Auditor i hapur studentor/ 24 janar 2020, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

830
Sigal

Moduli akademik “Filozofia e Integrimit Evropian” në Departamentin e Filozofisë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës synon ndërtimin e një mjedisi akademik dhe publik idesh, argumentash, debati, projektesh per funksionimin e Bashkimit Evropian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në të.

Aftësimi i studentëve është programuar përmes metodologjive të ndryshme studimore dhe kërkimore mes të cilave janë edhe Auditoret e Hapura Studentore me ekspertë të fushës nga organizata ndërkmbëtare, përfaqësues diplomatikë apo nëpunës të shtetit të fokusuar në problemet e integrimit të vendit. Ftesa për këtë Auditor(i dyti pas ftesës për Ambasadorin e Ҫekisë dhe Sllovakisë në RSh)  i është drejtuar Ambasadores së Suedisë në Republikën e Shqipërisë H. E. Znj ELSA HASTAD.

Agjenda  11.00-12.30

  1. 00-11.10 Mirëseardhja dhe prezantimi i FSHS nga Dekani, Prof. Dr Edmond Rrapti,

11.10-11.15  Ҫfarë përfaqëson Departamenti i Filzofisë në FShS, Përgjegjësja e     Departamentit, Dr.Aida Goga

11.15-11.20 Moduli akademik dhe pjesmarrja studentore në debatin për BE, partnerët tanë. Titullarja e lëndës, Dr. Majlinda Keta

  1. Diskutimi dhe mesazhi i Ambasadores
  • Pyetje nga auditori studentor për Ambasadoren, moderon Dr. Zemaida Mozali
  1. Refleksione mbi Auditorin. Dr. Majlinda KETA