Fier, ikin 60 mësues, DAR: Do zbatohet ligji!

484
Sigal

Fier- Për sa i përket Reformës në Arsim bëhet e ditur se 60 mësuesve u është konfirmuar largimi nga sistemi i arsimit në Fier për shkak të mbingarkesës së krijuar. Drejtuesi i Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier, Shkëlqim Allkaj, tha se, nga këta mësues, do të sistemohen ata me eksperiencë pune, duke u transferuar në zonat rurale. Allkaj tha se janë mjaft probleme në institucionet arsimore, çka pritet të sjellë një reformë të thellë në këtë drejtim duke i larguar edhe forcërisht mësuesit për respektimin e ligjit. Për emërimet e reja aktualisht janë vetëm 10 vende vakante dhe mësuesit duhet të paraqiten në Drejtorinë e shkollave për të dorëzuar dosjen dhe më pas, do të jenë sërish Drejtoritë e shkollave, që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatit.