Akuzat e PS, reagon Edlira Late: Shpifjet nuk mund të ndalin reformat në arsimin e lartë

2019
Sigal

Ditën e djeshme ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës pas deklaratës së deputetes së Partisë Socialiste Ledi Shamku, për arsimin. Deklaratave të deputetes socialiste i është kundërpërgjigjur Drejtoresha  e Përgjithshme e Arsimit të Lartë, Edlira Late, e cila i ka cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra. “PS, sot vazhdoi të sulmojë, të nxijë deri të mohojë sistemin e arsimit të lartë në vend.  Zhvillimi i arsimit të lartë dhe liberalizimi i tij i ka dhënë sot çdo të reje dhe të riu mundësinë që të realizojë ëndrrën për studime universitare. PS, e fyen ,e përbuz  dhe e nxin këtë ëndërr” është shprehur drejtoresha Late. Në reagimin e bërë për shtyp thuhet se sot shkollimi rrit shanset e të rinjve për punësim dhe punë më të kualifikuar dhe vetëm kreu i PS mendon se ky shkollim të çon në papunësi. PS, vazhdon të kërcënojë të rinjtë shqiptarë se diplomat janë të pavlefshme. Më tej drejtoresha Late, ka theksuar se: “ Në deklaratën e sotme PS, kërcënon se do të mbyllë universitetet rajonale duke goditur rëndë punën, përpjekjet, investimin në dekada në dobi të zhvillimit ekonomik të rajoneve. Sot universitetet publike rajonale në Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, mbulojnë rreth 50 për qind të studentëve të Universiteteve Publike të Shqipërisë”. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës universitetet janë reformuar për t’u shërbyer nevojave të zhvillimit të rajoneve, duke ju ofruar shërbim arsimor, të rinjve e të rejave në rajon dhe më gjerë dhe se profesorati i këtyre universiteteve është i kualifikuar në universitetet më të mira, brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu drejtoresha Late ka theksuar se: “Me deklaratën e sotme  selia mavi goditi drejtpërdrejt  punën dhe përkushtimin e pedagogëve të universiteteve. Mashtrimi i fundit ishte ai për mosrritjen e pagave të pedagogëve, kur fakti është se pagat e pedagogëve janë rritur nga 25-69%, krahasuar me vitin 2005. PS, shpifi duke thënë se reforma financiare në arsimin e lartë është miratuar me një VKM. Ndërkohë që nuk ka asnjë vendim qeverie për këtë reformë financiare”. Sipas drejtoreshës nihilizmi patologjik i PS dhe motoja e saj “shpif shpif se diçka do mbetet” nuk mund të ndalë reformën në arsimin e lartë, për një arsim cilësor që i afrohet gjithnjë e me shumë standardeve të vendeve europiane.

Rregullat për grumbullimin e provimeve të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, organizojë transportin e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore. Po ashtu do të merren masa edhe për ruajtjen e mjediseve në shkolla, në AKP dhe në qendrat e vlerësimit të testeve. Format e këtij bashkëpunimi përcaktohen në urdhrin e përbashkët të dy ministrave përgjegjës. Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimeve bëhet me procesverbal. Materialet e provimit tërhiqen në AKP nga kryetari i KMSH-së, përfaqësuesi i autorizuar i MASH-it dhe shërbimet e policisë së shtetit, sipas një grafiku të përcaktuar. Personat e autorizuar, sipas këtij neni, mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e materialeve të provimit. Materialet e provimit tërhiqen me procesverbal në KMSH 1 orë para fillimit të provimit nga PAP, në prani të përfaqësuesit të MASH-it; 2. Përfaqësuesi i KMSH-së dhe PAP mbajnë përgjegjësi sipas dispozitave ligjore në fuqi, për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e materialeve të provimit, deri në momentin e hapjes së tyre. Pas shpërndarjes së testeve, për testet që teprojnë PAP dhe AP hartojnë procesverbal dhe i mbyllin ato (testet dhe procesverbalin) në një zarf. Ky zarf vuloset dhe vendoset në një vend të sigurt, brenda mjediseve të provimit, deri në përfundim të tij. Pas përfundimit të provimit, AKP i dorëzon me procesverbal PAP test-broshurat e plotësuara nga çdo maturant/kandidat, të ndara sipas llojit të testit. Test-broshurat e plotësuara, ato të papërdorura si dhe materialet e tjera të provimit, PAP i mbyll kutit në prani të përfaqësuesit të KMSH-se dhe AKP.

Procedura e vulosjes së kutive

Kutia e mbyllur vuloset nga drejtori i shkollës, në mjediset e së cilës zhvillohet provimi. Në rast të grupimit në një mjedis të maturantëve/kandidatëve nga shkolla të ndryshme, përdoret vula e shkollës pritëse. Kur provimi zhvillohet në mjedise të tjera, jo shkolla, atëherë kutia vuloset nga drejto-i i shkollës që ka numrin më të madh të maturantëve/kandidatëve. Përfaqësuesi i KMSH-së dhe PAP dorëzojnë me procesverbal në KMSH kutinë me materialet e provimit. Pas përfundimit të provimit, përgjegjësi i DAR/ZA-së shoqëron kutitë e mbyllura dhe të vulosura dhe i dorëzon ato në AKP.

Zyrtare/Kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur për njohjen e diplomave të huaja

 

MASH: Lista e re me 220 emra që u është konvertuar diploma

Publikohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lista e re me emrat e personave që u është njësuar diploma. Janë 220 emra të rijë që duhet të tërheqin diplomat e njësuara. Burime nga MASH, bëjnë të ditur se numri i studentëve shqiptarë që janë kthyer në atdhe, pas përfundimit të studimeve dhe që kanë dorëzuar dokumentet në MASH për konvertimin e diplomës është rritur. Përfaqësues pranë MASH-it pohojnë se për periudha të caktuara ka pasur dyndje për konvertimin e diplomave të huaja dhe kryesisht, janë studentë të kthyer nga shtetet fqinje, si Italia apo Greqia. Ndër të tjera, specialistët thonë se për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të sapo kthyer, që duan të punësohen në vend apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45-ditëshi, ndërsa për rastet që dyshohen se kanë dokumente të falsifikuara, procedurat zgjasin.

Dokumentet që merren në shqyrtim

Burime pranë MASH-it konfirmojnë se fusha e veprimtarisë së njohjes së kualifikimeve të fituara kryhet nga Drejtoria e Politikave të Arsimit të Lartë dhe ka për qëllim:

a) Të administrojë dhe të kryejë procedurat për të gjitha aplikimet për njohje të diplomave të përfunduara të ciklit të parë, të ciklit të dytë, të diplomave Master i Nivelit të Dytë, si dhe certifikatave të specializimit të fituara jashtë shtetit;

b) Të kryejë procedurën verifikuese për vërtetësinë e certifikatave apo diplomave të tjera universitare, të fituara jashtë shtetit kur kërkohet nga institucione të tjera;

c) Të kryejë procedurën verifikuese për vërtetësinë e certifikatave apo diplomave universitare të fituara në Republikën e Shqipërisë, kur kërkohet nga institucione të tjera jashtë shtetit. Ndërkohë, MASH-i nuk do të shqyrtojë diploma dhe kualifikime të fituara nga institucione të akredituara në Republikën e Shqipërisë, kurse studimi të paplotësuara. Këto shqyrtohen nga Institucioni i Arsimit të Lartë, ku aplikanti kërkon të vijojë/përfundojë studimet në përputhje me statutin/rregulloren e tij; certifikata për kurse të vetme si gjuhë e huaj, kompjuter, diploma ose certifikata lëshuar nga institucione të huaja që nuk kanë legjitimitetin e duhur; dokumentet që nuk janë origjinale apo të njëvlershme me to, diploma ose certifikata të fituara në shkolla të larta ushtarake, përjashtuar diplomat për drejtime civile të studimeve, si dhe diploma dhe certifikata të fituara në shkolla të larta fetare, përjashtuar diplomat për drejtimet civile të studimeve.

Procedura e aplikimit

Sipas udhëzimit më të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

a) Formatin e aplikimit të plotësuar;

b) Diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit;

c) Listën e notave ose suplementin e diplomës;

d) Dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;

e) Mandat-pagesën.

Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Ndërsa për shtetasit e huaj, dokumentet duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Sipas udhëzimit të MASH-it, të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar. Aplikimi duhet të dërgohet me postë në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të MASH-it. Brenda 3 (tre) ditësh, Sektori i Njohjes së Diplomave (SENJOD) informon aplikantin për mbërritjen dhe plotësinë e dosjes.

Lista emërore e kandidatëve që iu është konvertuar diploma

Isa Erbas

Iva Capja

Ivianela Prifti

Jeton Omari

Joana Shabani

Joana Traja

Jona Dauti

Jona Leqejza

Jonida Dalipaj

Jonild Aliu

Jonilda Trebicka

Jorgo Caca

Jorida Cullhaj

Jorida Neziri

Josi Begaj

Julian Murati

Julian Nokaj

Jurilda Shimi

Katerina Gjidani

Katherine Marie Scott

Kimete Mehmeti

Klajdi Demko

Klajdi Terova

Klajdi Terova

Klara Bregu

Klara Qerraxhia

Klarenti Mone

Kledis Panajot Rumi

Klejda Tani

Klejdi Mullaj

Klevis Gjergji

Klevis Muda

Klodian Fejzulla

Klodian Mazniku

Klodian Muco

Klodiana Cankja

Klodiana Karasani

Klodiana Manaj

Koço Lubonja

Kosta Piro

Kostandin Gjyrgji

Kostantin Jerondati

Kristal Hykaj

Kristi Katundi

Kujtim Cera

Labinot Kadrija

Latif Hoxha

Laugjend Bunguri

Laura Saro

Ledia Vasjari

Ledian Cikalleshi

Ledina Zogolli

Leonidha Shyti

Libade Hidri

Liman Shehu

Linda Pino

Lindita Zaloshnja

Lindita Zaloshnja

Liridona Maliqi

Lisjana Elezaj

Lorena Ikonomi

Lorena Osmaj

Lorena Tona

Lorenc Janaq

Luan Fidani

Luca Santini

Ludovik Coba

Lulzim Hamitaj

Majlinda Qosja

Majlinda Vejseli

Malbora Hoxha

Manjola Islami

Manol Jovani

Manushaqe Lazri

Marenglen Cobo

Mariglen Debrova

Marija Berisha

Marinela Nurellari

Mario Karaj

Mariol Semini

Marion Mili

Mariya Makarova

Marjeta Kodra

Marjol Bozo

Marlen Kazani

Marseda Shtylla

Marsel Pishu

Marsida Hyseni

Martela Sinanaj

Massimo Santini

Massimo Santini

Matilda Andoni

Mauro Poceço

Mehmet Arslantas

Melina Papa

Melita Beca

Mentor Beqa

Miada Shpuza

Mihail Mizaku

Mihal Toda

Mimoza Sylejmani

Miranda Basha

Mirjel Dollani

Mixhait Matjan

Mukremin Ozkul

Mustafa Yerlikaya

Myrvete Latifaj

Myzejen Myftari

Nazim Cinni

Nertila Guri

Nertila Topciu

Nevzat Shemsedini

Niko Shupuli

Nikola Shaban

Nikoleta Serbin

Nikolin Mucollari

Nurxhihan Shaqiri

Odeta Berberi

Odhisea Kristo

Olga Konomi

Oliana Gjergjefi

Olta Bleta

Olta Tafaj

Oltjon Muzaka

Oltsen Gripshi

Orest Kokoneshi

Orion Sejdo

Ornela Galanxhi

Ornela Hysenbelliu

Ornela Sollaku

Pamela Dhora

Patris Poshnjari

Perparim Cela

Perparim Sulaj

Petar Terpo

Piergiuseppe Belleza

Pjerin Shoshi

Pjerin Shoshi

Rahim Cena

Rahman Aliu

Ramazan Mustafa

Razlind Shytaj

Rea Tako

Reda Josifi

Redih Lleshi

Reina Zenelaj

Remzi Bytyçi

Renata Balliu

Renata Rickels

Resmi Hoxha

Rezart Ferzaj

Rezarta Pirraçi

Rigels Dervishi

Rigers Zyferi

Roksana  Helena Noëak

Rudens Gega

Rudor Novi

Saimira Gjapi

Samedin Mehmeti

Sami Ikiz

Samidie Brija

Sandro Galluçi

Selim Bezeraj

Selim Bezeraj

Selma Marko

Selma Taspinar

Seyma Altun

Shkelqim Faja

Shkëlqim Muça

Shkelqime Fida

Shpetim Hasa

Sidita Gjipali

Siditan Zagani

Silva Cobo

Silvana Koro

Sokol Shtjefni

Sonila Reka

Sotiraq Kondi

Sotirios Gavriil

Stefano Turchetto

Stela Xhafa

Suela Çiço

Suela Dedja

Suela Rusha

Sukran Hazir

Sultan Ayfer

Tatiana Slavinskaya

Taulant Aruci

Taulant Kullolli

Thoma Kotja

Tonin Shehi

Trandafile Duka

Umit Gulseven

Valbona Hysa

Valbona Kondi

Valbona Selmani

Valmira Bozgo

Valmira Larashi

Vasilika Gribura

Vasjan Pace

Vera Gura

Viktor Caka

Violeta Kosta

Violeta Qerimi

Visar Sylaj

Vjola Duri

Vladimir Mitre

Xheni Ferra

Yakup Sahin

Yin Ëenjie

Ylber Mlloja

Ylli Halili

Ylli Kaceli

Ylli Shahaj

Yllka Kadi

Yunus Emre Yildiz

Zaim Malaj

Zakariya Albaroudi

Zamira Puka

Zenel Bajrami

Zhanklina Xheraj