Zyhdi Dajti shpallet i pafajshëm nga Gjykata

564
Gjykata e Tiranës pas 12 seancash gjyqësore shpall të pafajshëm ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti. Ndaj Dajtit në Prokurorinë e Tiranës u depozituan dy kallëzime një për prishjen e një objekti banimi në rrugën e Elbasanit si dhe një nga Inspektorati Ndërtimor Vendor i Bashkisë së Tiranës për bllokimin e punimeve në Bulevardin e ri.
Nga hetimet e prokurorit Endrit Bimi, akuza arriti të faktojë shpërdorimin e detyrës nga ish-kreu i INUK, por gjyqtari Gjermeni ka vlerësuar hetimet e akuzës si të pabazuara duke dhënë pafajësi. Prokuroria e Tiranës nuk është pajtuar me këtë vendim, ku më 1 tetor ka depozituar ankim në Gjykatën e Apelit dhe kërkon dënimin e Dajtit.
Gjatë pretencës akuza e kryeqytetit kërkoi dënimin e zyrtarit të INUK me 3.5 vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionet publike, por i përket apelit të vendos nëse do të ketë apo jo një dënim për Zyhdi Dajtin.
Sigal