NATO, 70 vjet rojtar i rendit botëror!

776
Sigal

Aleanca më e madhe dhe më e fuqishme ushtarake në botë, ajo e Atlantikut të Veriut feston sot 70-vjetorin e krijimit të saj. Këto shtatë dekada, NATO është kthyer në një rojtar të rëndit botëror, duke parandaluar shumë konflikte që mund të kishin rezultuar katastrofave.

Por mundohuni të imagjinoni se si ishte jeta si 70 vjet më parë.

Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar prej katër vitesh dhe ishte pasuar nga Lufta e Ftohtë, e cila vazhdoi për më shumë se katër dekada. Më 4 prill të vitit 1949, 12 vende krijuan një aleancë mbrojtëse që do të lidhte Europën Perëndimore me Amerikën e Veriut. Të gjitha këto vende u angazhuan zyrtarisht ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Aleanca e Atlantikut të Veriut u krijua për bashkëpunim politik dhe për të mbrojtur vendet anëtare nga kërcënimi i

Sot ministrat e jashtëm të vendeve anëtare janë mbledhur në Uashington DC në një ceremoni madhështore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në një fjalim para Kongresit amerikan Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, sinjalizoi se edhe pse kanë kaluar 70 vite, Rusia vazhdon të mbetet sfida më e madhe e NATO-s. Duke shënuar herën e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i drejtohej legjislativit amerikan, Stoltenberg i bëri thirrje Moskës që të zbatojë traktatet për kontrollin e armëve bërthamore që datojnë nga periudha e Luftës së Ftohtë.

“NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori sepse ne kemi qenë në gjendje të ndryshojmë”, tha Stoltenberg. “Ajo është zgjeruar nga 12 anëtarë që në krijimin e saj dhe së shpejti do të bashkohet edhe Maqedonia e Veriut. Nga tetë vendet që ishin pjesë e Paktit të Varshavës, rivalit tonë të mëparshëm, shtatë janë bërë pjesë e NATO-s, përfshirë edhe tre ish republika sovjetike. Vetë Bashkimi Sovjetik ka pushuar së ekzistuari”, deklaroi ai.

Në katër dekadat e para, aleanca ishte e zënë duke luftuar kërcënimin sovjetik. Sipas ekspertëve, misioni i saj më i madh ishte të mbante rusët jashtë Europës. Megjithatë, pas shembjes së komunizmit, aleanca nuk shpalli fitoren dhe “mbylli dyqanin”. Në vend të kësaj, ajo pësoi një metamorfozë të jashtëzakonshme , duke ndihmuar në stabilizimin e demokracive të reja të Europës Lindore dhe më pas të Ballkanit Perëndimor.

Pas viteve 90’, NATO u fokusua në trajtimin e krizave në Ballkan, duke ndërhyrë në Bosnje dhe Kosovë, në Afrikë, ku një mision kundër piratëve u zhvillua nga viti 2009 deri në 2016 dhe Afganistan, ku ende udhëheq 16,000 trupa. Rrethanat në të cilat është menduar përdorimi i Neni 5, të traktatit, i cili thotë se një sulm i armatosur kundër një anëtari do të konsiderohet si një sulm kundër të gjitha vendeve anëtare, ka qenë nga më të ndryshmet. Megjithatë e vetmja herë që aleatët e zbatuan zyrtarisht këtë zotim ishin më 12 shtator të vitit 2001, një ditë pas sulmeve terroriste të Al-Kaidës në Amerikë.

Pas aneksimit të Krimesë të Rusisë në vitin 2014, aleanca votoi në mënyrë unanime për mbrojtjen e kundër fqinjit të saj lindor. Megjithatë, për herë të parë në historinë e saj, aleanca duket se është më e përçarë se kurrë.

Festimet e përvjetorit të saj janë modeste, me vetëm një mbledhje njëditore të ministrave të jashtëm në Uashington DC, ku u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut në vitin 1949. Mediat europiane shkruajnë se anëtarët e aleancës dëshirojnë të shmangin konfrontimet që u zhvilluan në samitin e vitit të kaluar në Bruksel, ku presidenti Trump kritikoi ashpër aleatët për shpenzimet ushtarake. “Nëse nuk rritni kontributin thuaj, Amerika mund të tërhiqet”, paralajmëroi ai.

“Një përplasje tjetër e dëmshme është gjëja e fundit për të cilët ka nevojë organizata. Ne nuk kemi garanci se NATO do të mbijetojë përgjithmonë”, thotë Stoltenberg.

Megjithtatë, ekspertët paralajmërojnë se nëse do të vendoste të braktiste NATO-n, Trump do të përballet me rezistencën e Kongresit, ku mbështetja dypartiake për aleancën mbetet e fortë. Një numër rekord prej më shumë se 50 senatorësh dhe përfaqësuesish morën pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut muajin e kaluar për të treguar solidaritetin e tyre me aleancën.

Selia e saj e re faronike e NATO-s në periferi të Brukselit projekton përherë qëndrueshmërinë e një organizate që përgatitet për 70 vitet e ardhshme. Sondazhet tregojnë mbështetje të fortë publike për NATO-n në vendet e saj anëtare (me përjashtime të rëndësishme të Turqisë dhe Greqisë). Edhe në Amerikë, pavarësisht nga sulmet e zotit Trump, 64% e të anketuarve janë pro qëndrimit në NATO.

Po ashtu, edhe ekspertët në Uashington theksojnë se që kur është bërë president, Trump ka hequr dorë nga komentet se aleanca “nuk është më e vjetruar” dhe është shprehur i përkushtuar ndaj nenit 5. Pavarësisht kritikave, gjatë udhëheqjes së tij, Amerika ka dyfishuar numrin e pajisjeve ushtarake në Evropë dhe Ballkan,

Për shume ekspertë, Trump e ka të qartë se Amerika është përgjegjësja kryesore për mbrojtjen e vendeve anëtarë të NATO-s nga Rusia. Në samitet në Uells në vitin 2014, Varshavë në vitin 2016 dhe vitin e kaluar në Bruksel, edhe pse bota u përqendrua në tek kritikat e Trump, aleatët morën një sërë vendimesh për rritjen e pranisë ushtarake në Europë, përfshirë edhe vendosjen e raketave me rreze të mesme në Europë.

“NATO ka qenë shumë efektive këto 70 vjet”, deklaroi Mike Pompeo mes ministrave të jashtëm në Uashington. “Dhe ne duhet të sigurohemi që ai të vazhdojë të jetë efektiv për 70 vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Megjithatë kjo nuk do të jetë e lehtë. Pllakat tektonike të gjeopolitikës po zhvendosen. Edhe pse Rusia ka një forcë ushtarake të fuqishme dhe armë bërthamore edhe më të fuqishme, në plan afatgjatë shihet si një fuqi në rënie. Gjiganti në zhvillim është Kina. Bashkimi Sovjetik i vjetër arriti kulmin në më pak se 60% të PBB-së së Amerikës dhe me një popullsi vetëm pak më të madhe. Por kur bie fjala tek Kinë, Amerika përballet me një rivale që ka një popullsi ka katër herë më të madhe se ajo. Si mund të mbajë balacna5aleanca transatlantike kur Amerika të bëhet më pak e fokusuar në Evropë dhe më e fokusuar në Azi? Kjo është një pyetje jetike, por deri më tani NATO e ka pasur të vështirë.