Prof. Dr. Qemal Lame: Shteti, ekonomia dhe transferimi i fitimeve

666
Sigal

QEMAL LAME

SHTETI TË MBROJTJE EKONOMINË NGA TRANSFERIMI I FITIMEVE

 

Gjendja shqetësuese e transferimit të fitimeve në shuma te jashtezakonshme nga kompanitë e huaja, vazhdon me ritme te larta, favorizuar, mbështetur e mbrojtur nga shteti dhe me arsyetimin e zbatimit të ligjeve.

Banka e Shqiperise deklaroi se, për 9 mujorin e këtij viti, kompanitë e huaja kane nxjerre zyrtarisht nëpërmjet transaksioneve normale bankare kryesisht ne formen e fitimeve, 380 milionë Euro, me një rritje prej 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Kjo shumë arrin edhe nivelin më të lartë të fitimeve të transferuara, duke ia kaluar edhe periudhës 2008-2010. Kjo arsyetohet, së pari, me investimet jashte vendit te kompanive te huaja qe operojne ne tregun shqiptar dhe, së dyti, me politikat favorizuese qe qeveria shqiptare ka ndjekur ndaj tyre gjate viteve te fundit ku dominon ulja e tatimit mbi dividentin e pashperndare per disa vjet! Këto dy faktorë, tërheqin vëmëndjen për përgjegjsinë e shtetit e të sistemit financiar, efektivitetin e kapitalit të huaj dhe transferimin prej tyre te fitimeve. Specialistët e financave dhe të ekonomisë mendojnë se kjo politike është tejet e diskutueshme, përcaktohet si klienteliste dhe favorizuese dhe dyshohet se janë veprime të ndermarra ne shkelje te ligjeve ne fuqi. Gjendja justifikohet në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit të riinvestuar në shumën 115 milionë euro, si pasojë e zgjerimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj që operojnë në vend. Në të njëjtën kohë, pagesat e interesave shënuan nivelin 25 milionë euro. Por, krahas rritjes së fitimeve nga kompanitë e huaja, një tjetër arsye që ka nxitur transferimin e tyre, lidhet me një lehtësi fiskale të ndërmarrë nga qeveria, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8 për qind për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, nga 15 për qind që ishte më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019. Qeveria zbatoi këtë politikë tatimore për të marrë më shpejt tatimet mbi fitimin. Por nuk u parashikuan pasojat e rënda. Kjo praktikë nxiti valën e shpërndarjes së fitimeve të mbartura nga 4 kompanitë e huaja më të mëdha që ishin  përfituesit kryesorë dhe kishin më shumë se 500 milionë euro fitime të pashpërndara.

Kompania që bëri shpërndarjen më të madhe të dividend ishte Telekom Albania me 50 miliardë lekë, 400 milionë euro, si dividend për aksionerët e Cosmote Mobile Telecommunication. Përfituesi i dytë më i madh ishte Banka Kombëtare Tregtare, që ka derdhur 193 milionë lekë pagesë për dividend, i ndjekur nga Tirana International Airport, me 158 milionë lekë, Raiffeisen, 67 milionë lekë. Këto katër kompani janë me kapital të huaj, Në vend që të kërkohej llogari dhe të detyroheshin të bënin pagesat në kohë, u zbatua politika tatimore në dobi të tyre dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Duke e ballafaquar këtë gjendje me problemet që përjeton vendi, ju vëmë në dukje këtyre kompanive që të dëshmojnë korrektësi në zbatimin e marrëveshjeve me shteti shqiptar. Ato bëjnë detyrën e tyre me reaklamat në median deri edhe për mbledhjen e fondeve për ndihmën pas tërmetit, por vetë nuk kanë deklaruar as një cent për ndihmë konkrete!? Kompanite me normen me te larte te fitimit, të cilat marrin mbrapsht si fitim, më shumë se gjysmën e të ardhurave të realizuara gjatë vitit, mbeten koncesionarët sëbashku me subjektet që punojnë me tenderë publikë. Rregullat ligjore, praktika zyrtare që zbatohet nga institucionet shtetërore dhe kompanitë e huaja dhe analiza e tyre sipas normave e praktikës ndërkombëtare në shtetet ku ato kompani kanë qendrën shtrojnë disa probleme që tërheqin vëmëndjen shqetësimet e krijuara për zbatimin e kritereve ligjore dhe dyshimeve për korrupsion.

  1. Transferimi i fitimeve eshte nje e drejte e garantuar nga legjislacioni shqiptar ne fuqi dhe nga konventat nderkombetare ne te cilat vendi yne eshte pale. Njëkohësisht është e domosdoshme të kuptohen e të zbatohen drejtë në praktikë parimet e shtetit të së drejtës në kapitalizmin human ka natyrë sociale, ku mbështet ekonomia e financat, duke mbrojtur interesat publike dhe ushtruar kontroll të rreptë ligjor ndaj bisnesit dhe respektimin ne kohë e në masën e caktuar detyrimeve ndaj buxhetit të shtetit, lufton informalitetin, fitimet e paligjshme me manipulime të prodhimit, shërbimeve, shitjes, bilanceve të dubluara etj.

2.Shteti nuk ka nën kontroll fitimet e kompanive të huaja në sektorët kryesorë të ekonomisë që rregullohen nga vetë shteti. Entet rregullatore nuk veprojnë fuqishëm për mbrojtur ekonominë kombëtare sidomos në telekomunikacion, miniera, etj. Nuk ruhen ekulibrat e nevojshme midis qeverisë, bisnesit, buxhetit të shtetit dhe konsumatorëve. Firmat e huaja vinë dhe investojnë duke vlerësuar në radhtë të parë fitimin, kushtet favorizuese të legjislacionit e politikën financiare, tregun e lirë të fuqisë punëte, konkuerencën e parëndsishme etj. Ndërsa transferimi gjikant i fitimeve si ndodh në Shqipëri, nuk ka të krahasuar me praktikën ndërkombëtare. Ne keto kushte, kuptohet se nuk tregohet vëmëndja e kërkuar per efektivitetin dhe rolin institucional te enteve regullatore. Për kete aresye, eshte veshtire te shpresohet ne nje funksionim te drejte dhe respektim te interesave kombetare  te ekonomise se tregut te lire ne vendin tone.  Problem shqetësues evidentohet edhe rritja e metejshme e kontrollit te qeverise mbi disa ente rregullatore që mendohet se nuk plotësojnë sa duhet kërkesat e qeverisë. Veprime të tilla duken në emërimet dhe shkarkimet suprizë të anetareve te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, sic tregon edhe qëndrimi i ketyre diteve ndaj antarit te ketij keshilli Arben Malaj në Kuvendin e Shqiperise, që kritikohet si vendim politik ndaj ideve të tij.

3.Politika fiskale për bisneset e mëdha ka favorizuar kompanitë e huaja pa u vlerësuar në masën e domosdoshme edhe interesat e ekonomisë kombëtare. Në dyshimet për favorizimin e padrejtë të bisnesit të madh, ndikon fakti se bisnesi si nder sponsoret kryesore te medias, si dhe te fushatave elektorale ne vendin tone.

Fluki i madh i nxjerrjes se fitimeve jashte vendit, është nje prove tjeter se politikat favorizuese nuk kane sherbyer sa kërkohet në interesat e ekonomise sone kombetare. Politikat e investimeve dhe ato fiskale janë shfrytëzuar nga grupet monopoliste për rritjen e fitimeve në mënyrë të pakontrolluar dhe pa u ndjerë përgjegjsia për tatimet dhe buxhetin e shtetit. Dyshimet për fitimet maramendëse kane ndikuar në forcimin e mendimeve për të cilësuar disa pronarë sipërmarrjeje si oligarkë të rinj. Prandaj kërkohet ti kushtohet vëmëndje politikave favorizuese të bisnesit në sektorët strategjikë, të mbështeten sa është e nevojshme por edhe të kërkohet llogari me rreptësi për efektivitetin e investimeve dhe realizimin në kohë të përmirësimeve në infrastrukturë, pagesave në buxhetin e shtetit, transparencës në bërjen e bilanceve ekonomike e financiare, evidentimit të saktë të veprimeve me prodhimin, shitjen, arkëtimin etj. Është e patolerueshme që nafta, kromi, etj., që kanë qenë kontribuesit kryesorë të ekonimisë kombëtare të deklarohen nga sipërmarërsist e huaj monopolistë si sektorë me humbje e të shmangin detyrimet ndaj buxhetit të shtetit.

4.Banka e Shqipërisë është e domosdoshme të forcojë rregullat për mbrojtjen e interesave kombëtare në kontrollin e transferimit të fitimeve jashtë shtetit nga kompanitë e huaja.

Banka e Shqipërisë, më 18.12.2019, ka miratuar paketën për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Këto vendime do të ishin edhe më të rendsishme po te reflektohej edhe ne gjendjen skandaloze te transferimit te fitimeve jashte shtetit.

Fitimet e transferuara nga kompanitë në shtetin ku kanë qendrën e tyre, mund të cilësohen si dhuratë për krishtëlindjet dhe vitin e ri 2019. Do të ishte në nderin e tyre të reflektonin dhe të kontribonin në rritjen e investimeve dhe të ndihmonin edhe në mënjanimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.