Formulari A2, të dhënat që duhet të dini para se ta plotësoni

540
Para plotësimit të Formularit A2, që do të jetë hapi i fundit dhe vendimtar për të fituar të drejtën e studimit në universitetet publike të vendit, çdo maturant duhet të dijë disa të dhëna, në mënyrë që jo vetëm ta plotësojë saktë, por të mos “djegë” as shanset e tij për në fakultet. Ndërkohë Formular A2 pritet të publikohet pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të kotave të pranimit në Universitetet Publike për vitin akademik 2015-2016. Maturantët kandidat pas të njihen me të gjitha programet e studimeve, secili mund të bëj një listë me 10 programet e studimit të cilat preferon, por pasi të llogarisë pikët për programet, pasi maturanti duhet të krahasojë pikët e fituara prej tij, me pikët e fituesit të fundit. Në renditje, vendet e para do t’i zënë programet e studimit më të preferuara nga ana e maturantit edhe nëse janë më të vështira për tu fituar. 
Më konkretisht, nëse vendosni si preferencë të parë një program studimi në të cilin jeni të sigurt që do të fitoni, por që nuk ju pëlqen shumë, mund të ndodhë që prej sistemit informatikë të shpalleni fitues në këtë preferencë, edhe pse në preferencat e renditura më poshtë keni grumbulluar pikët e duhura për të fituar. Pra, konsultimi me tabelën e pikëve të fituesve të fundit, është element shumë i rëndësishëm në plotësimin e Formularit A2. Ky formular prodhohet i personalizuar, si i vetëm, për secilin kandidat maturant të Republikës që ka plotësuar formularin A1, si dhe kërkesën për provimet e lëndëve me zgjedhje. Të dhënat për kandidatin maturant merren nga Formulari A1. Në krye të Formularit A2, poshtë kokës së tij paraqiten: rrethi, qyteti ose fshati, emri i shkollës, emri, atësia, mbiemri dhe datëlindja e maturantit kandidat dhe në të djathtë ID e tij. Pra siç kuptohet askush nuk mund të marrë një Formularë A2 që nuk i përket atij. Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar edhe formulën e llogaritjes së pikëve, si dhe faturën për arkëtim për plotësimin e Formularit A2. 
Formula e llogaritjes së pikëve për Maturën Shtetërore 2015 
Mbyllja e Universiteteve Private pritet të shtojq edhe numrin e aplikimeve të maturantëve në Universitetet Publike. Për këtë vit Ministria e Arsimit ka publikuar një formulë të re për llogaritjen e pikëve për maturantët kandidatë. Kështu nota mesatare përbën 26 % të pikëve totale, ndërsa pas mesatares janë notat e provimeve me detyrim që përbëjnë 40 % të pikëve dhe më pas janë provimet e lëndëve me zgjedhje që do të llogariten nga 17 % e pikëve për secilën lëndë.
Sigal