paralelëve, gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike);

–        të interpretojë me ndihmën e hartës brezat e kohës;

–        të llogarisë kohën lokale e zonale në vende të ndryshme në bazë të gjatësisë së tyre gjeografike;

–        të analizojë elementet matematikore (rrjeti hartografik, shkalla e hartës) dhe gjeografike të hartës dhe përdorimin e tyre;

–        të klasifikojë hartat sipas përmbajtjes, shkallës, përdorimit, mbi bazën e veçorive dalluese të tyre;

–        të përcaktojë largësinë në terren nëpërmjet shkallës së hartës.

Gjeosistemet

 

Blloku tematik

 

 

Objektivat

 

Atmosfera

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nxënës/i, -ja: 

–        të analizojë përbërjen e atmosferës, ndërtimin strukturor, duke dhënë karakteristikat më kryesore të shtresave të saj;

–        të analizojë llojet e rrezatimit: të drejtpërdrejtë, të shpërndarë, të përgjithshëm dhe tokësor,  përmes dukurisë së përcjellshmërisë dhe konveksionit;

–        të analizojë ndryshimin e temperaturës në kohë (ditore e vjetore) dhe në hapësirë (vertikal e horizontal) dhe faktorët që ndikojnë në të;

–        të llogarisë temperaturën mesatare ditore, mujore e vjetore të ajrit dhe amplitudat ditore dhe vjetore të temperaturës së ajrit;

–        të formulojë konceptet: lagështirë e ajrit, lagështirë absolute dhe relative;

–        të përshkruajë procesin e kondensimit të avujve të ujit dhe formimin e vesës, mjegullës, brymës e reve;

–        të shpjegojë kushtet e formimit të llojeve të ndryshme të reshjeve;

–        të ndërtojë dhe interpretojë grafikët e shpërndarjes hapësinore dhe kohore të reshjeve;

–        të analizojë ndryshimet e trysnisë atmosferike në kohë e në hapësirë;

–        të analizojë faktorët kryesorë që përcaktojnë elementet e erës (drejtimi dhe shpejtësia);

–        të identifikojë erërat e qarkullimit të përgjithshëm

–        të përshkruajë erërat lokale;

–        të analizojë ciklonin dhe anticiklonin;

–        të shpjegojë ndikimin e regjimit ciklonik në gjerësitë mesatare;

–        të formulojë konceptet mot dhe klimë;

–        të analizojë faktorët që ndikojnë në formimin e klimës.

 

Hidrosfera

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

–        të interpretojë qarkullimin e ujit në natyrë;

–        të përcaktojë format e lëvizjeve të ujërave oqeanike;

–        të shpjegojë elementet e valës detare dhe mënyrën e formimit të valëve detare;

–        të analizojë shkaqet e formimit të baticave dhe zbaticave dhe pasojat e tyre;

–        të përshkruajë karakteristikat kryesore të pjesëve përbërëse të lumit;

–        të analizojë liqenet sipas origjinës së formimit të tyre, shoqëruar me shembuj konkretë nga bota e vendi ynë;

–        të dallojë llojet e ujërave nëntokësore dhe mënyrën e formimit të tyre;

–        të përshkruajë llojet e ndryshme të burimeve;

–        të analizojë kushtet e formimit të borës së përhershme dhe akullnajave;

–        të diferencojë akullnajat malore nga ato kontinentale.

Litosfera dhe historia e Tokës

 

 

 

 

 

 

 

–        të diferencojë shtresat e Tokës, duke dhënë veçoritë kryesore të secilës prej tyre;-        të shpjegojë ndryshimin e temperaturës, trysnisë dhe dendësisë në brendësi të Tokës;

–        të përshkruajë mënyrën e formimit të mineraleve dhe  vetitë fizike të tyre (fortësia, ngjyra, shkëlqimi, thyerja);

–        të përshkruajë llojet kryesore të shkëmbinjve;

–        të analizojë krijimin e magmës dhe mënyrën e formimit të shkëmbinjve magmatikë;

–        të shpjegojë kushtet e formimit të shkëmbinjve sedimentarë dhe llojet e tyre;

–        të shpjegojë mënyrën e formimit të shkëmbinjve metamorfikë dhe llojet e tyre.

 

Biosfera

–        të analizojë faktorët që ndikojnë në botën bimore e shtazore.

Dinamika e Tokës

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

Ndryshimet në Tokë nën ndikimin e forcave të brendshme

 

 

 

Nxënës/i, -ja:

–        të përshkruajë konceptin pllaka tektonike dhe shpërndarjen e tyre;

–        të analizojë mënyrën e lëvizjes së tyre;

–        të analizojë llojet e kufijve të pllakave tektonike;

–        të përshkruajë llojet e lëvizjeve luhatëse;

–        të analizojë lëvizjet rrudhosëse e shkëputëse dhe shkaqet e tyre;

–        të evidentojë format e relievit që krijohen si pasojë e lëvizjeve rrudhosëse e shkëputëse;

–        të shpjegojë dukurinë e formimit të tërmeteve;

–        të përshkruajë tipat e tërmeteve sipas thellësisë dhe origjinës;

–        të përcaktojë në hartë shpërndarjen gjeografike të tërmeteve;

–        të përshkruajë vullkanin, pjesët përbërëse të tij, produktet vullkanike;

–        të analizojë shkaqet e shpërthimit të vullkaneve;

–        të përcaktojë në hartë shpërndarjen gjeografike të vullkaneve.

  Ndryshimet në Tokë nën ndikimin e forcave të jashtme

 

 

–        të përkufizojë konceptin tjetërsim fizik, kimik e biologjik;-        të analizojë  kushtet në të cilat ndodh secili prej tjetërsimeve;

–        të analizojë faktorët që ndikojnë në formimin  e dherave;

–        të analizojë kushtet në të cilat ndodhin rrëshqitjet, rrëzimet dhe shembjet;

–        të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese e depozituese të erës dhe format karakteristike të relievit, që krijohen si pasojë e saj;

–        të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese e depozituese të ujërave rrjedhëse (lumenj, përrenj) dhe format e krijuara prej saj;

–        të përkufizojë konceptin karst;

–        të analizojë kushtet në të cilat zhvillohet procesi i karstit;

–        të përshkruajë format sipërfaqësore dhe nëntokësore të krijuara nga veprimtaria karstike;

–        të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese e depozituese të akullnajave dhe format e krijuara prej saj;

–        të analizojë veprimtarinë gërryese, transportuese e depozituese në brigjet detare;

 

–        të klasifikojë tipat e bregdeteve (i ulët, i lartë)  dhe karakteristikat e tyre.

Mjedisi dhe shoqëria

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

Mjedisi dhe shoqëria

 

 

Nxënës/i, -ja:

 

–        të interpretojë konceptin për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm;

–        të listojë format kryesore të ndotjes;

–        të analizojë shkaqet kryesore të ndotjes së tokës;

–        të vlerësojë pasojat e ndotjes së tokës;

–        të analizojë ndotjen e ajrit, duke identifikuar faktorët kryesorë që ndikojnë në të;

–        të analizojë ndotjen e ujit, duke identifikuar faktorët kryesorë që ndikojnë në të.

Gjeografia rajonale e botës

Rajonet

 

Blloku tematik

 

 

Objektivat

 

Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve

 

 

 

 

 

 

 

 

Nxënës/i,-ja: 

–        të analizojë termat bazë në gjeografi, si: pozicioni, rajoni, marrëdhëniet njeri-mjedis dhe proceset hapësinore;

–        të identifikojë kriteret bazë të rajonizimit gjeografik dhe të klasifikimit të rajoneve të ndryshme sipas llojeve apo tipeve të tyre;

–        të analizojë rajonet kulturore të botës së sotme përmes shembujve;

–        të përshkruajë rolin dhe rëndësinë që luajnë në rajone të ndryshme organizmat ndërkombëtarë (p.sh., OKB, UNICEF etj.);

–        të plotësojë hartat skicë (fiziko-gjeografike) të makrorajoneve të botës.

RAJONET

 

Europa –

 

Karakteristika të përgjithshme dhe veçori rajonale

 

 

 

 

–        të vlerësojë rolin e pozitës gjeografike dhe karakteristikat e përgjithshme gjeografike të Europës;-        të analizojë veçoritë specifike rajonale natyrore e humane të Europës;

–        të vlerësojë zhvillimin historiko-territorial rajonal të Europës;

–        të interpretojë historikun dhe karakteristikat e formimit, zhvillimit e zgjerimit të BE-së;

–        të vlerësojë makrorajonin rus, proceset dhe problemet e sotme të perspektivës rajonale e globale;

–        të identifikojë disa ndër problemet e sotme rajonale të Europës dhe perspektivën e zgjidhjes së tyre.

  

Amerika e Veriut

 

 

–        të identifikojë karakteristikat dhe tiparet e përgjithshme natyrore e humane të Amerikës së Veriut;-        të analizojë tipet dhe llojet e ndryshme të rajoneve të ShBA-së, si dhe modelet e tyre të zhvillimit, duke evidentuar modelin ekonomik të zhvillimit të ShBA-së;

–        të analizojë problemet e sotme të zhvillimeve rajonale të kontinentit veriamerikan, si dhe perspektivën e tyre.

 

  

Amerika Qendrore

–        të identifikojë tiparet e përgjithshme fiziko-gjeografike të rajonit të Amerikës Qendrore;-        të identifikojë veçoritë e popullimit dhe të kulturës së rajonit të Amerikës Qendrore, duke evidentuar gërshetimin e kulturave;

–        të analizojë modelet e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

 

 Amerika e Jugut –        të identifikojë kushtet natyrore të rajonit të Amerikës së Jugut;-        të përshkruajë veçoritë e popullimit dhe të kulturës së rajonit të Amerikës Jugore, duke evidentuar diferencimin hapësinor të kulturave vendase dhe europiane;

–        të analizojë modelet e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

 Afrika Nënsahariane –        të përshkruajë tiparet fiziko-gjeografike të Afrikës Nënsahariane, duke evidentuar tipizimin e botës bimore dhe shtazore;-        të identifikojë veçoritë e popullimit dhe të kulturës së rajonit të Afrikës Nënsaharjane.
 Afrika e Veriut/Azia Jugperëndimore –        të vlerësojë pozitën gjeografike të rajonit të Afrikës së Veriut/Azisë Jugperëndimore, si dhe kushtet natyrore;-        të vlerësojë kompleksitetin gjeografik, kulturor, politik të Lindjes së Mesme, duke u ndalur në sfidën e Islamit;

–        të analizojë modelet e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, bazën e resurseve të naftës dhe rolin e saj në zhvillimin e rajonit.

  Azia Jugore –        të përshkruajë kushtet natyrore të këtij rajoni, me fokus praninë e lartësive më të mëdha në botë;-        të identifikojë veçoritë e popullimit, të kulturës e të zhvillimit ekonomik të rajonit të Azisë Jugore.

 

  Azia Lindore –        të vlerësojë pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të rajonit të Azisë Lindore;-        të identifikojë veçoritë e popullimit dhe të kulturës së rajonit të Azisë Lindore;

–        të analizojë modelet e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni (modeli kinez dhe japonez).

 Azia Juglindore –        të përshkruajë tiparet fiziko-gjeografike të rajonit të Azisë Juglindore;-        të identifikojë veçoritë kryesore të popullimit, të kulturës e të zhvillimit ekonomik të rajonit të Azisë Juglindore, me fokus modelin e zhvillimit ekonomik të një prej shteteve të ashtuquajtur “tigrat e Azisë”.
 Australia, Oqeania –        të vlerësojë pozitën gjeografike të rajonit të Australisë dhe Oqeanisë, si dhe kushtet natyrore;-        të identifikojë veçoritë e popullimit, të kulturës e të zhvillimit ekonomik të rajonit të Australisë dhe Oqeanisë.

Gjeografia e Shqipërisë dhe e travave të tjera shqiptare

Vendndodhja gjeografike

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

 

 

 

Hapësira gjeografike e trevave shqiptare

 

 

Nxënës/i,-ja: 

–     të përshkruajë shtrirjen, përbërjen e trevave shqiptare (Republika e Shqipërisë, Kosova, trevat shqiptare në Serbi, në Maqedoni, në Greqi dhe në Malin e Zi).

–     të analizojë pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Ballkan, Mesdhe, Europë dhe më gjerë;

–     të vlerësojë rolin e kësaj pozite në veçoritë natyrore gjeografike, në popullimin e trevave dhe zhvillimin ekonomik, dhe pasojat e kësaj pozite në copëtimin e trevave shqiptare;

–        të analizojë ndryshimet që ka pësuar në kohë dhe në hapësirë harta politike e trevave shqiptare.

Sistemet fizike

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

Shumëllojshmëria e mjediseve dhe peizazheve të trevave shqiptare

 

 

 

 

 

 

Nxënës/i,-ja: 

–        të analizojë etapat e formimit të truallit të trevave shqiptare, përbërjen litologjike dhe strukturore të tij dhe rolin e tyre në pasuritë e shumta minerare;

–        të evidentojë faktorët e formimit të relievit, sistemet kryesore të tij;

–        të evidentojë tiparet kryesore të klimës së trevave shqiptare;

–        të vlerësojë rolin dhe ndikimin e klimës në dukuritë e tjera natyrore, në shpërndarjen e popullsisë dhe aktivitetet e saj;

–        të analizojë larminë dhe pasurinë e madhe hidrografike të trevave shqiptare;

–        të analizojë kushtet dhe faktorët e formimit të tokave të larmishme të trevave shqiptare;

–        të analizojë faktorët e kushtet që kanë ndikuar në shkallën e lartë të degradimit dhe shkretimit të tokave, si dhe pasojat e tyre;

–        të analizojë faktorët që kanë përcaktuar larminë dhe pasurinë e madhe bimore dhe shtazore të trevave shqiptare.

Sistemet humane

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

Organizimi administrativ i trevave shqiptare Nxënës/i,-ja: 

–        të identifikojë ndryshimet në organizimet administrativo-tokësore në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës dhe në trevat e tjera shqiptare;

–        të analizojë organizimin e sotëm politiko-administrativ të trevave shqiptare, masat që janë marrë për integrimin rajonal dhe europian të tyre.

 

 

 

Popullsia dhe vendbanimet

 

 –        të analizojë kushtet dhe faktorët që kanë ndikuar në popullimin e trevave shqiptare;

–        të përshkruajë elementet (karakteristikat) kryesore demografike të popullsisë së trevave shqiptare (numri i popullsisë, shtimi natyror, struktura e popullsisë);

–        të evidentojë territoret ku kanë migruar shqiptarët me veçoritë dhe problemet e integrimit të tyre;

–        të analizojë ecurinë e zhvillimit të popullsisë dhe vendbanimeve në trevat shqiptare, përmes treguesve statistikorë, grafikë etj.

Ekonomia e trevave shqiptare –        të evidentojë potencialet natyrore dhe humane të trevave shqiptare dhe ndikimin e tyre në shkallën e zhvillimit ekonomik të këtyre trevave;

–        të analizojë rolin e sektorëve të veçantë të ekonomisë në zhvillimin e trevave shqiptare (ekonominë bujqësore, industrinë, tregtinë, transportin, turizmin, shërbimet dhe artizanatin).

Ndërveprimi njeri – mjedis

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

Mjedisi dhe turizmi i trevave shqiptare

 

 

 

Nxënës/i,-ja: 

–        të analizojë vlerat unikale natyrore dhe historiko-kulturore të trevave shqiptare;

–        të evidentojë potencialet turistike dhe zonat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit;

–        të identifikojë faktorët dhe pasojat e problemeve mjedisore kryesore sot (ndotja e ajrit, ujit, tokës).

Rajonet

 

Blloku tematik

 

Objektivat

 

 

Rajonet gjeografike të trevave shqiptare

Nxënës/i,-ja: 

–        të identifikojë kriteret e përcaktimit të rajoneve gjeografike të trevave shqiptare, ndarjen rajonale të trevave shqiptare dhe tipat e rajoneve.

Republika e Shqipërisë –        të analizojë tiparet specifike natyrore, demografike dhe ekonomike që dallojnë Republikën e Shqipërisë nga trevat e tjera shqiptare dhe faktorët e diferencimit të saj rajonal; rajonet gjeografike.
  Rajoni Perëndimor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rajoni Verior dhe Verilindor

 

 

 

 

 

Rajoni Juglindor

 

 

 

Rajoni Jugor

–        të përshkruajë veçoritë kryesore natyrore të Rajonit Perëndimor dhe ofertat potenciale natyrore për zhvillim;

–        të evidentojë karakteristikat kryesore të popullimit të këtij rajoni, me fokus të veçantë rritjen e shpejtë të popullsisë dhe ndryshimet strukturore të saj;

–        të vlerësojë shumëllojshmërinë e hapësirave të prodhimit bujqësor e industrial, sektorit terciar, rrjetin e transportit dhe rolin e tij në prirjen e organizmit të ri hapësinor të rajonit;

 

–        të përshkruajë mozaikun natyror të Rajonit Verior dhe Verilindor dhe ofertat potenciale natyrore për zhvillim;

–        të analizojë tendencën e ndryshimeve demografike të këtij rajoni me problematikat që e shoqërojnë;

–        të evidentojë tiparet kryesore të aktivitetit aktual ekonomik të kufizuar të këtij rajoni.

 

–        të analizojë veçoritë natyrore, demografike e ekonomike të Rajonit Juglindor.

 

 

–        të analizojë tiparet e përgjithshme natyrore dhe humane që dallojnë Rajonin Jugor;

–        të evidentojë pasuritë e veçanta natyrore, demografike dhe ekonomike të këtij rajoni.

 Republika e Kosovës

 

 

–        të përshkruajë Republikën e Kosovës si një rajon gjeografik me kufi të qartë natyror dhe politik, veçori specifike fiziko-gjeografike, demografike dhe ekonomike;

–        të evidentojë diferencimin rajonal dhe tiparet gjeografike natyrore, demografike dhe ekonomike të Rajonit Perëndimor dhe Lindor të Kosovës.

 

 Trevat shqiptare në Serbi

 

–        të analizojë trevat shqiptare në Serbi (Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën), duke vlerësuar statusin politik, veçoritë specifike natyrore, demografike dhe ekonomike të tyre.

 

 Trevat shqiptare në Maqedoninë perëndimore

 

–        të analizojë statusin politik të trevave shqiptare në Maqedoninë Perëndimore me tiparet e veçanta natyrore, demografike dhe ekonomike, që i dallojnë ato nga trevat e tjera shqiptare.

 

 Trevat shqiptare në Mal të Zi

 

–        të analizojë statusin politik dhe rëndësinë e pozitës gjeografike dhe gjeopolitike të trevave shqiptare në Mal të Zi, veçoritë e tyre natyrore, demografike dhe ekonomike.

 

 Trevat shqiptare në Greqi

 

–        të analizojë kushtet specifike të trevave shqiptare në Greqi me vlerat e veçanta natyrore, demografike dhe ekonomike të tyre.

Gjeografia e problemeve globale

Sistemet humane

 

Blloku tematik

 

 

Objektivat

 

Dinamikat e problemeve të popullsisë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nxënës/i,-ja: 

–        të identifikojë tendencat (prirjet) e popullsisë botërore dhe modele të rritjes së ardhme rajonale;

–        të analizojë rritjen e popullsisë në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim, faktorët që ndikojnë në këtë rritje dhe shpërndarjen e popullsisë;

–        të përshkruajë tiparet kryesore të qyteteve më të populluara sot në botë;

–        të analizojë ecurinë e të dhënave të mbledhura dhe të paraqitura grafikisht të disa modeleve tipike demografike botërore;

–        të përshkruajë stadet e migracionit të brendshëm nga zonat rurale drejt zonave urbane në rajone apo shtete të ndryshme të botës, shoqëruar me raste studimore;

–        të evidentojë strategjitë për uljen e migracionit nga zonat rurale drejt zonave urbane;

–        të analizojë shkaqet e migracionit të jashtëm dhe pasojat e tij përmes rasteve studimore nga vende të ndryshme;

–        të evidentojë disa ndër strategjitë për kontrollin e emigracionit, duke veçuar strategjitë e BE-së lidhur me këtë dukuri;

–        të analizojë shkaqet e emigracionit të jashtëm në Shqipëri pas viteve ’90 dhe pasojat e tij;

–        të përcaktojë shpërndarjen hapësinore të gjuhëve më të përhapura sot në botë dhe rajonet gjuhësore, me veçoritë e tyre të zhvillimit;

–        të përshkruajë disa ndër politikat për mbijetesën e gjuhëve të minorancave;

–        të tregojë shpërndarjen hapësinore të problemeve etnike më të spikatura përmes rasteve studimorë (si p.sh., problemet etnike në Ballkan; baskët në Spanjë; tibetianët; etj.);

–        të identifikojë shkaqet e konflikteve etnike dhe problemet që i shoqërojnë;

 

–        të vlerësojë politikat dhe perspektivat e zgjidhjes së konflikteve etnike;

–        të tregojë shpërndarjen hapësinore të besimeve fetare më të përhapura sot;

–        të analizojë disa ndër problematikat më të spikatura fetare (konflikte) dhe rajonet e tyre.

Ekonomia globale

 dhe problematikat shoqëruese të saj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

–        të përshkruajë shpërndarjen e pabarabartë të të mirave materiale në shkallë botërore dhe rajonale;-        të analizojë faktorët që ndikojnë në nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim, shoqëruar me shembuj;

–        të analizojë mobilitetin (lëvizshmërinë) e aktiviteteve të ekonomisë moderne sot, faktorët që ndikojnë, si dhe pasojat e kësaj lëvizshmërie;

–        të vlerësojë bashkëpunimet shumëkombëshe (si. p.sh., Toyota, General Electric etj.), si mjet suksesi në treg;

–        të përshkruajë veçoritë e revolucionit të gjelbër dhe pasojat e tij në zhvillimin e rajoneve ku është zhvilluar;

–        të identifikojë modelet e industrisë botërore dhe tendencat e zhvillimit të saj në ditët e sotme;

–        të përshkruajë pasojat e zhvillimeve industriale dhe revolucionin teknologjik (fazat, ndryshimet sot);

–        të analizojë zhvillimin e sektorit të shërbimeve sot në botë, tendencat e zhvillimit dhe shkaqet e zgjerimit të tij;

–        të rajonizojë shpërndarjen gjeografike të sektorit të shërbimeve sot në botë;

–        të analizojë natyrën globale të tregtisë (ndërvarësinë e ekonomisë botërore sot) dhe rëndësinë e këtij sektori shoqëruar me studim rasti;

–        të evidentojë peshën që zënë në tregtinë globale, produkte si: nafta, hekuri, gruri, makinat etj.

–        të interpretojë rolin e organizmave ndërkombëtarë, si OBT, BE, G8, NAFTA, OPEC dhe politikat e tyre në tregtinë botërore;

–        të identifikojë karakteristikat e zhvillimit të rrjetit botëror të transporteve sot, shoqëruar me shembuj;

–        të përshkruajë zhvillimin e telekomunikacionit sot dhe tiparet e zhvillimit, shoqëruar me shembuj;

–        të analizojë shkaqet, pasojat dhe veçoritë e zhvillimit të krizës ekonomike globale në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim.

 

 

Tiparet dhe problematikat e

zhvillimit urban

–        të analizojë karakteristikat e qendrave urbane dhe atyre rurale dhe tendencën e rritjes së shkallës së urbanizimit sot në botë;

–        të përshkruajë veçoritë e funksionimit dhe të zhvillimit të megaqyteteve në botë;

–        të krahasojë, përmes shembujve, modele të ndarjes administrative dhe të decentralizimit të qeverisjes;

–        të përshkruajë veçoritë e ndarjes administrative në Shqipëri dhe problemet që janë evidentuar.

  

 

 

 

Zhvillimet gjeopolitike të botës së sotme

–        të përshkruajë ndryshimet e hartës politike të botës (dekolonizimin) deri në Luftën e Dytë Botërore dhe evolucionin e saj pas Luftës së Dytë Botërore;

–        të analizojë krijimin e shteteve të reja pas rënies së murit të Berlinit (kushtet, faktorët), problematikat që kanë shoqëruar zhvillimin e tyre, shoqëruar me shembuj;

–        të përshkruajë polet e fuqive të mëdha, kushtet të cilat i favorizojnë këto vende për të qenë të tilla;

–        të përshkruajë raportet që kanë vendet pole me vendet e tjera.

  

 

 

Çështje sociale, problematikat dhe gjeografia e tyre

 

–        të analizojë faktorët që ndikojnë në shpërndarjen gjeografike të varfërisë (të ndalet në faktorët humanë);

–        të vlerësojë perspektivën e kësaj problematike;

–        të analizojë problematikat që shoqërojnë trafikun global të drogës (vendet importuese dhe eksportuesit më të mëdhenj);

–        të përshkruajë perspektivën dhe strategjitë për zgjidhjen e kësaj problematike;

–        të analizojë faktorët që nxisin tregtinë dhe trafikun e armëve, korridoret e trafikimit, konfliktet rajonale, shoqëruar me shembuj;

–        të identifikojë vendet që konsiderohen si fuqi bërthamore botërore, shoqëruar me shembuj të specifikave të tyre;

–        të vlerësojë politikat botërore për parandalimin e prodhimit të armëve bërthamore.