Formulari A3/Procedurat e plotësimit në sistem të pikëve dhe notave mesatare

596
Pas përfundimit të regjistrimit të fituesve pranë sekretarive mësimore, i cili u mbyll në datën 19 shtator, Ministria e Arsimit do të shpërndajë kuotat e mbetura bosh, për të cilat aplikohet përmes formularit A3. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, kandidimi do të bëhet online, dhe maturantët kanë afat për plotësimin e formularit A3 nga data 24 shtator deri në 29 shtator. Të drejtën për të kandiduar përmes formularit A3 e kanë kandidatët të cilët kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 , që dëshirojnë të jenë fitues në një preferencë më të lartë. Ndërsa plotësimi i sistemit të pikëve nga ana e maturantëve do të nis sot dhe do të zgjasë si proces deri më datë 28 shtator 2015. Plotësimi duhet të kryhet brenda afatit të përcaktuar në udhëzim si dhe pranë shkollave të mesme përkatëse. Gjithashtu të gjithë maturantët të cilët duan të kandidojnë për të vazhduar studimet e larta në universitetet publike, duhet së pari, pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë të kryejë pagesën e tarifës së aplikimit të formularit A3 prej 2000 lekësh. Në të kundërt maturantët të cilët nuk kanë shlyer pagesën përkatëse dhe nuk kanë të regjistruara në sistem pikët mesatare nuk mund të plotësojnë online formularin A3.
Ja si do të bëhet plotësimi në sistem i pikëve mesatare (apo notave mesatare).
Plotësimin në sistem të pikëve mesatare (apo notave mesatare) do ta bëjnë:
1. Maturantët të cilët gëzojnë të drejtën të plotësojnë formularin A3 sipas Udhëzimit Nr.
27 datë 19.08.2015.
2. Përjashtohen nga ky detyrim ata maturantë të cilët kanë plotësuar formular A2 dhe
dëshirojnë të vazhdojnë konkurrimin, meqenëse ata e kanë kryer këtë proces në
periudhën kur u aplikua me formularin A2. Plotësimi në sistem i pikëve mesatare (apo notave mesatare) do të bëhet pranë shkollave të mesme përkatëse në datat: 23.09.2015 – 28.09.2015 nga përfaqësuesit zyrtarë të këtyre shkollave. DAR/ZA-të të marrin masa për kontrollin e laboratorëve dhe monitorimin e procesit. Theksojmë se secili maturant që gëzon të drejtën për plotësimin e formularit A3 dhe që dëshiron të konkurrojë në garën e pranimit në IALP (Institucionet e Arsimit të Lartë Publik) nëpërmjet Parimit Meritë – Preferencë në këtë raund, duhet së pari, pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë të kryejë pagesën e tarifës së aplikimit të formularit A3 prej 2000 lekësh. Për të bërë të mundur kryerjen e kësaj pagese maturantët duhet të jenë të pajisur me Faturën për Arkëtim të cilën po ju a bashkëngjisim. Gjithashtu çdo maturant mund ta shkarkojë atë nga Web Site i Agjencisë Kombëtare të Provimeve: www.akp.gov.al në drejtimin: Matura Shtetërore/ Matura Shtetërore 2015/Formulari A3. Me mandatin e pagesës për aplikim të formularit A3 si dhe me dokumentin identifikues (kartë identiteti, pasaportë biometrike ose certifikatë personale me fotografi, maturanti/kandidati paraqitet në shkollën e tij, e dorëzon atë dhe sigurohet që përfaqësuesja e shkollës të hedhë në sistem pikët apo notën mesatare të viteve të
gjimnazit. Pas kryerjes së këtij procesi maturanti/kandidati ka të drejtën dhe mundësinë që të plotësojë online formularin A3 për Maturën Shtetërore 2015, në afatet e përcaktuara dhe publikuara nga MAS dhe AKP. Maturantët që nuk kanë shlyer pagesën përkatëse dhe për rrjedhojë nuk kanë të regjistruara në sistem pikët mesatare nuk lejohen nga sistemi
informatik që të plotësojnë online formularin A3. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për
maturantët që rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore.
Sigal