Fakulteti i Shkencave të Natyrës/Kriteret dhe dokumentacioni për bursë. Afati për aplikimin deri në 10 nëntor

698
Sigal

Në zbatim të VKM nr. 672, dt. 07.08.2013 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve, në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2013 – 2014” si dhe në zbatim të vendimit të Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bëhet e ditur se “Duke filluar nga data 22.10. 2013 i gjithë dokumentacioni që studenti disponon duhet të dërgohet “On-Line” i skanuar. Afati i fundit i aplikimit “On-Line” do të jetë data 10 Nëntor, ora 24.00. Për këtë arsye do të hyni në faqen e internetit të FSHN: www.fshn.edu.al dhe do të klikoni në rubrikën “Apliko për Bursë”. Do të tregoni kujdes që, nëse një vërtetim kërkohet për të gjithë pjesëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format pdf”. Dokumentacioni fizik do të paraqitet nga data 11 Nëntor deri në datën 15 Nëntor dhe këtë dokumentacion do ta paraqesin vetëm studentët që do të kenë aplikuar “On-Line” në mënyrë korrekte dokumentacionin e skanuar. Këta  studentët do të njoftohen me e-mail si dhe do të afishohet lista në të gjitha stendat e fakultetit. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për vitin e parë është data 15 Dhjetor 2013, për të gjithë kategoritë e shkollave, ndërsa për vitin e dytë dhe të tretë është data 15 Nëntor 2013, pra vërtetimet  që do merrni nga këto institucione duhet te jenë para  datës 15 dhjetor 2013 dhe 15 Nëntor 2013 mbas këtyre datave, vërtetimet  nuk  do të konsiderohen të rregullta.

Përfitojnë bursë studentët:

1.Sipas kriterit ekonomik (studentët):

a) Studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5km, të cilët duhet të paraqesin këto dokumenta:1. Certifikatën  familjare  (Gjendja  civile); 2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë në fakultetet  përkatëse; 3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) 4. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë), nga Zyra Vendore e Punësimit)  5. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari); 6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore); 7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat; 8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991); 9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.); 10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore.

b) Studentët me prind invalid, përveç dokumentave të sipërpërmendura duhet të paraqesin dhe vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera, Vërtetimin nga Shoqata e Invalidëve të punës (e firmosur, e vulosur nga Kryetari i Shoqatës të Punës), vërtetimin nga KMCAP. Dëshmi e invalidit të punës.(Libreza)

c) Studentët me Statusin e Jetimit duhet të paraqesin këto dokumenta:1. Certifikatën  familjare    (Gjendja  civile); 2. Certifikatat  e vdekjes së prindërve. 3. Dokumentin  e Shoqatës së Jetimëve e fotokopjuar dhe e noterizuar.

ç) Studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet të paraqesin këto dokumenta:1. Certifikatën  familjare (Gjendja  civile); 2. Vendimi i Gjykatës të formës së prerë, e fotokopjuar dhe e noterizuar.

d) Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që vendoset në konvikt publik duhet të paraqesin përveç dokumentave në pikën a) edhe:1. Certifikatën  familjare (Gjendja  civile); 2. Vërtetimin e konviktit.

dh)Studentë që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut etj, përveç dokumentave të përmendura në pikën a) duhet të paraqesin edhe:1. Certifikatën  personale (Gjendja  civile); 2. Dëshminë e invalidit të fotokopjuar dhe e noterizuar; 3. Vërtetimin e KMCAP- i DRSSH

2. Sipas rezultateve të arritura (studentë):

a)Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari. b) Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë publik. c) Studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta). d) Studentët që vazhdojnë studimet në specialitetin matematikë dhe në specialitetin fizikë, në vitet e dyta e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8 (tetë).

3. Jashtë kriterit ekonomik (studentë):

a) Studentë, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, listën për këtë kategori studentësh. Ata duhet të paraqesin këto dokumenta:1. Certifikatën  familjare (Gjendja  civile). 2. Vërtetimin nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, bashkangjitur listën për këtë kategori studentësh. 3. Vërtetimin nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë etj.

 Bara: Infermierët e paaftë, të shtohen orët e praktikës

Infermierët e rinj duhet të bëjnë më shumë orë praktike, pasi niveli i tyre në fund të diplomimit paraqitet i dobët. Është emergjente që të ketë ndërhyrje në program për t’i shtuar orët në terren për të rinjtë që duan t’u shërbejnë pacientëve shqiptarë e nga ana tjetër ata duhet të jenë të shoqëruar nga pedagogët gjatë zhvillimit të praktikës. Kjo deklaratë vjen nga dekani i Fakultetit të Infermierisë Petrit Bara. “Ka dobësi në praktikë. Ndërhyrjet që infermieret përgjegjëse bëjnë duhet të jenë të përfshira në një program të caktuar dhe këto të bëhen në praktikë më shumë. Praktika bëhet më efektive kur ajo bëhet nga një pedagog i Fakultetit. Deri tani kemi pasur masivizim të shkollës e shumë studentë. Tani duhet të çojmë sytë nga cilësia. Kanë hyrë në shkolla private dhe po dalin shumë student infermierë, mjekë për gjysmën e Ballkanit, por tani duhet të kemi cilësinë”- tha Bara. Dekani Bara shprehet se është e rëndësishme që të ndryshojnë edhe testet e provimit të shtetit për infermierët . Si kryetari i komisionit për hartimin e tezave të infermierëve, ai thotë se duhet të ketë ndërhyrje që nga ky vit. “Ka nevojë për përpunim ky numër tezash që kemi bërë ne. Kemi rënë në ujdi që ti marrim edhe njëherë tezat dhe t’i shqyrtojmë në kohë rekord, që ato të jenë më eficente, dhe jo më të lehta”- u shpreh Bara. Dekani Bara ngre dhe shqetësimin tjetër se duhet të ketë një sitë kontrollesh për infermierët e rinj që dalin edhe nga bankat e universiteteve private. Kriteret e pranimeve dhe kuotat të jenë të njëjta si për publikun dhe privatët me qëllim shmangien e mbipopullimit te tregut të punës me infermierë, pasi nga këta të fundit ka shumë që edhe pse janë diplomuar nuk kanë gjetur një vend pune.