Zyhdi Kroj: Kandidatët e PS dhe PD për kryebashkiakë, pjesë e klaneve të interesave

557
‘Kandidaturat për zgjedhjet vendore të qershorit 2015 nuk do të jenë të preferuarat e zgjedhësve, qytetarëve, por beniaminë apo shërbëtorë të krerëve të partive, grupimeve të veçanta në krye të tyre për interesa ekonomike dhe nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim nga everisja e mrapshtë dhe korruptive e 25 viteve të fundit. Është rasti që shoqëria civile, intelektualët, rinia që kërkon ndryshimin dhe Shqipërinë sa më shpejt në familjen europiane, të mos votojnë për të zgjedhurit e dy kampeve politike, por për personalitete, të pavarur që nuk mungojnë, ku unë do të përmendja Gjergj Bojaxhiun në Tiranë. Në këto 25 vite të tranzicionit të gjatë, ushtarakët janë diskriminuar moralisht dhe ekonomikisht, duke u mohuar atë që e kanë fituar dhe nga Gjykata Kushtetuese. Sali Berisha, është më i sinqertë me ushtarakët, pasi ai ka thënë para, kur, e pas ikjes nga pushteti se nuk u jep gjë ushtarakëve, pasi ata nuk kanë votuar dhe nuk votojnë për të djathtën. Ndërsa Edi Rama, i ka mashtruar dhe po vazhdon ti mashtroj ushatrakët. U premtoi dhënien e pensioneev sipas Statusit të Ushtarakut, konfirmuar dhe me vendimin e Gjykatës Kusheçuese, por nuk ka bërë gjë. Ka premtuar kthimin ushtarakëve të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë e Spitalit Ushtarak, por nuk kujtohet më… Tani, në prag të zgjedhjeve, ose duhet të kërkoj falje, ose të na gënjej dhe një herë, gjë e cila nuk ka për të ndodhur më… Ndërsa shoqëria cuivile, duhet të shkundet, të alarmohet për të goditur me votë politikën dhe politikanët që po mbajnë peng prej dy dekadash e gjysëm Shqipërinë e shqiptarët…!’. Këto e të tjera ka deklaruar dje në intervistën e dhënë për ‘Telegraf’ kolonel Zyhdi Kroj, President Nderi i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë…
Zoti Kroj! Si kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, keni shkruar shumë për këtë kategori… Ndërsa këtë radhë, mendojmë që të diskutojmë për situatën aktuale në vend, duke filluar nga ajo politike, ekonomike, etj…?
-Faleminderit! Dhe po të duam, nuk e shmangim politikën dhe politikanët e këtij tranzicioni të gjatë, pasi janë pikërisht këta mekatarët dhe fajtorët që vendi ndodhet në këtë situatë kritike ekonomike. Dhe e mbajnë kështu, pasi jo nuk dinë, por e përgatisin vetë këtë situatë për të përfituar materialisht, me korrupsionin që i ka shtrirë fijet në të gjitha arteriet e jetës, duke vrarë dhe shpresën e njerëzve të thjeshtë. Dhe janë të njëjtët persona, me ndonjë përjashtim të vogël që shkojnë e ikin nga pushteti në këto 25 vite tranzicioni… Dhe shkaktarët e kësaj gjëndje kanë emra konkretë. Por mua më habit neglizhenca e shoqërisë civile, e intelektualëve, që çuditërisht, kur popullit i ka vajtur ‘thika në palcë’, kur vendi po rënkon, ata heshtin apo nuk po gjejnë forca të nisin reagimin e pandalshëm qytetar e demokratik kundër kësaj të keqe. Nuk e kam fjalën këtu për ato shoqata që ndonëse quhen jo fitim prurëse, janë të korruptuar deri në ‘grykë’ nga pushteti, por tek intelektualët e thjeshtë, tek idealistët, tek ata që duan drejtësi, ndershmëri, duan shtet, e që vendit nuk i mungojnë… E theksoj, se për këtë sitautë ka skandale e fajtorë kme emra….
Të flasim konkretisht. Kë fajësoni për këtë situatë, që sipas jush, është e rëndë?
-Jo unë po kushdo, për këtë sitatë fajëson qeverinë e ‘Rilindjes’ dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk themë se nuk janë bërë disa gjëra shumë të mira, por kjo është detyrë e qeverisë, e cila mori votimin bindës të qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Se për ‘të unë, e një milion të tjerë votuan, e besuan… Por thelbësoret, korrupsioni, lufta ndaj krimit, vazhdojnë të kenë terren të frikshëm, e mbi të gjitha, kanë mburojë politike deri në piramidën më të lartë të shtetit. Sigurisht që Rama është përgjegjësi numër një. Ai premtoi e erdhi në krye të qeverisë së ‘Rilindjes’ me premtimin se do të ndëshkonte me ligj, do çonte para drejtësisë zyrtarë e funksionarë të lartë të korruptuar të qeverisë Berisha! Populi e besoi. Po kë ka çuar para drejtësisë për qindra akuza milardashe të bëra, publikisht, po dhe zyrtarisht?! Pothuaj asnjë. Dhe një Fullan që u çua para drejtësisë, sot ëshët i lirë. E dinë të gjithë pse është i lirë ai e të tjerë që gjoja u çuan para drejtësisë. Ndodh kjo pasi deri minsitra vetë, familjaër të tyre apo njerëz të afërt e të rrethit nepotik e shoqëror, kanë përfitime të majme nga tenderat, koncesionet e pazaret e hapura e në prapaskenë me fondet e taksapaguesve. Janë akuzuar me dokumente, me emra, por asnjë nuk ka shkuar para drejëtsisë. Apo qoftë dhe një ministër i babëzitur të jetë shkarkuar nga Rama…
Ja marim dhe rastin e fundit…
Për kë rast e keni fjalën?
-Ja, për denoncimet e fundit të bërë në gazetën ‘Telegraf’ për ministra, funksionarë të lartë e familjarë të tyre që marrin miliona të taksapaguesve në ca që quhen borde. Arrinë deri atje sa një ministër të jetë anëtar në 7 apo 10 borde duke zhvatur tek të gjitha çdo muaj para; që ministri i Financave, Cani, të jetë anëtar bordi tek shoqata e të atit, e ky i fundit, anëtar bordi tek institucioni që varet nga i biri! Janë me dhjetra e qindra raste të tilla në këtë administratë, që janë denoncuar me emra e shumat që përfitojnë… Nuk ndodh kështu, as në një shtet të Afrikës… Shtrohet pyetja e thjeshtë: Çfarë duhet të bëjë tjetër një ministër që minimalisht të shkarkohet e të shkoj para drejtësisë!? Duhet firma e Ramës pra… Por ajo mungon. Qoftë dhe për këto raste që ka denoncuar kjo gazetë, mbështetur në dokumente origjinale, mua më shqetëson dhe diçka tjetër…
Çfarë u shqetëson konkretisht?
-Duhet të bien këmbanat e alarmit… Po hesht shoqëria civile, heshtin inlelektualët… Një pjesë e medies është blerë… Drejtësia është e pa fuqishme, apo nuk do të ndërhyjë… Disa medie që deri dje me të drejtë kritikonin për korrupsion qeverinë e djathtë, sot i kanë ulur tonet, apo dhe më keq, pothuaj kanë heshtur, deri në bërjen palë me pushtetin. Me sa duket, e kanë gjetur gjuhën me ‘Rilindjen’… Kurse opozita e djathtë, sot është në ditë të hallit…
Harruat opozitën, kreun e saj Lulëzim Basha, ish Kryeministrin Berisha lidhur me këtë situatë?
-Nuk kam ndonjë dashuri për të djathtën, por ajo është opozitë që i duhet vendit, e sot, siç thash, është në ditë të hallit… Nuk po e gjenë veten… Nuk po gjenë kauzën për denoncimin e mëkateve të qeverisë… Kapet pas fijeve, jo në gjërat konkrete: Papunësia masive, varfëria ekstreme deri në pamundësinë për të siguruar bukën e gojës, skandalet e ministrave, korrupsionin pothuaj në gjithë sektorët… Po në të shumtën e rasteve, shikon apo lexon denoncimet në gazeta, e nxjerrë një deputet apo zëdhënës të bëj deklaratë në medie… Për këtë ka përgjegjësi opozita e sotme sot… Ndërsa dje, kur ishte në pushtet, ka mëkate të pasosura e të rënda e djathta.. Por ajo iku nga pushteti, e në vend të saj erdhi ‘Rilindja’. Tashmë, përgjegjësia e Ramës, e ‘Rilindjes’ për këtë situatë, të shikohet tek vetja, jo tek qeveria Berisha….
Të kthehemi tek situata politike në vend, tani që po vijnë zgjedhjet vendore, e pothuaj kandidatët e partive për 61 bashkitë, janë përacktuar?
-Kërkohet analizë e gjatë për këtë, por unë themë se e djathta aktualisht në opozitë, ka avantazhe që deri tani nuk po i shfrytëzon. Por ‘Themra e Akilit’, për mua janë kandiadtët, të cilët nuk po piketohen e zgjidhen në mënyrë demokratike duke mar opinionin e qytetarëev, votuesve, por po emërohen nga kryesitë e partive, deri dhe nga kryetarët. Dihet, se pas veprimeve të tilla fshihet tendenca e përfitimeve materiale nga të zgjredhurt vendor nesër.. Kandidatët e deritatishëm të së Majtës e të së Dajthtës për kryebashkiakë në zgjedhje nuk kanë garancinë se do bëjnë diçka për qytatarët. Ata janë të përzgjedhurit e krerëve të partive e për interesa të tyre, duek anashkaluar dhe forumet partiake të tyre… Nisur nga emrat e publikuar deri tani, konsaçohet se ka prej tyre, bile në qytete kryesore (Durrës, Korçë, Elbasan), rikandidojnë për të disatën herë të njejtët persona…
Të kthehemi tek kryebashkiaku i ardhshëm i kryeqytetit?
-Mirë do të ishte që këtë radhë, kryebashkiaku i Tiranës të jetë një femër… Po me sa duhet, as Rama dhe as Basha, nuk kanë një femër për Tiranën. Se vetë Rama kur qe dy vitet e fundit kryebashkiak, ashtu si Basha tani, rrallë futeshin apo futen në zyrën për të cilën i zgjodhën kryeqytetasit… Harruan bashkinë, e merren me partinë… Për mua, kryebashkiak i Tiranës, duhet të jetë jo partiak, por një specialit. Gjergj Bojaxhiu, i shpallur si i pavarur, është më i godituri, për mua. Shoqërai civile, duhet të mbëshetsë Bojaxhiun. Gjatë kohës që ishte drejtues i lartë në administratën e djathtë, ai reflektoi se punonte e donte shtet, administratë në shërbim të punës, ligjit, qytetarëve. E për këtë, ‘nuk bënte si partiak’ dhe e larguan. Duke vepruar kështu, duke votuar për këtë intelektual të shkolluar në Perëndim, që ka dhëën prova, votuesi i jep ‘leksion’ politikës së vjeër 25 vjeçare që po vazhdon të mbaj peng vendin… 
Të kthehemi tek armata e ushtarakëve?
-Po. Ushtarakët janë pjesë e shoqërisë, njerëz dinjitoz, por që fatkeqësisht, në këto dy dekada e gjysëm, janë diskriminua moralisht dhe ekonomikisht, si nga qeverisja e djathtë, ashtu dhe nga e majta dje dhe sot… Vetëm ushtarakë në lirim, rezervë apo në pension, pa futur këtu aktivët, si në mbrojtje, polici, burgje e SHISH, janë mbi 25 mijë… Pa bërë fjalë këtu dhe për familjet e tyre… Përgjegjës për diskriminimin moral dhe ekonomik të tyre, janë tre persona: Nano, Berisha dhe Rama… Me fajtor, për mua dhe shumicën e ushtarakëve, ndër ‘to, është Rama?
Përse i diferencon këta që ju i cilësoni përgjegjës?
-Po. -Berisha është më i sinqertë me ushtarakët, pasi ai u ka deklaruar: Mos prisni tu jap të drejtat ekonomike që u ka dhënë Statusi i Ushtarakut, pasi asnjëherë ju nuk keni votuar për mua!
Fatos Nano, kur ishte kryeministër deklaroi: Lërini ish ushtarakët, mjaft i kanë pensionet se nuk kanë çfar bëjnë ata, tek ne janë, për ne do të votojnë! Dhe i la ushatrakët me përfitimin 10 mijë lekë në muaj. Edi Rama i mashtroi ushtarakët. Në fushatë për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 dhe më pas premtoi publikisht: Do rrëzoj aktin normativ të qeverisë Berisha që u mohon përfitimet e pensioneve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese; do u rikthej ushtarakëve Shtëpinë Qendrore; do u rikthej ushatrakëve Spitalin Ushtarak!. Por asnjë nga këto premtime nuk ka mbajtur. Tani, në këto zgjedhje, pritet ose të bëj autokritikë, ose të na gënjej edhe një herë. Por kjo e dyta nuk ka për të ndodhur më… Mimi Kodheli, nuk ka bërë asgjë për ushatrakët. Janë larguar shumë specialistë nga më të afërt, e janë afruar në poste kyçe në ministri njerëz të një rrjeti nepotik apo anëtarë të shtabeve partiake të fushatës së saj elektorale.
Si e mendoni zgjidhjen e këtyre problemeve?
-Gjithmonë, ka rrugëzgjidhje, e shpresoj që ajo duhet të gjendet, sado vështirësi të ketë.. E sinjali, apo rruga e shpresës, duhet ët jetë që në zgjedhjet lokale që janë në prag…
Deklarime:
-As PD dhe as Ps nuk kanë moral të kërkojnë votat e ushtarakëve e familjeve të tyre, pasi në 25 vitet e fundit, i kanë diskriminuar moralisht dhe ekonomikisht.
-Berisha është më i sinqertë me ushtarakët, pasi ai u ka deklaruar: Mos prisni tu jap të drejtat ekonomike që u ka dhënë Statusi i Ushtarakut, pasi asnjëherë ju nuk keni votuar për mua!
-Fatos Nano, kur ishet kryeministër deklaroi: Lërini ish ushtarakët, mjaft i kanë pensionet se nuk kanë çfar bëjnë ata, tek ne janë, për ne do të votojnë!
-Edi Rama i mashtroi ushtarakët. Në fushatë për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 dhe më pas premtoi publikisht: Do rrëzoj aktin normativ të qeverisë Berisha që u mohon përfitimet e pensioneve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese; do u rikthej ushtarakëve Shtëpinë Qendrore; do u rikthej ushatrakëve Spitalin Ushtarak!. Por asnjë nga këto premtime nuk ka mbajtur. Tani, në këto zgjedhje, pritet ose të bëj autokritijë, ose të na gënjej edhe një herë. Por kjo e dyta nuk ka për të ndodhur më.
-Mimi Kodheli, nuk ka bërë asgjë për ushatrakët. Janë larguar shumë specialistë nga më të afëç, e janë afruar në poste kyçe në ministri njerëz të një rrrejti nepotik apo anëtar të shtaebfe partiake të fushatës së saj elektorale.
-Ka një vit që Mimi Kodheli ka në tavolinë kërkesën zyrtare të Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë (ShKURSh) për takim, por refuzon që ti presë. Asnjë nga premtimet e bëra në fushatë e javët e para të qeverisjes për ushatrakët, nuk ka mbajtur.
-Kandidatët e deritatishëm të së Majtës e të së Dajthtës për kryebashkiakë në zgjedhje nuk kanë garancinë se do bëjnë diçka për qytatarët. Ata janë të përzgjedhurit e krerëve të partive e për interesa të tyre, duke anashkaluar dhe forumet partiake të tyre.
-Për mua, kryebashkiak i Tiranës, dueht të jetë jo partiak, por një specialit. Gjergj Bojaxhiu, i shpallur si i pavarur, është më i godituri. Shoqërai civile, duhet të mbëshetsë Bojaxhiun.
-Inkriminimi i shumëpërfolur këto kohë, është demagogji e politikanëve. Të inkriminuarit janë në dy kampet politike dhe 
vetë krerët e partive i kanë afruar. Duhet një drejtësi që të godasë me çekanin e ligjit. Por fatkeqësisht, kjo duket e largët. 
-Dosja ‘Doshi’, është një skenar i lexueshëm, për të mos thënë absurd, që ka interesa partiake e ekonomike. Nuk besoj se do të dalë e vërteta apo do ndëshkohen shkaktarët, pasi tek ne drejtësia është pothuaj në ‘koma’…
CEREMONIA
Nderohet një vit pas ndarjes nga jeta, kolonel Medi Pogaçi
Ditën e djeshme, në Muzeun Historik Kombëtar, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në kuadër të një vjetorit të ndarjes nga jeta të Kolonel Medi Pogaçes, ish- President i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Shqiptarë në Rezervë. Me këtë rast, u dha një dekoratë nga Ministri i Mbrojtjes dhe promovua libri ‘Një jetë me ty!’, shkruar nga Donika Pogaçi, bashkëshortja e të ndjerit. Në këët aktivitet merrnin pjesë familjarë, miq, të afërm, deputetë, shokë e kolegë të Mediut. Dekoratën për kontribute të çmuara, bashkëshortes së të ndjerit, ia doërzoi Petro Koçi, ZV/Ministër i Mbrojtjes. Në këët ceremoni u sollën kujtime rreth aktivieçit e personalitetit të Pogaçes. Medi Pogaçi, lindi në qytetin e Gjirokastrës, më 9 Shkurt 1951. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Tiranë. Prej moshës 6 deri në moshën 14 vjeçare, jetoi me familjen në Fshatin e origjinës, në Plesat, Gjirokastër. Kur ishte 14 vjeç, u rikthye në Tiranë, ku u shkollua, ngriti familje, punoi e jetoi, deri sa u nda nga jeta, më 13 Prill 2014. Mediu, ishte ushtarak karriere dhe shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes për 26 vjet, në shërbim dhe 16 vjet si ushtarak në rezervë. Gjatë kohës që shërbeu si ushtarak, pati disa detyra të rëndësishme, deri sa e kurorëzoi me detyrën e Atasheut të Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, në Republikën Italiane (1998-2003). Pas gradimeve, sipas procedurave dhe meritës, Mediu mbajti për 17 vite, gradën e lartë të Kolonelit. 8 vjetët e fundit, Ai ishte Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Disa vite Mediu, ka qenë i zgjedhur këshilltar i Minibashkisë Nr. 2, si dhe në detyra të tjera shoqërore, të cilat i kreu me devotshmëri e përkushtim. Në punën e tij si ushtarak, diplomat, President i ShKURSh, detyra të tjera shoqërore, por edhe si prind bashkëshort e familjar, gjithmonë ka shkëlqyer, duke lënë një vepër e një emër të shumë të madh e të nderuar.
Sigal