Ahmetaj: Nga 1 marsi 2017, paga e mësuesve do të rritet me 10%

468

 Ministri i
Financave Arben Ahmetaj në takimin me mësuesit nga e gjithë Shqipëria tha se
ata do të përfitojnë një rritje page mesatarisht 10% e para sipas tij, pa marrë
borxh.

Sigal

 “Nuk është një
rastësi që vijmë në këtë ditë me krenari për të deklaruar rritjen e pagave dhe
pensione mesatarisht 10%”,- tha ai.

Ahmetaj
nënvizoi se: “Rritja e pagave dhe pensioneve në të kaluarën është bërë me
borxh, borxh në kurriz të fëmijëve të shqiptarëve dhe tatimpaguesve. Kjo është
rritja e parë që nuk krijon borxh. Në 2017 do ta ulim borxhin publik të paktën
me 1%”.

Ndërkohë, kryeministri Rama në të njejtin
aktivitet saktësoi se rritja e pagave nis që nga 1 marsi i vitit 2017-të.