Zyrtare, vendoset data e fillimit të vitit akademik, caktohen dhe pushimet për studentët

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur sot urdhrin për datat e vitit të ri akademik 2017-18.

Sipas këtij urdhri, universitetet do të fillojnë mësimin më 16 tetor të këtij viti.
Pushimet e dimrit do të nisin më 25 dhjetor dhe studentët do të rikthehen në auditor më 8 janar, sepse parashikohet edhe fundjava.

Viti akademik mbyllet më 30 shtator të vitit të ardhshëm.



Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, por nuk priten ndryshime.