Emigracion/ Universitetet italiane ofrojnë bursa për studentët shqiptarë. Fituesve u jepet mundësia e studimit për një semestër në Itali gjatë vitit shkollor 2019-2020. Afatet për aplikim, dokumentet dhe kompensimi financiar

452

Programi Erasmus+ përfshin nivelet bachelor dhe master. Afatet për aplikim, dokumentet dhe kompensimi financiar

Universitetet italiane ofrojnë bursa për studentët shqiptarë

Fituesve u jepet mundësia e studimit për një semestër në Itali gjatë vitit shkollor 2019-2020

Në kuadër të vitit të ardhshëm akademik 2019-2020, për studentët shqiptarë ofrohen mundësi të mira për studimet jashtë shtetit. Programi “Ersmus+” ofron bursa studimi për studentët e Universitetit të Tiranës. Më konkretisht kanë nisur aplikimet për bursa në Universitetin e Pavias, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020. Studentët që do të përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të kenë mundësinë e kryerjes së studimit në Itali ku përveç eksperiencës në nivele akademike do të njihen me kulturën dhe mënyrën e jetesës italiane. Synimi primar i programit Erasmus+ është procesi i shkëmbimit të studentëve për studime. Të përzgjedhurit nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Ata do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës. Këto bursa ofrohen për nivelet Bachelor dhe Master dhe kanë një kohëzgjatje 10 mujore. Afatet e aplikimit janë deri në datën 15 prill 2019 dhe dokumentet e nevojshme duhen dorëzuar në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected]

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]



Bursat përfshijnë: 
– Kompensimin mujor (850 EURO në muaj)
– Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 
– CV (në gjuhën angleze ose italiane)
– Kopje e Pasaportës
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane)
– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane)
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës italiane ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Dokumenti Learning Agreement

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 
– CV (në gjuhën angleze ose italiane)
– Kopje e Pasaportës
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane)
– Diplomë Bachelor
– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane)
– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose italiane)
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës italiane ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Dokumeti Learning Agreement

Përzgjedhja e lëndëve të studimit Është e rëndësishme që të përzgjidhen në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.