Anglia, shteti me universitetet më të shtrenjta në botë

35

Studimi i Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim
Ekonomik dhe Zhvillim OECD ka treguar se Anglia ka tarifat më të larta të
shkollimit universitar në botë.
Sipas
gazetës britanike Guardian, studimi ka përfshirë më shumë se 34 vende të botës
dhe vetëm universitetet shtetërore. Pas Anglisë, në vendin e dytë me tarifat më
të larta të shkollimit universitar janë SHBA-të, e ndjekur nga Japonia.
Mesatarisht
një student në universitetet angleze për studimet e diplomës në periudhën
midis 2013 dhe 2014, ka paguar 6 mijë paundë në vit (8 mijë e 490 euro).
Tarifat e shkollimit në SHBA në të njëjtën periudhë arrinin rreth 3 mijë e 300
paundë në vit, ndërsa në Japoni arriti në 3 mijë paundë.
Raporti
vë në dukje se të dhënat në SHBA nuk janë relevante për shkak se në këtë
vend dominojnë universitetet private, të cilat nuk janë marrë parasysh.