Fatmir Vejsiu: “Ndryshimet për Provimet e Lirimit dhe niveli i testit”

859
Sigal

Përgatitjet për provimet e lirimit dhe udhëzimet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Provimeve të Lirimit të vitit shkollor 2012-2013, do t’i nënshtrohen mbi 52 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin në gjysmën e parë të muajit qershor. Prej disa javësh në drejtoritë e shkollave në të gjithë vendin po vijojnë me konsultimet me nxënësit, nëpërmjet Programeve Orientuese të shpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Këto konsultime sipas MASH-it, bëhen në mënyrë që nxënësit të dalin me rezultate sa më të larta. Në lidhje me procedurat dhe rregullat që duhet të ndiqen nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare për provimet e Lirimit ka folur për gazetën “Telegraf”, Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu. Ku ndër të tjera zoti Vejsiu ka theksuar se, testi është i një shkalle vështirësie mesatare. Por, sigurisht që për pretendentët ka një shkallë vështirësie më të lartë, duke qenë se 20 për qind e testit është e nivelit mbi mesatar. Pra, ka një nënndarje të tillë që 40 për qind e pyetjeve janë të nivelit nën mesatar, 40 për qind e pyetjeve janë të nivelit mesatar, ndërsa 20 për qind e pyetjeve i përket nivelit mbi mesatar.

Procedurat dhe përgatitja e testeve

Provimet e Lirimit janë një proces i thjeshtë. Në këto provime kanë të drejtën që të futen të gjithë ato nxënës që janë në klasën e nëntë dhe e kalojnë me sukses klasën e nëntë. Për provimet e Lirimit testi do të bëhet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, ndërsa më pas do të administrohen nga DAR. Pas dhënies së provimit testet do të monitorohen nga IKAP nga Inspektorati i Arsimit Parauniversitar. IKAP i monitoron provimet i vlerëson dhe nxjerr provimet. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha, po ashtu edhe datat janë të përcaktuara. Në lidhje me zhvillimet e provimeve zoti Vejsiu, është shprehur se: “Provimet e Lirimit zhvillohen për klasat e nënta dhe nënkupton një vlerësim të jashtëm, një cikël studimi siç është arsimi i detyrueshëm. Konkretisht, krahas vlerësimit të brendshëm në klasën e nëntë është edhe vlerësimi i jashtëm. Teza është unike dhe përgatitet nga AKP-ja”.

Niveli i vështirësisë së testit dhe numri i pyetjeve

Në lidhje me numrin e pyetjeve dhe nivelin e vështirësisë së testit Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Vejsiu, bën të ditur se, përqindjen më të madhe të testit do ta zërë niveli mesatar. “Testi do të ketë 25 pyetje në total dhe vlerësimi maksimal do të jetë me 50 pikë. Nga këto, 13 pyetje janë me alternativë dhe 12 me zhvillim. Vështirësia është e nivelit mesatar. Ka një nënndarje të tillë që 40 për qind e pyetjeve janë të nivelit nën mesatar, 40 për qind e pyetjeve janë të nivelit mesatar, ndërsa 20 për qind e nivelit mbi mesatar”, u  shpreh Vejsiu.

Mënyrat e vlerësimit

Të 38 drejtoritë arsimore në rrethe kanë vlerësuesit e vetë dhe vlerësimi bëhet në një kohë shumë më të shpejtë. Kuptohet që punën më të madhe e ka Tirana, pasi numri i nxënësve është shumë më i madh. Komisioni do të jetë i përbërë nga dy mësues, që do të kontrollojnë testet në mënyrë që vlerësimi me notë të jetë sa më real. Ndërkohë që këta do të ballafaqohen me një vlerësues të tretë që është kryetari i grupit të vlerësuesve.

Nuk është i njëjti rregull si është bërë për maturantët që testi niset natën për të qenë në shkolla në kohën kur do të fillojë provimi. Por, testi do të niset një ditë para provimit. Testi merret nga Drejtuesi i Zyrës Arsimore dhe shpërndahet të nesërmen. Provimi do te zhvillohet kryesisht në shkollat përkatëse. Në rastet kur shkolla ka shumë pak nxënës dhe kryesisht këto janë shkollat në zonat e thella, atëherë ato duhet të vendosen në një klasë të përbashkët me shkollën më të afërt. Meqë ata janë në moshë të mitur, jo si maturantët, nuk mund t’i lëvizim në distanca të mëdha.

Box

Datat dhe tezat e provimit

Datat janë përcaktuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës. Procedurat e Provimeve të Lirimit nuk kanë ndonjë ndryshim në krahasim me vitin e kaluar. AKP-ja më parë ka nisur Programet Orientuese nëpër shkolla. Me urdhër të Ministrit të Arsimit, shkollat janë të detyruara që të bëjnë konsultime për të dhënë rezultate sa më të mira. Aktualisht konsultimet në shkolla janë duke u bërë, sepse nisur edhe nga mosha nxënësit kanë nevojë më tepër për një rifreskim dhe përqendrim të njohurive.

Provimet e Lirimit 2013 të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

a)Gjuhë Amtare 12 qershor 2013

b)Matematikë    19 qershor 2013

Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për Provimet e Lirimit 2013” Nr.154, datë 11.01.2013.

Box

Rregullat për shkolla të veçanta

Po ashtu ka dhe një rregullore për shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet Provimi i Lirimit në gjuhën amtare.

a) Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit.

b) Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi të tërhiqet në AKP nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL.

Nxënësi mbetës në provimet e lirimit ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Shkeljet që përjashtojnë maturantët nga provimi i Maturës Shtetërore

Në provimet e maturës shtetërore ekziston edhe mundësia e përjashtimit të maturantëve nga provimi në disa raste. Këto shkelje që mund të përjashtojnë një maturant nga provimet janë përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për provimet e Maturës Shtetërore 2012-2013.

Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur:

1.Nuk qëndron në vendin që i është caktuar;

2.Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë;

3.Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit;

4.Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimet.

5.Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e pro in it Maturantit/kandidatit nuk i njihet rezultati:

1.Nëse përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e test “;

2.Nëse heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test;

3.Nëse dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, ose nuk e dorëzon atë;

4.Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i;

5.Nëse përjashtohet nga provimi.