Universiteti "Marin Bareti” diplomon sot studentët e tij, duke festuar vitin e 11 të jetës së institucionit



Festa e diplomimit në UMB zbukurohet nga vlerësimi shkëlqyeshëm i ekspertëve britanikë

SHLUJ “Universiteti Marin Bareti” diplomon sot studentët e tij, duke filluar, njëkohësisht, vitin e 11 të jetës së institucionit, një dhjetëvjeçar të ri, i cili do ta ngrejë atij edhe më lart cilësinë dhe, bashkë me të, reputacionin dhe autoritetin.

Në këtë atmosferë, ceremonia e sotme barti një rëndësi të veçantë: në procesin e vlerësimit të jashtëm institucional të cilësisë, institucioni u paraqit denjësisht dhe tregoi shumë vlera të padiskutueshme akademike, të realizuara brenda një periudhe që përfshin formimin e studentëve që u diplomuan sot. Në fjalën e tij të rastit, rektori i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, informoi te gjithë të pranishmit për rezultatet e shkëlqyeshme që UMB mori në vlerësimin paraprak të firmosur nga ekspertët e Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë QAA:

            - Vlerësimi shprehet për pesë fusha veprimtarie:

            ● Standardet për Organizimin dhe Menaxhimin e Institucionit,

            ● Standardet për Burimet (njerëzore dhe financiare),

            ● Standardet për Kurrikulën Universitare,

            ● Standardet për vlerësimin e Mësimdhënies, Mësimnxënies dhe Kërkimit,

            ● Standardet për Studentët dhe Mbështetjen e tyre.

            - Për të pesë fushat, ekipi i vlerësimit të jashtëm është shprehur me vlerësimin maksimal (shkalla e katërt ndër katër të mundëshmet): “Standardet Shtetërore të plotësuara tërësisht”.

Pas kompanisë gjermane në vitin 2011, tashmë janë edhe ekspertet britanikë të cilët vleresojnë dhe rikonfirmojnë shkëlqyeshëm UMB- në!

Breza studentësh të cilët pasi kanë kaluar rrugëtimin e gjatë nëpër auditorë nën përkujdesjen e pedagogëve të tyre që janë munduar të jenë jo vetëm mentorë akademike por edhe udhërrëfyes të rrugëtimit të gjatë jetësor, tanimë jane profesionistë shumë të mirë. Qindra juristë, ekonomistë, menaxherë, financiarë, psikologë, sociologë dhe politologë janë formuar në auditorët e këtij universiteti.

Duke u mbështetur në modele universitare që njohin një traditë dhe sukses shumëshekullor, UMB sjell risinë e përqasjes, ku harmonizohen modelet më të mira perëndimore me kërkesat që parashtrojnë sot të rinjtë dhe shoqëria shqiptare.

           

   Sot më shumë se kurrë barletasit duhet të jenë:

• krenarë që meritonijnë një diplomë që certifikon një formim cilësor;

• krenarë që janë pajisur me dije për të hyrë me besim në jetën profesionale;

• krenarë që janë brez i një kulture tradicionale të pasur shqiptare;

• krenarë që janë qytetarë të një Republike akoma me shumë halle e probleme, që pret prej tyre të çlirohet nga ato, të prosperohet më tej dhe ta përfaqësohet denjësisht si komb në bashkësinë evropiane....;

Në keto 11 vite UMB dallohet nga të gjithë universitetet e tjera, pasi në qendër te aktivitetit ka studentin, barletasin. Barletasit janë shpirti dhe energjia e universitetit. Aktivitetet e tyre dhe udhëheqja  e kujdesshme që ju bëhet që në vitin e parë e deri në mbarim të studimeve me anë të zyrave studentore i ndihmon ata që të kuptojnë rendësinë e tyre në shoqëri por njëkohësisht i bën të përgjegjshëm për të ardhmen.