Prof. Dr. Alqi Naqellari: Italia partneri ynë kryesor ekonomik

757
Sigal

Prof. Dr Alqi NAQELLARI

Italia ka qenë dhe është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë. Është e rëndësishme që edhe në të ardhmen Italia të vazhdojë të shihet si partner kryesor strategjik ekonomik. Marrëdhëniet me Italinë duhet të forcohen dhe të thellohen në të gjitha fushat duke përfshirë edhe marrëdhëniet politike e sociale. Arsyet pse Italia duhet të jetë partneri kryesor, me përfitime ekonomike, politike e sociale, janë të shumta.

E para, Italia është nga vendet më të zhvilluara të botës. Ajo e ka pasur GDP-në 1868 miliardë $, në vitin 2018. Renditet vendi 8 në botë pas SHBA-së, Kinës, Japonisë, Gjermanisë Indisë, UK dhe Francës. GDP-ja italiane është 121 herë më e madhe se GDP-ja shqiptare. GDP-ja shqiptare është sa shpenzimet ushtarake të Irakut. Shqipëria renditet në vendin e 119 në botë në krah të Mozambikut, Maltës, Burkina Fasos etj. Italia e ka GDP-në më të lartë sesa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku. Serbia e ka GDP-në 51 mld ose 3.3 herë më të lartë se GDP-ja shqiptare. Të ardhurat mesatare për frymë janë 34 mijë $.

Italia importet në 2017 i ka pasur 433 mld$. Vendet kryesore nga importon janë Gjermania 16.3%, Franca 8.8%, Kina 7.1%, Hollanda 5.6%, Spanja 5.3%, Belgjika 4.5% (2017) etj. Importon produkte inxhinierike, kimikate, pajisje transporti, produkte energjetike, minerale dhe metale jo me ngjyra, tekstile dhe veshje; ushqim, pije, duhan etj.

Eksportet në 2017 kanë qenë 496.3mld $. Vendet kryesore që eksporton janë Gjermania 12.5%, Franca 10.3%, US 9%, Spanja 5.2%, UK 5.2%, Svicera 4.6% (2017) etj. Mallrat që eksportojnë kryesisht produkte inxhinierike, tekstile dhe veshje, makineritë e prodhimit, automjetet motorike, pajisjet e transportit, kimikatet; produkte ushqimore, pije dhe duhan; minerale, metale jo me ngjyra etj. Sektor primar Italianët konsiderojnë Bujqësinë, sekondar konsiderojnë industrinë dhe terciar sektorin bankar.

Të dhënat për ekonominë italiane tregojnë se Italia me potencialet ekonomike reale mbulon çdo nevojë eksporti dhe importi të ekonomisë shqiptare. Ajo duhet të mbetet partneri kryesor ekonomik. Krahas Italisë Shqipëria duhet të shfrytëzojë edhe tregjet më të afërta kufitare Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Greqinë, pa hequr dorë nga vendet e ish BRSS për importin e drithërave.

Duke qenë se Italia është një nga vendet më të zhvilluara në botë ka një shkallë të lartë teknologjie, në këtë mënyrë niveli çmimeve të produkteve, industriale është i ulët. Për 10 vitet e fundit norma e inflacionit ka variuar nga 3.5% në 2008 në -0.1 në 2016 dhe 1.2% në 2018. Ky nivel i ulët ka pasur efektin e tij edhe në ekonominë shqiptare.

E dyta, në Itali punojnë dhe jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë. Në vitin 2018 numri i shqiptarëve rezidentë në vendet e Bashkimit Evropian ishte 990,372 sipas Eurostat. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%. Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë. Të huajt në Itali përbëjnë 5% të totalit të popullsisë italiane. Ndër të huajt atje, 12% e zënë ata me shtetësi shqiptare. Shqiptarët janë integruar kënaqshëm në shoqërinë italiane. Ata punojnë dhe kontribuojnë në të gjitha fushat e jetës, në ekonomi, arsim, kulturë e art.

E treta, shqiptarët kanë investuar në Itali. Sipas Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Italisë dhe të Movimrepse numëroheshim 30,021 sipërmarrje të themeluara nga emigrantët shqiptarë në të gjithë Italinë. Në sektorin e ndërtimit të specializuar funksionojnë 19511 biznese, ndërsa 2,979 operojnë në fushën e ndërtimeve të godinave. Bizneset në sektorin e ndërtimeve zënë thuajse 72 për qind të totalit të gjithë aktiviteteve të shqiptarëve në Itali.

Në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, si dhe në sektorin e shërbimeve operojnë përkatësisht rreth 16 për qind e sipërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët.

Pesha e sipërmarrjeve është më e ulët në sektorët prodhues, agro-përpunues dhe transport, ku sipërmarrjet shqiptare përllogariten të jenë rreth 2000.

Për sa i përket qyteteve italiane ku sipërmarrësit shqiptarë kanë marrë më së shumti iniciativë të ngrenë bizneset e tyre janë: Firence me 1,702 biznese, Milano me 1,608 biznese, Genova me 1,356 biznese, Torino me 1031 biznese, Savona me 998, Roma me 917 biznese, Perugia me 702.

E katërta, marrëdhëniet kulturore me Italinë kanë qenë të hershme. Në Itali jetojnë dhe studiojnë mbi 10 studentë shqiptarë. Italia ka numrin më të madh të studentëve shqiptarë, ku në 2016-n sipas të dhënave të Eurostat studionin rreth 10,724 studentë shqiptare në universitetet italiane. Në krahasim me një vit më parë numri i tyre ka rënë me rreth 724 studentë. Vende të tjera të rëndësishme që studiojnë studentët shqiptarë janë; 1633 në Greqi, 886 në Turqi, 481 në Francë etj.

E pesta, investimet Italiane në Shqipëri janë permanente dhe të konsiderueshme.

Ndër investuesit kryesorë në Shqipëri janë Italia dhe Greqia,. Në vitin 2007, investimet e huaja direkt me origjinë greke zinin vendin e parë, por pas krizës financiare-ekonomike nuk pati më shumë investime në Shqipëri. Në vitin 2007 investimet me origjinë italiane zinin vendin e dytë, por nga viti 2010 dhe 2011 u vu re një rënie e investimeve italiane në Shqipëri. Në vitin 2011 peshën më të madhe të investimeve në vendit tonë e zotëronte Kanadaja. Investimet kanadeze janë të përqendruar në kërkimet dhe në prodhimin e naftës dhe gazit. Edhe investimet turke zënë një pjesë të rëndësishme në investimet e huaja në Shqipëri. Këto investime janë të përqendruara në sistemin bankar, në industrinë e metaleve, telekomunikacion etj. Renditja e tyre është; Kanada, Zvicër, Holandë, Itali, Turqi, Greqi etj.

10 vitet e fundit shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur me 80%. Të dhënat e Bankës së Italisë tregojnë që investimet italiane në Shqipëri arrijnë në 3.5 mld euro. “Kemi shumë gjëra të përbashkëta, gjeografia, kultura, mikpritja. Kjo marrëdhënie duhet të vijojë edhe në aspektin ekonomik që na lidh bashkë. Ka shumë elementë që dua të përmend. Njohja e gjuhës ul kostot mes dy palëve në biznes. Në Shqipëri një punonjës është relativisht më i lirë etj.”- theksonte Ambasadori Italian në 2018 z. Scalfarotto. Sektorët që ai rekomandon janë; i Infrastrukturor, Përpunimi Ushqimor dhe Energjia (Green Tech).

E gjashta, marrëdhëniet me Italinë janë të hershme. Investimet Italiane në Shqipëri u shtuan në thellësi dhe gjerësi në periudhën e Zogut. Ato u zgjeruan në sektorin Bankar me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të Kompanive të Siguracioneve etj. Investimet italiane u përqendruan në sektorin e minierave, të bujqësisë, në sektorin e energjetikës, të karburanteve etj. U krijuan një sërë kompanish të përbashkëta shqiptaro-italiane. Italianët lëvruan një kredi të rëndësishme për ngritjen e sistemit rrugor, të thellimit të porteve, të ndërtimit të ndërtesave publike, të shesheve, objekteve kulturore etj. Kompania SVEA ishte kompania kryesore që veproj në Shqipëri. Një pjesë e urave të ndërtuara nga Italianët janë edhe sot, si Ura e Zogut, Ura e Dragotit, e Leklit etj. Italianët dhe Austriakët ndërtuan sistemin fillestar rrugor shqiptar, në bazë të të cilit u ndërtuan rrugët pas çlirimit.

E shtata, Italia ka qenë dhe mbetet vendi kryesor me të cilin realizohen mbi 48% të eksporteve dhe të importeve. Shqipëria eksporton në mbi 100 vende. Pas vitit 2000 biznesi shqiptar e ktheu kokën nga Italia dhe Greqia. Importet nga Greqia ishin të mëdha por ato u ulën dukshëm me futjen e euros si monedhë shtetërore në Greqi. Edhe eksportet u zvogëluan. Vendi kryesor që mbeti në eksporte dhe importe ishte Italia. Arsyet i kemi shpjeguar më lartë. Më poshtë po japim tabelat e eksporteve sipas vendeve për të parë rolin e Italisë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Eksportet sipas vendeve

eksporte 1996 2000 2005 Eksporte 2010 2018
ITALI 58.3 71.2 72.4  Italia 51.0 48
GREQI 13.0 12.1 10.5 Kosova 6.2 8.7
TË TJERA 2.6 0.6 5.3 Spanja 3.5 7.8
GJERMANI 7.0 6.7 3.3 Gjermania 2.8 4.3
TURQI 3.1 0.7 1.7 Greqia 5.4 4.2
MAQEDONI 2.7 0.7 1.6 2018 mld/All 2018%
SHBA 1.2 0.9 1.0  Serbi 8,035.00  2.59
SERBI & MALI I ZI 1.4 2.8 0.8  Rusia  92  0.03
TË TJERA 10.7 4.3 3.4  Kosovë  27,093  8.73
  Maqedonia 8,543  2.75
        Mali i Zi 5,690  1.83

Burimi. INSTAT

Eksportet me Italinë kanë rënë nga 58.3% në 1996 në 48% në 2018. Me Greqinë janë ulur nga 13% në 4.2%, me Gjermaninë janë ulur me 2.7% etj. Karakteristik është se janë shtuar vende t si Kosova me 8.7% që zë vendin e dytë pas Italisë, Spanja me 7.8% etj. Ky trend jep mundësi që bizneset shqiptare të përqendrohen në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, si në aspektin e eksporteve edhe në atë të importeve. Hapja e Kosovës dhe problemet e saj me Serbinë duhet të shfrytëzohen nga biznesi dhe qeveria shqiptare në mënyrë që tregu Shqipëri-Kosovë të integrohet dhe shkëmbimet midis tyre të jenë pa kurrfarë tarife apo takes, por të kenë lirshmëri veprimi në qarkullimin e tyre. Nuk ka arsye që të shikohen vendet e tjera kur kemi vendet kufitare me kryesuese Italinë.

            Grafiku i dinamikës së eksport 2005-2018

Grafiku i dinamikës së importeve 2005-2018

Eksportet 2019

Tregues i zhvillimit dhe rritjes së një ekonomie prodhuese dhe jo konsumuese janë eksportet. Një ekonomi e fuqishme, me zhvillim normal mban Bilanc Tregtar të Balancuar. Në këtë aspekt Italia e Ka BT me rezultat pozitiv, ndërsa Shqipëria e ka me rezultat negativ 3 importe 1 eksport. Eksportet shqiptare janë shumë të ulëta në krahasim me mundësinë tërheqëse të ekonomisë italiane. Për këtë shkak nuk mund të thuhet asnjëherë se eksportet shqiptare u ulën nga ulja e kërkesës së huaj për importe. Italia nuk i ka fare në konsideratë në shifër absolute eksportet shqiptare, ajo mund ti dhjetëfishojë ato pa asnjë lloj problem. Defekti qëndron te ekonomia shqiptare e cila vazhdon akoma të jetë një ekonomi primitive, në prodhime dhe eksporte. Ajo vazhdon të eksportojë përgjithësisht lëndë të para, bimë mjekësore, kafshë, lëkurë, pllaka guri dhe më së shumti konfeksione, tekstile dhe këpucë. Tekstile dhe këpucë zënë 40% të eksporteve. Ky zë përgjithësisht është rieksport i pa lidhur shumë me përdorimin e faktorëve të brendshëm ekonomikë. Ky sektor më së shumti shfrytëzon çmimin e ulët të fuqisë punëtore pak të kualifikuar. Nga Shqipëria eksportohet pak produkt i gatshëm, i përpunuar. Mineralet nuk eksportohen të përpunuara por bruto, siç nxirren nga nëntoka.

Të dhënat tregojnë qartë se çfarë produktesh eksporton Shqipëria. Përgjithësisht janë produkte që kërkojnë punë të gjallë, pra produkte ekstensive. 40% tekstile, që janë edhe rieksporte, 18% minerale, 7% material ndërtimi që kryesisht janë material që eksportohen në Kosovë si tulla çimento apo të tjera inerte. Shumë pak eksporte ka nga produktet e përpunuara.

Interesant është edhe dinamika e importeve. Shqipëria importon nga 189 vende, mbizotërojnë importet nga Italia me 48%, Turqia me 7.8%, Greqia me 8.7%, Kina me 4.3% etj. Interesante është se janë rritur dukshëm importet nga Serbia në 3.4%. Nga Serbia importohet rreth 21.7 ml euro ndërsa në Kosovë eksportohet po rreth 21 ml euro. Kështu ajo që merret nga Kosova kalon në Serbi. Në këtë rast Shqipëria shërben si një ndërmjetës i eksporteve Serbe në Kosovë. Kjo nuk duhet të ndodhi. Importin e drithërave dhe të miellrave fare mirë mund ta realizojmë nga vendet e ish BRSS, Federata Ruse, Ukraina, Bjellorusia etj. Po kështu prodhimet e brumërave mund ti realizojmë me kosto të ulët nga Mali Zi, Maqedonia dhe Greqia. Nuk duhet asnjëherë të veprohet pa masa frenuese të atyre produkteve që vendet e tjera i subvencionojnë. Kjo është më eminente në produktet bujqësore. Në të kaluarën dhe vonë kemi aplikuar tarifa për periudha të caktuara kohore për perimet, përse të mos thellohet kjo edhe në fushën e prodhimeve blegtorale. Qeveria duhet të mbrojë konsumatorin, por të mbrojë edhe Biznesin shqiptar nga konkurrenca e pandershme e bizneseve të huaja. Është koha që të kthejmë kokën nga prodhimi, sepse nga konsumi e kemi pasur deri tani dhe të dhënat tregojnë se nuk janë arritur objektivat e kërkuara. Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, mineraleve duhet të marrin përparësi. Fjala e Ministres Balluku ishte tepër inkurajuese për energjetikën shqiptare.

 Importet 2019

 

Grafiku i dinamikës së importeve 2005-2018

Importi 2018

Disa konsiderata të FMN-së mbi eksportet në Ballkan.

Së fundi FMN ka realizuar një studim mbi nxitjen e eksportit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera theksohet:

Të ardhurat për frymë të shteteve të rajonit variojnë nga 30% e mesatares evropiane (Shqipëria) në rreth 45% Mali i Zi.

Në eksportin e shërbimeve mbizotëron turizmi, por edhe ai më shumë në sasi sesa në cilësi. Serbia është rast suksesi në eksportimin e IT. Shqipëria paraqitet mirë në eksportin e shërbimeve, në udhëtime, ndërsa mbetet mbrapa në shërbimet e telekomunikacionit dhe IT. Eksportet e shërbimeve të udhëtimit përbëjnë rreth 13% të PBB-së, por FMN-ja vlerëson se me përmirësimin e politikave ato mund të arrijnë në rreth 17%.

Eksportet në Shqipëri nuk kanë kompleksitet ekonomik, Shqipëria është e përqendruar në në sektorin e tekstileve. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendim me vartësi më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum. “Në vendet e Ballkanit Perëndimor, struktura e importeve pasqyron gjerësisht një model rritje të bazuar në konsum. Mallrat e konsumit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të importeve, duke filluar nga 33% e totalit të importeve në Serbi deri në rreth 45% në Shqipëri”. Shqipëria theksohet se ka një vlerë të shtuar të ulët në prodhim dhe është përqendruar në produkte që kërkojnë punë intensive. 45% e eksporteve të tregtueshme në Shqipëri përbëhet nga produkte që kërkojnë punë intensive, shumë më lartë sesa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kum më pas vjen Maqedonia me 13%.“Pjesa e prodhimit në vlerën e shtuar bruto është e vogël-duke filluar nga rreth 4% në Malin e Zi dhe 5% në Shqipëri në rreth 15% në Serbi, krahasuar me një mesatare prej 16% ose më shumë në vendet e zhvilluara”.

Eksportet shqiptare varen nga një vend i vetëm dhe forca e punës është e pakualifikuar, renditet bashkë me Bosnjën si vend me fuqi punëtore me aftësi të mesme dhe të ulëta.

Prioritet është afërsia gjeografike me Italinë dhe shumë ekonomive në rritje të Evropës Lindore. Nga eksportet duhet të vijë rritja ekonomike. 40% të eksporteve i ka tekstile dhe më pas shitja e naftës.

Vendeve të Ballkanit Perëndimor do tu duhet të largohen nga modeli i tyre i rritjes, i drejtuar kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe të mbështeten më shumë tek eksportet.

Sipas FMN janë 4 sektorë që kërkojnë vëmendje, përpunimi metaleve, makineri e pajisje, sektori automotive dhe ai agroushqimor. Këta sektorë kanë potenciale për fitime afatshkurtra dhe afatgjata.

Përfundimisht, mendoj se Italia ka qenë dhe është partneri ynë kryesor ekonomik.