Kriza politike/ Analisti i njohur: Meta dhe kryebashkiakët e opozitë të dorëhiqen, në mënyrë që …

587
Sigal

Analisti Ilir Demalia, duke komentuar krizën politike që ka përfshirë vendin, i bëri apel presidentit Ilir meta që të japë dorëheqjen.

Duke folur me Skype për Ora news, Demalia u shpreh se duhet të krijohet një kolaps institucional, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhje të re.

Sipas tij presidenti Meta ka dalë jashtë funksionit. Ai tha se edhe ai edhe kryebashkiakët e opozitës të dorëhiqen, për ti hapur rrugë fillimit të një diçkaje të re.

‘Meta e kupton që ka dalë jashtë funksionit si President. Meta e kupton edhe për Shqipërinë edhe për integritetin e vet, pse duhet të jetë një kukull. Kjo deklaratë ka pasur një jehonë të fortë. Meta ka dalë jashtë funksionit. Gjysma e parlamentit ka dalë jashtë. Ai nuk ka më asnjë mënyrë që mund ti afrohet se ata kanë dalë jashtë sistemit. Ça do ti thotë që hajde hyni në parlament?! Meta ka vepruar mirë. Opozita duhet të largojë dhe njerëzit nga bashkitë dhe largimi i Metës që të krijohet një kolaps institucional për të filluar diçka të re’, deklaroi Demalia.