Dhori Kule: Në Fakultetin Ekonomik janë 63 kuota të lira

Në fakultetin Ekonomik janë edhe 63 kuota të lira. Deklaratën e bëri dekani i këtij fakulteti Dhori Kule në studion e lajmeve të Ora News. 63 kuota të parealizuar, po presim sa do të realizohen nesër dhe unë kam bërë njoftimin që nesër në orën 6:00 të gjithë kandidatët të jenë të pranishëm tek faklulteti që nëse mbeten edhe nesër sipas renditjes së pikëve do t’i mbyllim të gjitha kuotat, tha Kule. Kule sqaroi edhe formulën e re të pranimeve në universitet. Sipas tij mënyra e parnimit në Universitet është pjesa e pakontestuar nga askush kur u diskutua ligji për arsimin e lartë. Dhori Kule shtoi se “u vunë në diskutim edhe kriteret e pranimit, pra është më mirë që pranimet të bëhen nga universitetet apo jo. Këtë radhë pranimet nuk i bënë universitetet sipas ligjit. Në raundin e parë dhe të dytë, sa kishin ardhur listet tek ne  ishim universitetet ato që kishin listën, ne kishim 19 mijë aplikime edhe në raundin e dytë ishin 12 mijë aplikime dhe e kishim gjithë kontigjentin që mund të vazhdonim ne ti mbyllnim për një kohë të caktuar. Në momentin që procesi u unifikua dhe u fut një strukturë që i ka unifikuar dhe i ka centralizuar ne e humbëm kopetencën tonë në vendimarrjen për të përzgjedhur studentët dhe ata janë nën komandën e një qendre jashtë kopetencës tonë. Kjo nuk është korrekte. Sa i përket mënyrës si bëhen pranimet tani është pjesa e pakontestuar nga askush kur u diskutua ligji për arsimin e lartë, sepse në të gjithë botën pranimet bëhen nga universitetet. Siç u bënë masterat pa asnjë lloj shqetësimi , kështu do të bëhen edhe bachelor-et për vitin tjetër pa asnjë lloj shqetësimi. Të paktën në Fakultetin e Ekonomisë i siguroj të gjithë që në fund të shkollës ne do të kemi zgjedhur maturantët fitues, që të bëjnë pushimet të qetë. Ish-rektori i Universitetit të Tiranës shpjegoi edhe arsyen se përse ka qenë kundër Maturës Shtetërore të mëparshme, e cila i përqëndronte maturantët vetëm në ato lëndë që i fusnin atë në universitet. Sa i përket Maturës Shtetërore të mëparshme, tha Kule, unë kam qenë gjithë kohës kundër saj sepse na ka bërë dëme shumë të mëdha. Pse? Matura shtetërore duke e bërë hyrëse në universitet përfundimin e shkollës të mesme i detyronte maturantët që të interesoheshin jo për të gjithë kurrikulën e lëndëve por merreshin studionin, bënin kurse private vetëm për 2-3 lëndë që ishin provimet e maturës, sepse ato 2-3 lëndë i siguronin vajtjen në shkollë dhe pasi një lëndë e maturës shtetërore ishte e barabartë me të gjitha lëndët e kurrikulës kjo është e padrejtë dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës.