Brunilda Spiro: Reforma në arsim, jo si imitim, por në respekt të kushteve dhe arritjeve të shkollës sonë

1720
Nga Brunilda SPIRO
-Pse nuk keni kurajon të pranoni të vërtetën, përse? 
Mësues dhe nxënës të stresuar dhe të ngarkuar në punë jashtë çdo norme profesionale, familje të palumtura dhe mes sherrit, që sjell mbartja e stresit në shtëpi, si nga nxënësit edhe nga mësuesit
Në mes të Tiranës dhe kaloriferët ngrohen vetëm një orë paradite, ndërsa mbasdite që është akoma më ftohtë, nuk na u ngrohën fare. Nisur nga ajo që dëgjova nga kryetari i bashkisë së Tiranës, menjëherë pasi erdha nga puna dhe me duar të ngrira kisha hapur televizorin, u skandalizova dhe u ula të shkruaj shqetësimet e mia që i jetoj çdo ditë në punën time.
-Pse gënjeni, si nuk u lodhët dhe nuk ju vjen turp që gënjeni që shkollat tona kanë ngrohje në këto ditë të ftohta dimri? 
-Pse nuk keni kurajon të pranoni të vërtetën, përse? 
Duke e përjetuar situatën në arsim nga brenda dhe jashtë, si mësuese dhe si qytetare, jam e shqetësuar pafundësisht të kuptoj se çfarë po ndodh me pjesën më të rëndësishme, atë të ndriçimit mendor dhe shpirtëror të një kombi, me arsimin. Diku në një libër filozofik të mirëfilltë kam lexuar që intuita me racionalizmin duhet të jenë në të njëjtin hap kur analizojmë dhe argumentojmë një çështje, pasi vërtet duhet të bindim veten apo të tjerët me fakte reale, por nuk duhet të mohojmë që, ndonjëherë në kuptimin apo në njohjen e situatave të ndërlikuara, rol të rëndësishëm luajnë ndjenjat dhe intuita jonë, e cila përbën anën subjektive…


Për më tepër në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”
Sigal