Fatmir Vejsiu: Rregullat dhe ndryshimet që duhet të kenë parasysh maturantët për Maturën Shtetërore

553
Sigal

 INTERVISTA/Flet Drejtori i Arsimit Parauniversitar Fatmir Vejsiu, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

 Nëse një vit më parë maturantëve iu dha mundësia të zgjidhnin deri në tri provime me zgjedhje, këtë vit do të jenë ndryshe. Do të jenë vetëm dy provime me zgjedhje, të cilat maturantët do të mund të zgjedhin mes disa lëndëve. Në lidhje me rregullat e reja ka folur në një intervistë për “Telegraf” Drejtori i Arsimit Parauniversitar Fatmir Vejsiu, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas Vejsiut, në Maturën Shtetërore 2013 do të ketë disa ndryshime, duke filluar nga zgjedhja e lëndëve dhe deri të formula e llogaritjes së pikëve. Duhet pasur parasysh që çdo zgjedhje e maturantëve do të lidhet me dy kritere kryesore, koefiçenti i lëndës dhe koefiçenti i shkollës.

 –Zoti Vejsiu, Matura e vitit 2013, do të pësojë disa ndryshime, ku do të konsistojnë këto ndryshime më konkretisht?

-Së pari unë dua të shprehem sepse përgjithësisht media e bën sikur po luhet me Maturën Shtetërore. Ky në fakt është një proces i gjatë që ka filluar rreth shtatë vjet më parë, i cili ka nevojë të ndryshohet deri në perfeksion. Dua të them që nuk do të ketë ndryshime të mëdha thelbësore. Vitin e kaluar si pasojë e përfundimit të procesit të implementimit të  kurrikulës u bë një listë goxha e madhe e lëndëve më zgjidhje. E cila nuk detyron maturantin që të marri sa më shumë lëndë, por i krijon më shumë hapësira atyre që të zgjidhin aty ku është më i formuar dhe të arrijë rezultate më të larta. Megjithatë edhe për ne nga ana vizive ishte paksa jo e këndshme. Megjithatë sivjet një nga ndryshimet është kjo, është reduktuar numri i lëndëve, por pa harruar të përfshihen lëndët kushdo qofshin. Pra nëse kemi një numër prej 26 lëndësh për një vit shkollor, këtë vit nuk do të thotë se ato janë hequr lëndë, por lëndët janë ndërthurur. Po marr një shembull nëse vitin e kaluar shkencat e tokës ishin lëndë më vete, këtë vit janë përfshirë tek gjeografia, sepse është pjesë e gjeografisë fizike. Lëndët tani janë me më shumë ngarkesë.

 -Po si do të përkthehen këto ndryshime nga maturantët, çfarë duhet të kenë parasysh maturantët që janë aktualisht në shkollë?

-Ne jemi munduar që të zgjidhim një lëndë pa shumë ngarkesë. Vitin e kaluar padrejtësisht ishte një gjë jo shumë e saktë që lënda e thelluar trajtohej më vete, me kreditet që kishte vetëm ajo si lëndë e thelluar. Pra fizika, kimia zhvillohen vetëm në vitin e katërt si lëndë të thelluara, por a mund të mendohet ajo që të trajtosh fizikën, kiminë në nivelin e thelluat, pa ditur kurrikulën bërthamë? Absolutisht që jo. Pra kështu një maturant të japi fizikën e thelluar në provim duhet ti nënshtrohet edhe kurrikulës bërthamë. Atëherë që të japësh fizikën e thelluar provim duhet ti nënshtrohet edhe programit orientues të kurrikulës bërthamë. Po kështu do të ndodhë edhe me lëndët e tjera. Pra lënda duhet të përfshihet e tëra. Nëse dikush zgjedh një lëndë, atëherë për në provim maturanti duhet të jetë përgatitur për të tërë programin e kësaj lënde që është bërë në gjimnaz.

 -Cilat janë kriteret për përzgjedhjen e lëndëve me zgjidhje?

-Për lëndët me zgjedhje janë dy kritere themelore. Kriteri i parë është që nuk duhet të ketë më pak se tetë kredite lënda. Ndërsa kriteri i dytë është që lëndët me zgjedhje të jenë dy, ndonëse vitin e kaluar janë lejuar edhe tre. Këtë vit është kategorike që nuk duhet të ketë më shumë se dy lëndë me zgjedhje dhe kjo është e prerë për çdo shkollë, qofshin të përgjithshme, apo dhe profesionale. Po ju them që përse nuk ishte e suksesshme fakti i zgjedhjes së tre lëndëve për provim. Vitin e kaluar shumë maturantë zgjodhën 3 lëndë me mendimin se duke dhënë tre lëndë provim do të mund të merrte më shumë pikë. por formula ishte e tillë që nxënësi nuk mund të merrte më shumë pikë në provime edhe pse mund të kishte zgjidhur tre lëndë për provim. Kështu pra që maturantët nuk duhet të ngatërrohen me atë që u ngatërruan shumica vjet, pra ato duhet të japin provim vetëm dy provime dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim. Nxënësit që zgjodhën tre lëndë patën rezultate më të dobëta dhe kjo është faktuar, kështu që sivjet nuk do të lejohet asnjë person, për arsye se më shumë ngatërrohen. Formula është siç ka qenë vitet e mëparshme.

 -Cila do të jetë formula e vlerësimit për këtë maturë që do të vijë, a do të ketë ndonjë ndryshim në këtë drejtim?

-Po, përsa i përket formulës së vlerësimit, unë po ju them që ajo është siç ka qenë edhe vitet e kaluara. Vlerësimi do të bëhet sipas kësaj formule.

Llogaritja e pikëve

1-    Shënohet me M, D1,D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht, pikët e shkollës së mesme, notat e provimeve të detyruara dhe notat e provimeve me zgjedhje.

2-    Shënohet me K koefiçenti i shkollës i përcaktuar nga universitetet publike

3-    Shënohet me F1 dhe F2 koefiçentët e lëndëve me zgjedhje të përcaktuar nga universitet publike.

4-    Llogaritja e shumës së pikëve do të bëhet sipas kësaj formule:

S=[(M+D1+D2) x K +(Z1xF1+Z2xF2)]x 100

Ndryshimet për shkollat artistike

Në shkollat artistike kemi bërë një hap përpara, duke u dhënë mundësinë nxënësve që studiojnë për muzikant, për balerinë të zgjidhin ndonjë lëndë të fushës së tyre. Ne u kemi dhënë mundësinë që të zgjedhin nga një lëndë të fushës që ato studiojnë, si ato që studiojnë për balerinë, muzikant etj. Po ju jap një rast, kanë qenë historia e artit, historia e muzikës, solfezhi, anatomia, kështu u pa e arsyeshme që të lihen tre lëndë. Është vendosur që të lihet historia e muzikës për ato që merren me muzikën, historia e artit, për ato që merren me artin figurative dhe historia e baletit për ato që merren me balet. Pra ne i kemi fokusuar në mënyrë që të mos ngatërrohen, por edhe për të qenë në të përqendruar.

Lëndët me zgjedhje                                    Kredite

Për të gjitha shkollat e mesme

Gjuhë e huaj e parë                       10

Gjuhë e huaj e dytë                        6

Letërsi e thelluar                            5

Matematikë e thelluar                     5

Kimi bërthamë                                  4

Kimi e thelluar                                  6

Fizikë bërthamë                               4

Fizikë e thelluar                               6

Biologji bërthamë                            4

Biologji e thelluar                             6

Histori bërthamë                              5

Histori e thelluar                               9

Gjeografi bërthamë                         5

Gjeografi e thelluar                          7

Ekonomi bërthamë                          2

Ekonomi e thelluar                          4

Teknologji bërthamë                       2

Teknologji e thelluar                        4

Qytetari                                              3

Psikologji                                           2

Filozofi                                               2

Sociologji                                          2

 Vetëm për shkollat artistike

Histori muzike             6

Histori arti                                          6

Histori baleti                                      3

Vetëm për shkollat profesionale

Teori profesionale                            8