Dikur “Avanmpost”! Deri kur “post – mortum”!

802
Nga Pandeli Bardhi 
Sot, Ishulli i Sazanit, nuk ёshtё mё si dikur “Avanmpost” apo njё post luftarak i pёrparuar, NT roje tё “mёmёs” qё e “lindi”. E di se nga e ka origjinёn dhe nga ka “lindur” por ёshtё i “pakёnaqur” sepse, mё shumё u ka shёrbyer pushtuesve tё huaj, se sa ka bёrё “bamirёsi” pёr tё vetёt! Sot, qё ai mbas shumё shekuj, ka nevojё tё “çlodhet” nuk kujdeset kurrkush, as “nëna” e vet qysh kur e “gjeti” nё fundin e vitit 1944. E kanё lёnё si tё braktisur nё mes tё detit si “mall pa zot, si “fёmijё jetim”. “Eprorёt” e djeshёm, e armatosёn deri nё dhёmbё dhe mburreshin me tё si barikadё e pakapёrcyeshme pёr armiqtё, “eprorёt’ e sotёm, e kanё lёnё si “lypёs”! Me thёnё tё drejtёn, sa herё qё bie fjala pёr Sazanin, ku bashkё me shumё shokё tё tjerё shёrbyem pёr vite me radhё, shkruaj me shumё qejf dhe pasion sepse ёshtё njё pjesё e jetёs sonё. Por, kёtё radhё, mё nxiti miku im, poeti dhe publicisti i njohur Fluturak Gёrmenji me tё cilin sё bashku kemi shёrbyer nё kёtё Ishull. Nxitja qё mё bёri Fluturaku, ishte publikimi i njё pamjeje sa tё bukur aq edhe madhёshtore ku duket perёndimi i diellit midis dy lartёsive tё Sazanit, duke e komentuar kёtё pamje si njё “pulbardhё nё fluturim”. Kjo pamje mё nxiti fantazinё qё tё vazhdoj mё tej kёtё ide, edhe sikur Fluturaku tё mos jetё nё njё mendjeje me mua, gjё qё nuk e besoj. “Pulëbardha” (Sazani) e Fluturakut, i ka kthyer krahёt perёndimit (Nuk e kam fjalёn pёr botёn e qytetёruar) dhe fluturon nё drejtim tё lindjes, “mёmёs” sё saj, si pёr tё kёrkuar “ndihmё”!. Kёrkon edhe kjo “Pulëbardhё” tё zёrё vёndin qё i takon si tё gjitha “shoqet” e tjera joniane. Pёr tё mos shkuar mё pёrpara, ka mbi pesёmbёdhjetё shekuj, tё paktёn, qё njihet nga tё gjithё. U njoh fillimisht me emrin Sason” e sot njihet ne emrin Sazan, por kjo nuk ka rёndёsi, pёrderisa ёshtё e njёjta “Pulëbardhё” e cila kёrkon qё dikush tё kujdeset e t’i “mjekojё ” “plagёt” qё ka marrё pёr shekuj me rradhё. Nё Mesjetё, kaloi nga zotёrimin venecian nё pushtimi Anglez bashkё me ishujt e tjerё jonianё. Nё luftrat ballkanike u pushtua ngё Greqia dhe Konferenca e Ambasadorёve tё Londrёs nё vitin 1913 vendosi qё pushtuesit tё largohen Nё luftёn e Parё Botёrore, Ishulli, u pushtua nga Italia, tё cilёt nё vitin 1920, megjithëse u tёrhoqёn nga Vlora por Ishullin, pёrsёri e mbajtёn nёn sundimin e tyre., derisa u çlirua nga forcat partizane. Gjatё tёrё kёtyre shekujve, qysh nga koha e Çezarit e deri nё pёrfundim tё Luftёs sё Dytё Botёrore, duke qёnё nё njё pozicion strategjik tё Gjirit tё Vlorёs sё bashku me Gadishullin e Karaburunit dhe Orikumin, asnjë herё nuk kanё pushuar luftërat e betejat duke kaluar herё nё “shёrbim” tё njёrit pushtues e herё tё tjetrit. Kёshtu e “parashikoi” natyra, ta ndajё nga toka, por e keqja ёshtё sepse ёshtё ndarё edhe nga njerzit. E “justifikoi” ashtu si i ka hije, me dinjitet e krenari, besimin qё i dha “eprori” i tij i “plotfuqishёm” i sistemit tё kaluar, pёr tё qёndruar njё roje besnike nё ruajtje tё tokёs mёmё pёr vetё pozicionin qё kishte nё hyrje tё “Portёs” sё Atdheut. E armatosi deri nё “dhёmbё” me tё gjitha llojet e armёve dhe kёtё detyrё “Sazani, e kreu me nder. Qёndroi nё “llogoren” e tij pёr afro gjysmё shekulli pa i bёrё syri “tёrr” e pa patur frikё se do tё prekej sadopak nga anijet e Flotave Luftarake tё ish Superfuqive. Ishte lufta e ftohtё atёherё dhe kjo “detyrё” ju dha kёtij “ushtari” vigjilent pёr tё qёndruar roje besnike e mёmёs sё tij. Ato kohё tashmё kanё kaluar.. Ndoshta mё i “zhgёnjyeri” nga tё gjithё ёshtё Sazani megjithё medaljet e shumta qё ka marrё pёr pёr zbatimin me pёrpikmёri tё detyrave qё i janё ngarkuar. Me Sazanin e lidhёn jetёn qindra e mijёra kuadro qё u bnё si mishi me thoin pёr njё qёllim tё pёrbashkёt,. Kuadrot qё shёrbyen aty pёr vite me rradhё e konsideruan Sazanin si “shtёpinё” e parё dhe atё tё familjarёve tё tyre si “shtёpinё” e dytё. Kёtё e impononin situatat e vёshtira, tё Luftёs sё ftohtё. Tё gjithё pushtuesit, nё tё gjitha luftrat, kёshtu e kanё trajtuar kёtё tokё nё mes tё detit, si njё “llogore” pёr t’u mbrojtur nga kundёrshtarёt. Çdo pushtues qё vinte, bёnte ndonjё fortifikatё qё akoma edhe sot janё qysh nga koha e austriakёve dhe italianёve. Nё vitet nёntёdhjetё, sistemi i ri demokratik, i shembi fortifikatat dhe muret e “Berlinit” duke i hapur rrugёn sistemit tё ri. Nuk kishte se si tё mos i nёnshtrohej edhe ai plaçkitjeve, shkatёrrimeve dhe vjedhjeve ashtu si ju nёnshtrua edhe “mёma” e tij. Ikёn patriotёt e ndershёm dhe luftёtarёt qё qёndruan pёr vite tё tёra me “gishtin nё kёmbёz” dhe erdhёn tё tjerё “patriotё” pёr tё bёrё tё kundёrtёn e atyre qё bёnё paraardhёsit e tyre. “Patriotёt” e rinj, sapo e “zbuluan” Ishullin e Sazanit, u turrёn me vrap pёr tё rrёmbyer atё çka ishte ndёrtuar me djersё pёr vite tё tёra. Kur ishte puna pёr tё shkuar e pёr tё shёrbyer nё Ishull, kёta “patriotё” fshiheshin dhe paraqesnin arsye nga mё ndryshmet. Nё kohёt e reja, ishin mё tё gatshёm se askush tjetёr pёr tё rrёmbyer. . Edhe “kockat” nuk ia ruajtёn, anijet dhe mjetet luftarake, por ia mblodhёn nё njё “thes” dhe ja trafikuan pёrtej detit. As nuk e priste Sazani qё atё qё nuk ia bёnё pushtuesit pёr shekuj me radhё, t’ia bёnin tё vetёt, si pёr ta kthyer nё origjinё, pёrpara se ai tё zbulohej. Si pёr t’u “engledisur” e pёr tё kaluar kohёn, herё pas here, na jepen disa kronika pёr Ishullin e Sazanit, nga disa qё dinё tё llafosin, dhe kёrkojnё tё na mbushin mendjen sikur kanё zbuluar ndonjё Planet tjetёr. Nga kёto kronika e kanё mёsuar edhe shtetarёt nё kёto njёzet e shtatё vite dhe tani po e marrin vesh qё paskemi edhe ne njё Ishull qё quhet Sazan. Njё i vetёm ёshtё, i vogёl, vetёm 5.7 km2, i lёnё si “jetim” nё mes tё detit, ku nga halli, ёshtё i detyruar tё bёhet “strehё” pёr ndonjё trafikant tё lёndёve narkotike qё kёrkon tё kalojё pёrtej detit. Nё kёta njёzet e shtatё vite, qeveritarё e shtetarё tё majtё apo tё djathtё, kanё njohur, kanё shёtitur e shijuar shumё ishuj nёpёr botё qysh nga Palma De Majorka apo ç’ i thonё e deri nё Ishujt Fixhi, por Sazanin qё e kanё afёr, tashti kohёt e fundit po e dёgjojnё nga kronikat televizive tё gazetarëve. Nga kronikat e tyre, kёta zbuluan edhe Shpellёn e ulqinakut Haxhi Alia, tё quajtur “Pirati i Deteve” Sapo e “zbuluan” shtetarёt tanё, si pёr t’i bёrё qejfin forcave ushtarake tё huaja, menduan tё bёjnё disa eksperimente me “fakirin” Sazan, se sa ёshtё ai nё gjendje t’i rezistojё goditjeve me aviacion nga ajri, nёse mbanin “kockat’ e tij apo jo. Edhe kёtё herё Sazani, bёri si bёri i rezistoi edhe kёtyre “armiqve” qё dikur nuk ia mbante, as tё fluturonin mbi hapёsirёn e tij e jo mё, tё bombardonin!. Vitet kaluar dhe vendin e predhave tё kalibrave tё ndryshёm, e zunё fjalёt e bukura. “Do ta kthejmё Ishullin e Sazanit nё njё Perlё tё Mesdheut”, Do ta bёjmё Sazanin njё vend turistik nga mё tё bukurit nё botё qё do tё na sjellë shumё tё ardhura pёr ekonominё”, “Janё gjendur fondet pёr ta kthyer Sazanin nё njё vend tё lakmuar pёr turistёt e huaj” etj. Llafe dhe vetёm llafe, fjalё dhe vetёm fjalё imzot! Jo vetёm nuk u ruajtёn ashtu si ishin ndёrtesat e shumta dhe infrastruktura, por shkatёrrimi vazhdon edhe nё ditёt e sotme. Dikush thotё se “Ishullin do ta marrё nё administrim Bashkia e Vlorёs” dikush tjetёr thotё qё “Do ta marrё Qeveria, sepse ajo ka “thesin” me para”!Thuhet e ç’nuk thuhet, por e vёrteta ёshtё qё Sazani vazhdon tё mbetet “jetim” qysh prej shekujsh e deri nё ditёt e sotme. Askush nuk po i del pёr zot Ishullit tё vetёm. . Tё mendosh qё Bashkia do tё vёrё nё eficencё kёtё pasuri tё madhe kombёtare nё njё kohё qё ajo nuk ka fonde as pёr asfaltimin e njё rruge prej 100m merret me mёnd se si do ta bёjё “Parajsё’ Ishullin! Sikur vetёm Muzeu i tij tё ishte ruajtur i cili ishte ndёr mё tё kompletuarit nё Shqipёri e ta vizitonin turistёt e huaj do tё kishim pёrfitime tё mёdha. Se cfarё vlerash kishte ai Muze, e dinё mirё tё gjithё ata qё shёrbyen atje por sidomos kuadrot Fluturak Gёrmenji dhe Mehdi Reso, tё cilёt me shumё mund e pёrpjekje, arritёn tё bёjnё njё Muze nga mё tё kompletuarit qysh nga zbulimi i tij e deri nё ditёt e sotme. Ibrahim Gaxholli bashkё me shokёt Fluturak e Mehdi, bёnё tё mundur qё tё na e sjellin gjithё “biografinё” e Sazanit, historinё, vuajtjet e “peripecitё” e tij, herё nёn sundimin e njёrit pushtues e herё tё tjetrit nё kёtё Muze qё specialistёt e kohёs e quajtёn njё “thesar” tё madh. Por, nё fund tё fundit, Sazani, i dhemb vetёm atyre qё kanё jetuar atje, atyre qё e “zbuluan” qysh me çlirimin e tij e deri nё vitet 90-tё. Ata e shohin ashtu tё “plagosur”, por janё tё pafuqishёm pёr t’i ardhur nё ndihmё. Ata qё kanё shёrbyer pёr vite me radhё atje, kanё formuar edhe njё Shoqatё me tё njёjtin emёr. Ajo çka i bashkon dhe i lidh pazgjidhmёrisht anëtarёt e kёsaj Shoqate, ёshtё Sazani, shёrbimi qё i kanё bёrё atij pёr vite me radhё. Kjo, ka bёrё tё mundur qё anëtarёt e kёsaj Shoqate tё jenё tё bashkuar, ashtu si kanё qenё nё vitet e tyre tё rinisё. Asgjё nuk i bashkon kaq shumё pёrveç qёllimit qё i vunё vehtes qysh atёherё, vёshtirёsitё dhe sakrificat qё kaluan e qё i kapёrcyen sё bashku. Kohёt e fundit, natyra si pёr t’i bёrё “karshillёk” atyre qё kanё diçka nё dorё, e ka zbukuruar edhe mё shumё kёtё Ishull me pyje e gjelbёrim tё pafund, me lule shumёngjyrёshe. Kaq ka nё “dorё” natyra dhe duket sikur na drejtohet ne, “Po ju cfarё po bёni qё tё mё ndiqni nga pas? Natyra, na drejtohet neve qё shёrbyem atje pёr shumё vite, duke e ditur qё ne, nuk kemi gjё nё dorё. na “drejtohet” ne qё tё vёmё nё lёvizje ata qё e “njohёn” kohёt e fundit,qё, kanё dicka nё dorё. Ne, e kemi bёrё detyrёn tonё e vazhdojmё ta bёjmё, por, sikur ta dijё ajo qё edhe njё mjet qё ne kёrkojmё tё shkojmё e tё shohim “shtёpinё” tonё qё tё na e japin, duhen mё shumё se gjashtё muaj tё mendohen. Naim Muhaj, shёrbeu nё ishullin e Sazanit pёr mё shumё se pesёmbёdhjetё vjet dhe e kujton me mall kёtё vend ku e njeh çdo pёllёmbё toke, e njeh çdo shkurre. Naimi, shkallёt e hierarkisё sё tij, qysh nga Komandant Toge e deri nё detyrёn e Komandantit tё Ishullit, i ngjiti nё Ishullin e Sazanit. Amaneti i tij i vetёm ёshtё: “Para se tё ndahem nga jeta, dua qё tё mё krijojnё mundёsinё qё t’i jap lamtumirёn Ishullit tё Sazanit, atje ku kalova vitet mё tё bukura tё jetёs, rininё time. Naimi sot ёshtё shtatёdhjetё e tetё vjet, dhe i urrojmё tё kalojё edhe shumё vite pёrtej njёqind viteve. Naimit, edhe kur i kujtojmё Sazanin, vendin e tij mё tё dashur edhe nga vёndlindja, Matohasanaj, i duket njё urrim, i duket sikur i shtohen vitet e jetёs. Tё njёjtat fjalё mund tё themi edhe pёr kuadrot qё shёrbyen atje si Ibrahim Gaxholli, Hasan Oparaku, Sali Shirka, Stavri Gjoka, Mustafa Beu, Kadri Qelibashi edhe… E cilin tё pёrmend mё parё e cilin tё lё. Janё me qindra tё tillё. Ata, kanё qejf tё shkojnё edhe njёherё pёr mall nё “shtёpinё” ku kanё jetuar e janё stёrvitur, kanё shёrbyer me dinjitet pёr vite me radhё, por..nuk janё mundёsitё. Ka tё tjera halle mё tё mёdha shteti. Mё lart, thashё qё natyra e veçoi nga toka, sepse kёshtu e pa tё “arsyeshme” Pёr kёtё, natyrёn, nuk mund ta “akuzojmё” por nё fund tё fundit, ajo bёri njё mrekulli. E keqja ёshtё qё njerëzit, e kanё veçuar edhe nga njerëzit, nga vizitorёt vendas dhe tё huaj. qё nuk po e shijojnё akoma kёtё mrekulli natyrore e aspak njerёzore. Le tё shpresojmё qё fluturimi i “Pulëbardhёs” sё Fluturakut kёtё radhё, nuk do tё shkojё kot e nuk do tё bien nё vesh tё shurdhёr “klithmat” e saj…
Sigal