Fluks i lartë aplikimesh në Universitetin Mesdhetar, tejkalohen kuotat e pranimit në 3 fakultetet

732
Sigal

Kërkesat tre herë më të larta se kuotat. Vende të limituara për kandidatët në 9 programe Bachelor

Regjistrimi deri në 12 shtator vendos kush ruan të drejtën e studimit

Fluks aplikimesh për të nisur studimet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Në 9 programet Bachelor janë tejkaluar kuotat e lira që UMSH ka përcaktuar për studentë të rinj në vitin akademik 2018-2019. Kërkesat e maturantëve në disa programe studimi janë deri 3 herë më të larta se numri i kuotave. Regjistrimi në kohë pranë sekretarisë së Universitetit Mesdhetar, do të përcaktojë se cilët janë ata kandidatë që do të ruajnë të drejtën e studimit.

Aplikimet faza e parë

Sipas të dhënave zyrtare për UMSH,pas shpalljes së fituesve nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve në Juridik, për 105 kuota, aplikojnë 311 kandidatë. Në Marrëdhënie Ndërkombëtare për 40 kuota kanë aplikuar 194 kandidatë. Në Shkenca Politike për 40 kuota aplikojnë 88 kandidatë. Në Administrim Biznes për 160 kuota aplikojnë 280 kandidatë. Në Financë Bankë kontabilitet për 100 vende kanë aplikuar 164 persona. Në informatikë biznesi për 75 vende aplikojnë 191 persona. Për Biznes dhe Ligj kërkesa është 3 herë më e lartë dhe për 30 vende aplikojnë 112 kandidatë. Për degën e Studimeve Psikosciale për 50 kuota aplikojnë 131 ndërsa për degën e Administratës Publike për 40 vende të lira ka 121 aplikime. Kandidatët duhet të bëjnë kujdes duke respektuar afatet e regjistrimit. Në rast se nuk regjistrohen në kohë, ata skualifikohen si fitues. Lista e fituesve të raundit të parë tashmë është afishuar në ambientet e UMSH si dhe gjendet online në web www.umsh.edu.al.

Regjistrim në kohë për të ruajtur degën

Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka shpallur fituesit e Raundit të parë dhe nga data 30 gusht deri ne 12 shtator të gjithë aplikantët që janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacionin përkatës pranë sekretarisë së UMSH. Periudha 30 gusht deri në 12 shtator është e ndarë në 7 faza 48-orëshë. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit. Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet në sekretarinë e UMSH brenda 48 orëve. “Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe ku ishte shpallur fitues”, përcaktohet në Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Procesi i regjistrimeve nga sekretaritë mësimorë, me dokumentacionin dhe në online më pas, vijon me faza 48-orëshe, në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të parë. Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj, mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 12 shtator 2018. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazën paraardhëse, të cilët nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes të aplikantëve për raundin e parë. Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pas marrjes së dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimi i tij, sekretaria mësimore e fakultetit bën regjistrimin online në portalin U-Albania. Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre dokumentacionin:

Programet e Studimit UMSH Kuotat e pranimit UMSH 2018 Aplikimet faza e parë 2018
Juridik 105 311
Marrëdhënie Ndërkombëtare 40 194
Shkenca Politike 40 88
Administrim Biznes 160 280
Financë Bankë Kontabilitet 100 164
Informatikë Biznesi 75 191
Biznes dhe Ligj 30 112
Studime Psikosociale 50 131
Administrate Publike 40 121

 

Dokumentet e regjistrimit

  • Dokumentin e identifikimit
  • Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/Diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga MASR

 

  • Deklaratën e plotësuar nga aplikanti në praninë e punonjësit të sekretarisë .

 

Kuotat e pranimit dhe aplikimet për vitin 2018