Bursa studimi në Kinë, viti akademik 2014-2015

94

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ofron bursa për studime të plota universitare ose pasuniversitare në Universitetet Publike të Kinës, për vitin akademik 2014-2015 sipas programeve të studimit në vijim: Shkenca shoqërore dhe humanitare: shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, etj; Shkenca natyrore: Shkenca të pastra ekzakte (matematikë, fizikë ose informatikë), inxhinieri, bujqësi, mjekësi etj..

 Aplikantët duhet të përgatisin dokumentet sipas listës në vijim:

Për programet e studimit të nivelit bachelor:

1. Formularin e aplikimit të Këshillit të Bursave Kineze, me fotografi, i cili plotësohet online. Aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentet përmes rrjetit CSC (Chineze scholarship Board);

2. Vërtetimin e notave për tri vitet e shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës;

3. Letrën e interesit ose një plan studimi për programin e studimit;

4. Një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar;

5. Raportin mjekësor për aftësi studimi të plotësuar sipas formatit të Këshillit të Bursave Kineze (Foreigner Physical Examination);

6. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës.

Për programet e studimit të nivelit master:

1. Formularin e aplikimit të Këshillit të Bursave Kineze, me fotografi, i cili plotësohet online. Aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentet përmes rrjetit CSC (Chineze scholarship Board).

2. Kopjen e noterizuar të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e nivelit të parë të studimeve të larta (Bachelor);

3. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës ose listën e leksioneve (përfshirë numrin e orëve) dhe listën e notave;

4. Letrën e interesit ose një plan studimi për programin e studimit;

5. Një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar.

6. Raportin mjekësor për aftësi studimi të plotësuar  sipas formatit të Këshillit të Bursave Kineze (Foreigner Physical Examination Form).

7. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës.

Për programet e studimit në doktoraturë/ postdoktoraturë:

1. Formularin e aplikimit të Këshillit të Bursave Kineze, me fotografi, i cili plotësohet online. Aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentet përmes rrjetit CSC (Chineze scholarship Board);

2. Kopjet e noterizuara të diplomave që vërtetojnë mbarimin e studimeve të nivelit Bachelor dhe Master;

3. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës ose listën e leksioneve (përfshirë numrin e orëve) dhe listën e notave;

4. Listën e botimeve të artikujve të ndryshëm;

5. Një përmbledhje të çështjeve profesionale ku aplikanti synon të përqendrohet gjatë studimeve për doktoratë;

6. Temën që mendohet të mbahet disertacioni (deri në 2 faqe);

7. Letra rekomandimi nga profesorë të institucioneve akademike;

8. Nëse ka, aplikanti duhet të paraqesë certifikatat për kualifikime të ndryshme apo për veprimtari kërkimore;

9. Raportin mjekësor për aftësi studimi të plotësuar sipas formatit të Këshillit të Bursave Kineze (Foreigner Physical Examination Form).

10. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës.

Dy kopje të dokumenteve sipas listave të mësipërme duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në gjuhën kineze ose angleze. Nëse aplikantët janë pajisur me Letrën e Pranimit nga Universitet përkatëse, detyrimisht duhet ta përfshijnë atë në dokumentacion.

Për programet e studimit në muzikë ose artet e bukura, aplikantët duhet të kenë në dokumentacion një CD me interpretimet ose punimet e tyre (dy skeçe, dy piktura me ngjyra, etj). Nënvizojmë se të gjithë aplikantët fitues për studime universitare duhet t’i nënshtrohen kursit përgatitor të gjuhës kineze, i cili mund të zgjasë deri në dy vjet.