Datat e provimeve për maturantët dhe shkollën 9-vjeçare, rastet kur s’kualifikohen

777
Sigal

Zyrtare/Rregullat dhe procedurat për maturantët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Edhe disa ditë i ndajnë maturantët nga dhënia e provimeve të Maturës Shtetërore. Në 31 maj maturantët në tërë Shqipërinë do të zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Zhvillimi i provimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është bërë në bazë të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 876, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 78, datë 08.02.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, i ndryshuar. Por këtë vit do të ketë dhe disa ndryshime. Nëse një vit më parë maturantëve iu dha mundësia të zgjidhnin deri në tri provime me zgjedhje, këtë vit do të jetë ndryshe. Do të jenë vetëm dy provime me zgjedhje, të cilat maturantët do të mund të zgjedhin mes disa lëndëve. Në Maturën Shtetërore 2013 do të ketë disa ndryshime, duke filluar nga zgjedhja e lëndëve dhe deri te formula e llogaritjes së pikëve. Duhet pasur parasysh që çdo zgjedhje e maturantëve do të lidhet me dy kritere kryesore, koeficienti i lëndës dhe koeficienti i shkollës. Ministria e Arsimit bën me dije se këtë vit janë vetëm disa ndryshime kryesore që në përgjithësi ruajnë të njëjtin sistem si në vitet e kaluara sipas formulës meritë-preferencë.

Datat e provimeve për Maturën Shtetërore

Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore të jenë:

a)Gjuhë shqipe dhe letërsi 31 maj 2013

b)Matematikë  14 qershor 2013

c)Provime me zgjedhje 29 qershor 2013

Formula për llogaritjen e mesatares

Mesatarja e gjimnazit të një nxënësi do të llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha pikëve që nxënësi ka grumbulluar gjatë tre viteve të shkollës së mesme me shumën e të gjitha krediteve që ai ka grumbulluar po gjatë gjimnazit. Shuma e pikëve nxirret duke shumëzuar notën vjetore me kreditet dhe koeficientin 1 ose 1.4 që ka secila lëndë e thelluar. Ky rezultat më pas pjesëtohet me shumën e krediteve të lëndëve përkatëse, duke dhënë mesataren e shkollës së mesme.  Pas përfundimit të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike, të maturantit/kandidatit bëhet si më poshtë: Shënojmë me M, Di, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.

– Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike.

Shënojmë me Fi, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit/kandidatit do të bëhet me

formulën:

S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100

Datat dhe tezat e provimit të Lirimit

Datat janë përcaktuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Procedurat e Provimeve të Lirimit nuk kanë ndonjë ndryshim në krahasim me vitin e kaluar. AKP-ja më parë ka nisur Programet Orientuese nëpër shkolla. Me urdhër të Ministrit të Arsimit, shkollat janë të detyruara që të bëjnë konsultime për të dhënë rezultate sa më të mira. Aktualisht konsultimet në shkolla janë duke u bërë, sepse nisur edhe nga mosha nxënësit kanë nevojë më tepër për një rifreskim dhe përqendrim të njohurive.

Provimet e Lirimit 2013 të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

a)Gjuhë Amtare 12 qershor 2013

b)Matematikë  19 qershor 2013

Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për Provimet e Lirimit 2013” Nr.154, datë 11.01.2013.

Numrat rendor për kandidatët që do të futen në provim sipas orarit të përcaktuar

 Provimi i Shtetit për infermierinë, datat e sakta dhe rastet kur përjashtohen kandidatët

Ditën e sotme do të fillojnë provimet e Shtetit për Infermierinë e Përgjithshme. Sipas kalendarit të bërë publik nga Drejtoria e Provimeve të Shtetit, provimet për profesionin e Infermierisë së Përgjithshme do të fillojnë në datë 13.05.2013 dhe do të zgjasin deri në 22.05.2013. Kandidatët do të paraqiten në provim në datën e caktuar dhe në numrin që ato kanë marrë në momentin që janë regjistruar.

Dokumentet dhe rregullat

-Kandidati duhet të paraqitet pranë AKP-së për provim të paktën 30 minuta para zhvillimit të provimit, në të kundërt nuk do të pranohen të marrin pjesë.

-Nuk do pranohet në provim kandidati të cilit i mungon karta e identitetit!

E hënë 13 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 1-60

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  61-120

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  121-180

E martë 14 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 181-240

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  241-300

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  301-360

E mërkurë 15 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 361-420

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  421-480

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  481-540

E enjte 16 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 541-600

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  601-660

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  661-720

E premte 17 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 721-780

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  781-840

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor

E hënë 20 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 841-900

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  901-960

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  961-1020

E martë 21 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 1021-1080

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  1081-1140

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  1141-1200

E mërkurë 22 maj 2013

Ora 9.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor 1201-1260

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  1261-1320

Ora 15.30 Provimi i shtetit në profesionin Infermieri e Përgjithshme

Për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon me numër rendor  1321-1380

 MASH, propozon rritje të kuotave me 9% për pranimet në universitet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka propozuar që të rriten deri në shifrën 9% kuotat e pranimit në universitet publike. Ky propozim i ministrisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave. Sipas Ministrisë së Arsimit, rritje të pranimeve të studentëve do të ketë në degët e kërkuara. Rritje kuotash do të shtohen për ato programe studimi që ofrojnë mundësi integrimi në tregun e punës. Që prej dy vjetësh rritje kuotash ka pasur në degët e Teknologjisë së Informacionit, të ekonomisë dhe biznesit. Universiteti Politeknik ka kërkuar të pranojë këtë vit akademik në të gjitha ciklet e studimit 3508 studentë, bashkë me trojet. Degët prioritare mbeten Teknologjia e Informacionit dhe ato të Arkitekturës, të kthyer tashmë në fakultet. Arkitektura do të pranojë 160 studentë, ndërsa pritet të nisin studimet për Urbanistikë 110 studentë.

Ndërsa Universiteti i Tiranës ka propozuar 5203 kuota për studentët e ardhshëm.