Shitja e teksteve shkollore vijon normalisht në pikat e tregtimit të licencuara nga ministria e arsimit.

Çmimet për tekstet kanë një luajtje të lehtë 10 lekë, llogaritur si ndryshim për shkak të inflacionit. Librarët thonë se prioritet për shpërndarjen kanë patur tekstet e ciklit fillore, klasa e parë-klasa e 4, sipas databazë së nxënësve në shkollat përkatëse.

Eleno Metohu, LibrareNga klasa e parë deri në klasë të katërt ne i kemi kompletuar shkollat. Është një nismë e mirë sepse ka shumë familje që janë në nevojë. Jemi furnizuar në mënyrë të rregullt. Nuk ka ndonjë lëvizje të madhe të çmimeve. 10 lekë ka një lëvizje çmimi.

Ka disa vonesa kryesisht të gjuhës së huaj në librari, për të cilat është garantuar nga ministria e arsimit se kompletimi i tyre do të behet para nisjes së vitit të ri shkollor.

Eleno Metohu, LibrareKurrikula e re mua më pëlqen edhe vet si librare. Librat janë të një cilësie të mirë.

Në pikat e tregtimit që ora news vazhdoi nuk është shënuar fluks për blerjen e tyre. 125 mijë nxënës të fillore nuk do të paguajnë për tekstet e tyre, ndërsa për 3-4 vite qeveria projekton që tekstet falas do të jenë për të gjithë arsimin parauniversitarë./Oranews