Bursa Bachelori dhe Masteri në Itali

616
Sigal

Universiteti Iuav di Venezia po ofron bursa për studentë nga çdo shtetësi, të cilët dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë në Itali me ndihmë financiare.

Niveli arsimor: Bachelor dhe Master

Vlera e bursës është 5,000.00 euro (minus taksat e bursave që merren nga shteti italian, 4,575.00 euro neto) për një vit akademik dhe nuk mund të rinovohet.

Kriteret:

Student i çdo kombësie mund të aplikojë për këtë program;

Studentët janë të ftuar të aplikojnë pa marrë parasysh të dhënat akademike të mëparshme;

Aplikantët duhet të pranohen nga Universiteti;

Çdo bursë do të jepet vetëm për një vit dhe nuk mund të rinovohet.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë bursë, kandidatët duhet të aplikojnë përmes sistemit të aplikimit online. Aplikantët duhet të plotësojnë formularin dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të plotësuar aplikimin tuaj.

Dokumentet e nevojshme për të dyja nivelet, Bachelor dhe Master janë: Një kopje e kartës së identitetit , pasaportës dhe Jetëshkrimit në formatin pdf.

Për të aplikuar për bursë Bachelori, ju duhet të dërgoni:

Kopjen e diplomës së shkollës së mesme

Certifikatën e Provimit Kombëtar të Hyrjes në Arsimin e Lartë

Dëshminë e aftësisë në të folur dhe shkruar të gjuhës italiane.

Deklaratën e vlerës.

Për të aplikuar për bursë Masteri, ju duhet të dërgoni:

Kopjen e transkriptit të Bachelorit dhe certifikatën e diplomës së Bachelorit

Deklaratën e vlerës

Certifikatën e Provimit Kombëtar të Hyrjes në Arsimin e Lartë

Dëshminë e aftësisë në të folur dhe shkruar të gjuhës italiane.