Zyrtari shtetëror merr “peng” mjekësinë për t’iu shmangur drejtësisë

1980
Sigal

Ka zyrtarë në Mirditë që pozicioni i punës  së tij që ka, mendon se gëzon privilegje të pa merituara edhe ndaj mjekëve, që këta të fundit ndjehen të zënë ngushtë dhe të paaftë  për të kundërshtuar kërkesën e zyrtarit. Që atë ditë kur në gjykatën e Qarkut Lezhë, e para gjykatë  në vend, që në të gjitha sallat e seancave gjyqësore janë të pajisur me aparatura  dixhitale audio, ku çdo gjë që thuhet dhe flitet regjistrohet, ka bërë që nga disa gjyqtarë kanë ankesa për tentativa për t’iu shmangur seancave gjyqësore duke përdorur çdo lloj forme  e  justifikimi. Ka kohë që ky lloj  pushtetari është vënë re për tentativat e tij për t’iu shmangur seancave gjyqësore duke përdorur  lloj- lloj  gënjeshtrash, mashtrimesh  dhe aventurash që nuk i kanë hije një zyrtari normal, për t’iu shmangur gjykimit  të drejtësisë me përdorimin në maksimumin e mundshëm  të çdo burimi banal e çdo mundësie tjetër duke përfituar nga faji i Prokurorisë së Lezhës për t’u gjykuar nga pozicioni  i nënprefektit, dhe ka përfituar deri më tani, po nuk do të mund ta realizoje qëllimin e tij. “Vetëm unë do mundë ta vonoj fjalën e fundit të drejtësisë”, thotë gazetari  mirditor, i dhunuar prej tij. Janë thirrur 7 seanca ku 50% prej tyre janë anuluar nga gjyqtari Ilir Përdeda për mungesë të paraqitjes së të pandehurit  Gjon Pjetri, i cili përpilonte justifikime të turpshme. Por veprimet  e  tij  ishin tërësisht të kuptueshme, pasi shmangja e tij ka qenë vetëm në ato seance kur ka ndërruar të gjitha kushtet  e sallave të gjyqit që janë kthyer me monitorim të çdo gjëje që flitet e thuhet në sallë,  duke e detyruar që të marrë veprime të pa logjikshme që për hir të anës personale ka arritur t’i ktheje në robotë duke i përdorur si justifikim  të ligjshëm raportet e dhëna nga disa mjekë  që disa herë  e kanë pajisur me raport mjekësore  duke detyruar gjyqtarin që të shtyje seancat, dhe mjaft të thuhet që seanca e parë  e këtij gjyqi ka filluar me 10 janar të 2012.  Për të kuptuar tejzgjatjen e pa nevojshme. Kjo dukuri bëhet nga pala e paditur që e detyron gjyqtarin të komunikojë  e të bindë palën tjetër për shtyrjen e seancës për një datë tjetër, e kjo ndodh me ata zyrtarë që Prokuroria e Qarkut Lezhë gjatë hetimit ndaj këtij zyrtari, nuk ka zbatuar udhëzimin numër 1, ku thuhet se: “datë 17 04 2003 të Prokurorit të Përgjithshëm, që e detyron Prokurorinë  t’i kërkojë nomenklaturës ku varet pezullimin e tij, dhe ne qoftë se ky pezullim nuk pranohet,  Prokurori njofton drejtorinë përkatëse të Prokurorisë të Përgjithshme  dhe zbaton nenet 232/1/ac, 233 dhe 236 të Kodit Penal, duke marrë vetë masa shtrënguese, për t’i sjellë palët në mënyrë të barabartë”. I akuzuari Gjon Pjetri, ende nënprefekt i Mirditës që është nën gjykim në shkallën e parë të rrethit Lezhë  për dhunë të ushtruar ndaj një gazetari në zyrën e tij në  Mirditë, duke përfituar nga funksioni që mban ende, atë të nënprefektit  vazhdon të bëjë tentativa për t’ju shmangur gjykimit duke vënë në pozitë të vështirë disa mjekë të Mirditës. Burime të sigurta thonë se gjyqtari  në fletë thirrjen e datës 18  për të pandehurin Gjon Pjetri, ku në të ka cilësuar se: “seanca do të zhvillohet dhe në mungesë”, çka tregon iritim të vetë gjyqtarit  të çështjes për zgjatjen  e seancave. I pyetur  gazetari i dhunuar  se përse ndodhin këto shmangie nga seancat, ai u përgjigj:“Kjo nuk ka nevojë për koment. Ka tre vjet e gjysmë, thotë gazetari që për fajin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë që nuk zbatojnë urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm për pezullimin e tij nga detyra” .