Degjenerimi universitar, një provim për 200 euro

578
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, ka zbardhur skemën e abuzimit të drejtorit ët Ujësjellësit të Elbasanit, Altin Cenolli dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas policisë së Elbasanit, mësohet se Altin Cenolli dhe Gazmend Laloshi, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë ndërhyrë te pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A. Gj., dhe R. T., për të marrë nota kaluese në disa lëndë dhe për të siguruar kredite të mjaftueshme për mbrojtjen e diplomës për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 Euro. Sipas të njëtave burime, mësohet se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet proçedurale për ekzekutimin e urdhrave iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Operacion “Diploma”
Arrestimet dhe ndalimet e shtetasve u krye në funksion të Procedimit Penal Nr. 1286 të vitit 2015, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259, 244, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
“Arrest në burg”
1. Altin Cenolli – vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan. 
Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal. 
2. Jani Muslli – vjeç 22, banues në Elbasan, me detyrë shofer pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan. Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal. 
3. Gazmend Laloshi – vjeç 49, banues në Elbasan, me detyrë Administrator i firms “Sara Event” në Elbasan. Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.
“Detyrim për paraqitje”
4. A. Gj. – vjeç 38 banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal. 
5. R. T. – vjeç 38, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndaluar me urdhër të Prokurorit
6. Manjola Tavanxhi – vjeç 31, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan. Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
Sigal