Dështon Pakti për Universitetin/ Studentët: Qeveria na mashtroi, 83 % duan veting për pedagogët. 70 % thonë se tarifat janë të papërballueshme

620
Sigal

Qëndresa Qytetare: Qeveria nuk ja doli të përmbushë zotimin e saj në kohën dhe cilësinë e premtuar në Paktin për Universitetin

 

Studentët: 83% kërkojnë veting të pedagogëve. 70% pohojnë se tarifat e masterit janë të papërballueshme

Qëndresa Qytetare nëpërmjet nismës “Arsimi në Fokus” monitoroi implementimin e “Paktit për Universitetin”, duke përfshirë çdo akt, afat, vendim apo iniciativë të adresuar në këtë dokument politikash. Qëndresa Qytetare për të vlerësuar nga një këndvështrim tjetër politikat qeveritare në arsimin e lartë gjatë vitit 2019 zhvilloi një sondazh me studentë të 4 universiteteve publike duke mbledhur opinionet dhe vlerësimet e tyre mbi këto politika.

Kampionimi

Një ekip prej 6 anketuesish iu drejtuan 4 universiteteve të targetuara duke realizuar plotësimin e 615 pyetësorëve me studentë. Para përcaktimit të kampionit, stafi implemetues i projektit realizoi një përllogaritje të numrit të studentëve në secilin universitet të targetuar. Për të garantuar nivelin e besimit 95% me tolerancë gabimi jo më shumë se ±5%, kampioni i përzgjedhur në të gjitha universitetet të marra së bashku ishte 615 studentë, apo 1.5% e popullatës. në procesin e anketimit janë përfshirë në total 468 studentë të nivelit Bachelor dhe 147 studentë të nivelit Master, duke siguruar kështu gjithpërfshirjen e tyre. Në total, numri i studentëve në këto 2 nivele qëndron në vlerat 615. 65.2% e studentëve të anketuar janë vajza dhe 34.8%e tyre janë djem.

Protesta e dhjetorit 2018 ishte shfaqja më masive e revoltës studentore në historinë e tranzicionit. Kjo protestë arriti që në mungesë të drejtimit apo orientimit nga ndonjë subjekt politik apo shoqëror, t’i paraqesë qartë dhe t’i imponohet qeverisë me 8 kërkesa që lidheshin me reduktimin e tarifave, transparencën e shpenzimeve, përfaqësimin studentor, performancën në mësimdhënie dhe vetingun e titujve akademikë. Si rezultat i masivitetit, qëndrueshmërisë dhe kërkesave të drejta, studentët iu imponuan qeverisë dhe kryeministrit duke i detyruar të publikojnë “Paktin për Universitetin”

 

  1. të shkarkojë nga detyra Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Lindita Nikolla, si dhe të zëvendësoje të gjithë përfaqësuesit e Ministrisë në Bordet e Administrimit në universitetet publike në vend.
  2. “Pakti për Universitetin”, kjo paketë premtimesh dhe masash u shpall nga kryeministri, në 19 Dhjetor 2018 në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe më pas u konkretizua në 11 VKM dhe 4 Urdhra të Kryeministrit, në 26 dhjetor 2018, akte të cilat synuan të adresonin një pjesë të 8 kërkesave të formuluara dhe kërkuara nga studentët gjatë protestës.
  3. Qëndresa Qytetare monitoroi implementimin e “Paktit për Universitetin” duke përfshirë çdo akt, afat, vendim apo iniciativë të adresuar në këtë dokument politikash. Qëllimi i këtij monitorimi është nxitja e llogaridhënies dhe transparencës së zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria në kuadër të paktit dhe maksimizimi i përfitimeve të studentëve nëpërmjet fuqizimit dhe përfshirjes së tyre në këtë proces.
  4. Monitorimi synon gjithashtu të ushtrojë presionin e nevojshëm ndaj qeverisë për të implementuar në kohë dhe me cilësi premtimet e bëra në Paktin për Universitetin.

Kërkesat e Studentëve

Protesta e studentëve nisi me kërkesën për shfuqizimin e tarifës së riprovimit, në datën 5 Dhjetor 2018, tarifë të cilën qeveria e shfuqizoi vetëm një ditë pas protestës. Ditën e tretë studentët dolën me 8 kërkesa zyrtare drejtuar Kryeministrit dhe MASR dhe, pasi protesta arriti pjesëmarrjen më masive, qeveria pranoi kërkesat dhe në mungesë të dialogut ofroi në 19 dhjetor “Paktin për Universitetin” si përgjigje ndaj tyre.

8 kërkesat e studentëve në Protestën e Dhjetorit:

  1. Rritje e buxhetit të arsimit në masën 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës.
  2. Transparencë me buxhetin nga MASR dhe IAL-të, publikim i të gjitha shpenzimeve online.
  3. Rritje e peshës së votës së studentëve nga 10% në 50% në zgjedhjet për strukturat akademike.
  4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë anëtarësh nga IAL dhe MASR dhe një përfaqësues në këtë bord të jetë nga studentët.
  5. Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.
  6. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
  7. Vlerësim i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, publikimet online dhe regjistrimi i leksioneve.
  8. Ndërtimi i bibliotekave me standarde Evropiane dhe me libër universitar online falas për studentët në gjuhën shqipe.

GJETJET KRYESORE

  • 70% e studentëve i konsiderojnë tarifat e nivelit të studimeve master si të pa përballueshme.
  • 9% e tyre shprehen se tarifat janë normale ndërsa vetëm
  • 3% pretendojnë se janë të ulëta.
  • 12% e të anketuarve nuk kanë informacion mbi to.

Në sondazh studentët përgjigjen se mendojnë që ndërhyrja e qeverisë në konvikte ka qenë sipërfaqësore 54, 3 % e studentëve.

18.2% e tyre pohojnë se ka qenë një ndërhyrje që ka përmirësuar disi godinat por ende mungojnë kushtet bazë të tyre,ndërsa vetëm 5% e studentëve pohojnë se ndërhyrja restauruese në konvikte ka qenë tërësore.

22.4% e studentëve të pyetur nuk kanë pasur informacion mbi gjendjen e godinave.

58.7% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë portalin U-transparenca.al. 15% e tyre e kanë klikuar vetëm 1 herë, 21. 8% disa herë dhe vetëm 4.5% e studentëve të pyetur e kanë klikuar këtë portal rregullisht. Ndërkohë,76.3% e studentëve që kanë klikuar portalin janë shprehur se informacioni që gjendet në portal ka qenë i pakuptueshëm dhe i mangët.

Referuar mospjesëmarrjes së lartë në zgjedhjet për anëtarët e Bordeve të Administrimit,

52.7% e studentëve janë shprehur se nuk kanë pasur informacion mbi procesin e zgjedhjeve për anëtarët e Bordeve të Administrimit.

23.8% nuk kanë pasur besim tek procesi

23.5% e tyre nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje pasi nuk janë ndjerë të përfaqësuar nga asnjëri prej kandidatëve në garë.

83% e studentëve shprehen se Kontrolli Anti-plagjiaturë në universitete është emergjent dhe i nevojshëm. 3.8% e tyre janë të mendimit se ky proces është i panevojshëm ndërsa 13.2% janë indiferentë mbi këtë çështje.

57.1% e studentëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Këshillat Studentore.

Vetëm 24.3% e studentëve ndihen të përfaqësuar nga këto struktura, ndërsa 18.6% janë indiferentë ndaj kësaj çështje.

49% e studentëve pohojnë se fenomeni i korrupsionit pedagog – studentet qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore.

22.6% e tyre mendojnë se ky fenomen është reduktuar disi pas protestës.

Forma më e përhapur e shfaqjes e shfaqjes së Korrupsionit është:

– Pagesa në këmbim të notës (51%), ndjekur nga

– Shitja e librave me detyrim (31.6%),

-Nepotizmi (10.8%) dhe

– Favoret seksuale (6.6%).

Ndërsa 5% e studentëve kanë klikuar rregullisht bibliotekën online ulibrary.rash.al.

27.3% e kanë klikuar disa herë,

15.5% vetëm një herë, ndërsa

52.2% e studentëve nuk e kanë klikuar asnjëherë bibliotekën digjitale,produkt dhe premtim i “Paktit për Universitetin”.

50% e studentëve shprehen se shërbimet e ofruara nga Karta e Studentit nuk përputhen me nevojat e tyre bazike. 31.4% e tyre shprehen se ato përputhen pjesërisht me nevojat e tyre dhe 6.1% kanë pohuar se shërbimet që ofron Karta e Studentit përputhen plotësisht me nevojat e tyre si studentë. 12.5% e studentëve kanë qenë indiferentë ndaj kësaj çështjeje.

 

Perceptimet e studentëve mbi ndryshimet që solli pakti për universitetin

55% e studentëve të anketuar shprehen se kanë dijeni mbi “Paktin për Universitetin”, ndërsa vetëm 18.5% e tyre janë të informuar mbi përmbajtjen e VKM-ve të tij. 26.5% e studentëve nuk kanë dijeni mbi këtë dokument politikash.

  • 3% e studentëve pohojnë se cilësia e arsimit pas protestës është rritur ndjeshëm, 38.7% shprehen se është rritur disi, ndërsa 49.8% e studentëve të pyetur mendojnë se cilësia dhe niveli i mësimdhënies nuk ka ndryshuar.
  • 2% e studentëve nuk janë përgjigjur.
  • 6% e studentëve pohojnë përmirësim të infrastrukturës në universitete
  • 3% janë shprehur se infrastruktura është përmirësuar disi,
  • 3% e tyre shprehen se situata nuk ka ndryshuar pas protestës.
  • 8% e studentëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

Tarifat e studimit

  • 8% e studentëve thanë se tarifat e masterit janë të papërballueshme
  • 9% e tyre shprehen se tarifat janë normale
  • 3% pretendojnë se këto tarifa janë të ulëta.
  • 12% e të anketuarve nuk janë përgjigjur
  • 4% e studentëve e konsiderojnë përshkallëzimin meritokratik të tarifave të studentëve që erdhi si ndryshim i “Paktit për Universitetin” si një politikë të padrejtë
  • 7% e tyre e konsiderojnë si një politikë të drejtë.
  • 8% e tyre nuk kanë qëndrim mbi këtë çështje.

Tarifat në konviktet studentore

  1. 5% e tyre pohojnë se ndërhyrja restauruese në konvikte ka qenë tërësore
  2. 18.2% e tyre pohojnë se ka qenë një ndërhyrje që ka përmirësuar disi godinat por ende mungojnë kushtet bazë të tyre.
  • 54.3% ndërhyrja e qeverisë në konvikte ka qenë sipërfaqësore
  1. 22.4% e tyre nuk janë përgjigjur, kjo për shkak edhe të mungesës së njohurive të tyre mbi gjendjen e godinave.
  2. 57% e studentëve që banojnë në konvikt janë shprehur se tarifat e akomodimit janë të larta

38.8% e tyre i konsiderojnë ato të përballueshme.

32% e studentëve që banojnë në banesë me qira, i konsiderojnë të larta tarifat e akomodimit në konvikte.

TRANSPARENCA DHE MENAXHIMI FINANCIAR I UNIVERSITETEVE

  1. 53.8% e studentëve nuk kanë aspak besim tek menaxhimi i parave të tyre nga universiteti
  2. 33.2% kanë disi besim
  • 4.9% kanë shumë besim tek një menaxhim i mirë financiar i universiteteve.
  1. 8.1% e studentëve të pyetur kanë qenë indiferentë ndaj kësaj çështje.
  2. 58.7% e studentëve të pyetur nuk e kanë klikuar asnjëherë portalin U-transparenca.al si pjesë e “Paktit për Universitetin”,
  3. 15% e tyre e kanë klikuar vetëm 1 herë
  • 21. 8% disa herë
  • 5% e studentëve të pyetur e kanë klikuar këtë portal rregullisht.
  1. 23.7% e atyre që e kanë klikuar portalin e transparencës kanë arritur të kuptojnë informacionin që përmban portali

76.3% e tyre janë shprehur se informacioni që gjendet në portal ka qenë i pakuptueshëm dhe i mangët.

Bordi i Administrimit

  1. 72.9% e studentëve të pyetur nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet për anëtarin përfaqësues të studentëve në Bordin e Administrimit
  2. 27.1% kanë votuar në këto zgjedhje. Referuar arsyeve të mospjesëmarrjes në këto zgjedhje, më shumë se gjysma e studentëve
  • 52.7% e studentëve janë shprehur se nuk kanë pasur informacion mbi procesin
  1. 23.8% nuk kanë pasur besim tek procesi
  2. 23.5% e tyre nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje pasi nuk janë ndjerë të përfaqësuar nga asnjëri prej kandidatëve në garë.

PËRFAQËSIMI I STUDENTËVE NGA STRUKTURAT UNIVERSITARE

Mungesa e përfaqësimit ishte tipari dallues i protestës studentore e cila u reflektua në çdo tentativë për të përvetësuar apo përfaqësuar protestën e studentëve. Sondazhi synon të zbulojë arsyet e kësaj problematike dhe nivelin e besimit që kanë studentët tek strukturat akademike dhe universitare përfaqësuese.

Lidhur me përfaqësimin e studentëve nga strukturat akademike,

  1. 5% e tyre nuk ndihen të përfaqësuar nga Rektorët apo Dekanët,
  2. 4% ndihen të përfaqësuar dhe
  3. 1% janë indiferentë ndaj kësaj çështje.
  4. 1% e studentëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Këshillat Studentore
  5. 3% e studentëve ndihen të përfaqësuar nga këto struktura
  6. 6% nuk janë përgjigjur për këtë çështje.
  7. 59% e studentëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të studentëve
  8. 2% ndihen të përfaqësuar nga këta anëtarë të zgjedhur
  9. 8% e të pyeturve kanë pasur një përgjigje mbi këtë çështje.