Devoll, skandal në arsim, mësuesja me të mesme zooteknike, jep gjuhë-letërsi

584
Sigal

Prindërit: U pushua nga Auditi me 12 mësues të tjerë në nëntor 2013, por titullari i Arsimit e mbanë në punë

Denoncohen raste të tjera të skandaleve në shkollat e Devollit. Një mësuese që ka mbaruar vetëm për zooteknikë, prej vitesh vazhdon të japë gjuhë-letërsi. Ndonëse ky rast, ashtu si dhe shumë të tjerë në këtë rreth është denoncuar publikisht nga mësimdhënës dhe prindër të nxënësve, titullarët e arsimit jo vetëm që nuk e zëvendësojnë, por vazhdojnë ta mbajnë në punë. Në këtë rast, pasojat i vuajnë fëmijët. Se si mund të japë gjuhën shqipe dhe mësim letërsie një mësuese që ka mbaruar për zooteknike(dhe kjo e mesme), këtë, vetëm titullarët e arsimit, ata që firmosin e vulosin emërimet e kohëve të fundit në këtë sektor, e dinë… Këtë skandal, ashtu si dhe shuam të tjerë, denoncuesit ja faturojnë titullarit të arsimit në Devoll, zotit A. Fetolli, i cili, (sipas denoncimeve), ka ardhur në detyrë duke falsifikuar notat e diplomës. Ja çfarë denoncon në redaksinë e “Telegraf” një qytetar nga Poloska: “Jam nga fshati Poloskë i Devollit. Dua të denoncoj tek ju një nga skandalet në arsim në Devoll, që është një skandal që po e vuajnë fëmijët tanë me analfabetizëm.

Konkretisht, mësuesja A. Hibo, që ka mbaruar për zooteknike, prej vitesh jep gjuhë-letërsi në këtë shkollë, duke i nxjerrë fëmijët tanë analfabetë. Denoncojmë këtë rast dhe kërkojmë ndërhyrjen e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Përse e le këtë mësuese të japë gjuhë-letërsi ën shkollë, kur me dhjetëra të tjerë që kanë mbaruar këtë fakultet, janë të pa punë dhe presin para Zyrës Arsimore më kot.

Ju bëj me dije gjithashtu se 12 mësues, përfshi dhe këtë zooteknike i ka pushuar nga puna Auditi që në nëntor të vitit 2013. Por drejtori i ZAA Devoll, zoti Fetolli, që para kohe u denoncua në medie për ardhjen në këtë detyrë me ryshfete e falsifikim notash, i mbanë në punë. Përflitet se gjëra të tilla bëhen për përfitime personale, pra, për ryshfete. Ku e gjejnë forcën këta njerëz që dalin kundër ligjit, nuk zbatojnë atë që ka vendosur Auditi. Për ne prindërit që fëmijët tanë mbeten pa përvetësuar programin, e kemi të qartë dhe po shikojmë që shkollimi ka rënë në dorë të mafias. Por jemi të pafuqishëm. Nuk presim që titullari i arsimit të Devollit, i cili falsifikoi notat për të konkurruar mes 7 të tjerëve (Pasi kriteri i notës nuk e lejonte të futej në garë), me suport politik, në një konkurs që del fals, emërohet Drejtor Arsimi. Ne kërkojmë që Ministrja e Arsimit të ndërhyjë menjëherë në për të shkatërruar mafien e arsimit në Devoll. Shpresojmë që denoncimi jonë të mos bjerë në veshë të shurdhër”.

Titullari i Arsimit në Devoll u denoncua pas emërimit (rreth 2 muaj më parë) për falsifikim notash të diplomës për tu futur në konkurrim, duke përfituar nëpërmjet skandalit një vend drejtori në emërimet e qeverisjes së të majtës pas ardhjes në pushtet.