Anulohet konkursi për drejtorë për 9 gjimnaze të Tiranës

941
Sigal

Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë ka shpallur në faqen e saj zyrtare kandidatët fitues për drejtorë në gjimnazet e Tiranës. Kështu pas përfundimit të konkurseve janë shpallur drejtorët e rinj për 4 gjimnaze të Tiranës, ndërsa njoftohet se është anuluar procedura e konkurrimit për drejtorë të 9 gjimnazeve të tjera. Porse nuk është dhënë asnjë njoftim për arsyen e këtyre anulimeve.

Njoftimi

DAR Tiranë, në zbatim të nenit 55 të Ligjit Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “ Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, pikës 4, të ndarjes E, të Kreut 1, të Udhëzimit Nr.57, datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”, në përfundim të procedurës së konkurseve të zhvilluara, njofton se:

Kandidatët fitues

– Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Petro Nini Luarasi“, Tiranë është znj.Teuta BRAÇAJ.

– Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Qemal Stafa“, Tiranë është znj.Nina GUGA.

– Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Abdulla Keta“, Tiranë është znj.Ardita GJINI.

– Kandidati i shpallur fitues për drejtor të gjimnazit “Andon Zako Çajupi“, Tiranë është znj.Margarita SHATRO.

Procedura e konkurrimit është anuluar për gjimnazet:

– “Besnik Sykja”, Tiranë

– “Sinan Tafaj”, Tiranë

– “Kostandin Kristoforidhi”, Tiranë

– “Arben Broci”, Tiranë

– “Eqrem Cabej”, Tiranë

– “Ismail Qemali”, Tiranë

– “Myslym Keta”, Tiranë

– “Aleks Buda”, Tiranë

– “Sami Frashëri”, Tiranë