Evdal Nuri: Kur demokracia kthehet në diktaturë me VKM

790
Sigal

Intelektualët e korruptuar dhe të varfrit e persekutuar…!

 

Evdal NURI

 

Sh.B.A kanë harritur në përfundimin: “Politika në Shqipëri është e gjitha e korruptuar e po pengon integrimin e Shqipërisë. Ai (korrupsioni) është i shtrirë në të gjitha nivelet e po shkurajon të gjithë investitorët e huaj“. Unë po i shtoj dhe varfërinë që ka sjellë kjo mënyrë drejtimi! Të dy këto kategori njërësish janë shumë të ngjajshëm. Ndofta kanë lindur në të njëjtin fshat apo qytet, mundet dhe nga i njëjti fis apo dhe prindër. Jeta, rastësia, fati, shkathtësia i kanë diferencuar si të pasurohen sa edhe të mohojnë njëri-tjetrin! Ata dallohen jo vetëm nga të ardhurat, puna që bëjnë, mënyra si jetojnë, mendimet, veshja, ushqimi, pushimet, por dhe nga qenia shoqërore, e cila përcakton ndërgjegjen shoqërore! Në diktaturë dallimet kanë qënë minimale. Intelektuali kishte një pagë jo më të madhe se 20%- 30% të pagës së punëtorit. Jetesa, pensionet ndryshonin pak. Të dy kategoritë jetonin njësoj kur vinte puna me triska ose me lista!

1-Intelektualët e korruptuar!

Kanë një pagë 8-10 herë më të madhe se sa intelektuali i atëhershëm! Kanë të ardhura shtesë mbi dhe nën duar nga korrupsioni, por dhe nga pagat që marrin nga firmat që venë në disa bordoro të tjera. Në këtë situatë, e keqja s’na vjen nga të varfërit që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur! Të shpjegosh korrupsionin është e vështirë dhe e sikletshme. Ai përdor format nga më të sofistikuara për të mos u zbuluar kurrë! Miqtë ndërkombëtarë e kanë marrë seriozisht për të vënë drejtësi në vendin më të varfër dhe të korruptuar të Evropës. Ne mendonim se ishin penduar për mëkatet e tyre dhe do hiqnin dorë prej privilegjeve të çdo lloji, por jo! Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto magjike. Zgjidhja është shumë më e vështirë se janë njerëzit që e kanë në dorë këtë më të vështirë. Diku kam lexuar se korrupsionit ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice që përqendron çdo pushtet në pak duar”. Shqipëria nuk është jashtë këtij reliteti. Ne një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga bota që na rrethon. Nëse kemi të qartë këtë vizion, gjërat fillojnë dhe marrin sens ngadalë. Shqipëria, nuk ka një korrupsion sektorial, por një sistem të tërë të ngritur mbi korrupsionin dhe privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesat vetjake që punojnë kundër interesit të përgjithshëm. Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindakal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit. Demokracia pluraliste, mbetet thjesht në letër, sepse vendimet nuk merren kurrë nga populli, i cili duhet të kënaqet çdo dy apo katët vjet me premtime të pa realizuar e boshe. Lufta që ka nisur është një betejë kundër një pakice që ka zaptuar qendrat e pushtetit dhe mban peng zhvillimin normal të vendit më çdo kusht. Prandaj, kjo luftë nis nga poshtë, nga qytetarët, nga jashtë sistemit, sepse bëhet për të kthyer normalitetin për shumicën e heshtur të këtij vendi, sepse zgjidhja nuk vjen kurrë nga brenda pallatit të pushtetit

2Demokracia është diktaturë në ligj

Demokracia s’funksionon nga mirësia apo bujaria e njeriut, por nga lloji i insitucioneve që ndërtohen. Nëse këto institucione ndërtohen dhe kontrollohen nga vet partitë ato nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi interesin e përgjithshëm. Koha na thëret që jo vetëm të përmbysim fytyrat të veçanta, por të ndërtojmë ato institucione që nuk lejojnë krijimin e oligarkive. I vetmi garant për këtë, në të mirë është vetëm populli sovran. Të këqijat më të mëdhaja këtij vendi i kanë ardhur nga politika e ligji që bëjnë politikanët në dobi të interesit tyre, duke lënë shteg devijimi për të shpëtuar vetën e tyre? Lufta duhet të fillojë dhe kundër atyreve që prodhojnë ligje të tilla. Lufta kundër korrupsionit është “vetëm propagandë”. Të pyetur në qershorin e kaluar të 2018-s, se a po luftohej korrupsioni në nivelet e larta, më shumë se gjysma e qytetarëve (50.77 %) thanë “jo”. Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ata besojnë se Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët. Sa shqiptarë ka në botë të ditur, të zot, të mësuar dhe të aftësuar në shkollat perëndimore. Ata kanë një përvojë shumë vjeçare në këto vende. Këtyre t’i zgjatet dora, t’i hapen dyert, t’i jepen funksione të rëndsishme në pushtet. Atëherë, pse s’bëhet…?!

3- Varfëria ekstreme dhe shpresat e venitura!

Kjo politikë e mbrapshtë na ka sjellë, që rreth 25% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, ku shkalla e varfërisë është 66% më e lartë se në Tiranë. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se një e katërta e popullsisë jeton në varfëri. Ndërkohë, “Eurostat” e rendit Shqipërinë si vendin e dytë më të varfër në Evropë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30% e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Papunësia e lartë është një nga faktorët kryesorë që shpjegon varfërinë. Në një vend ku paga mesatare është 280 mijë lekë të vjetra, është e pamundur që një jetesë normale. Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikon sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëve, krahas korrupsionit dhe besimit të ulët tek politika. Sondazhi me 5600 vetë në 18 qytete të mëdha të vendit zbuloi se qytetarët ankohen për varfërinë ekonomike, ndaj shprehin gadishmërinë për emigrim, sepse nuk kanë besim tek një e ardhme më e mirë. Shqetësimi kryesor i qytetarëve të intervistuar nga 20 – 45 vjeç është papunësia dhe, sidomos, mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune. Gjatë vitit të kaluar, të anketuar dy herë në qershor dhe në dhjetor, afro 60 % e qytetarëve pohuan se gjendja ekonomike është më keq se një vit më parë, afro 30 %, se ekonomia ishte njëlloj si më parë dhe vetëm afro 10% thanë se ekonomia është më mirë. Sondazhi gjeti se papunësia dhe moszhvillimi ekonomik ndikuan tek niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare. Rënia e të ardhurave bëri që 58 % e qytetarëve nuk arritën të kursejnë asgjë, dhe paguan vetëm detyrimet kryesore dhe ushqimet e përditshme. Në këtë dëshpërim alternativë e vetme mbetet emigracioni, i cili na krijon një një plagë serioze, sidomos në moshat 18-45 vjeç. Në dhjetorin e kaluar 44% e të rinjve pohuan se kanë aplikuar për emigrim, ndërsa rreth 20% thanë se kishin në plan të aplikonin. Pra, mbi 60% e popullsisë së re në moshë kërkon të largohet.