Zvicra dhe Këshilli i Europës, mbështesin projektin trevjeçar për forcimin e qeverisjes vendore

44

Ditën e djeshme, Këshillit të Evropës, Bashkëpunimit Zviceran dhe Ministrisë së Brendshme,filluan bashkpunimin për projektin e i trevjeçar për Forcimin e Qeverisë Vendore në Shqipëri. Projekti do të synojë futjen e metodave të reja në mënyrë që të përmirësojnë ecurinë e njësive të qeverisjes vendore.

Forcimi i mëtejshëm i strukturave të qeverisjes vendore është vendimtar për demokratizimin e Shqipërisë dhe procesin e decentralizimit. Ky mesazh u dha me zë të lartë dhe të qartë sot gjatë nisjes së një projekti të ri të titulluar “Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimi i Përfaqësuesve të Zgjedhur Vendorë në Shqipëri”. Nisja u zhvillua në Hotel Tirana International dhe u ndoq nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T. Alexander Wittwer, Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe Bashkëpunimi Zviceran, si dhe përfaqësues nga qeveria vendore dhe donatorët.

“Ngjarja e sotme shënon një tjetër arritje në përpjekjet tona zhvillimore ndërsa nisim një fazë të re të projektit tonë të përbashkët për forcimin e qeverisjes vendore”, tha Sh.T. Alexander Wittwer, ambasadori zviceran në Shqipëri. Ambasadori Wittwer theksoi rolin e luajtur nga Këshilli i Evropës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetjen e strukturave të pushtetit vendor dhe rëndësinë që ka qeveria vendore për zhvillimin demokratik të vendit. “Unë jam i bindur se më shumë bashkëpunim ndër-bashkiak dhe një menaxhim më i mirë i burimeve njerëzore do të provohen si metoda të suksesshme për të patur struktura të qeverisjes vendore plotësisht funksionale dhe performuese, si dhe cilësi më të mirë të shërbimeve për qytetarët”, tha ambasadori.

Gjatë fjalës së tij, Alfonso Zardi, Shef i Departamentit të Qeverisjes dhe Institucioneve Demokratike të Këshillit të Evropës, mirëpriti besimin dhe kontributin e Qeverisë zvicerane ndaj Këshillit të Europës, si dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme për reformën e vetë-qeverisjes vendore. Ai theksoi se kjo fazë e re e projektit hap shtigje të reja për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, me qëllim për të përmirësuar më tej funksionimin e vetë-qeverisjes vendore në Shqipëri. Z. Zardi theksoi se së bashku Këshilli i Evropës dhe autoritetet shqiptare mund të kontribuojnë më tej për të gjetur zgjidhje efikase dhe të realizueshme për një bashkëpunim ndër-bashkiak të qëndrueshëm dhe një sistem të avancuar për menaxhimin e burimeve njerëzore në Shqipëri.

Helen Eadie, duke folur në emër të e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Këshilli i Evropës, kujtoi se projekti është pjesë e prioriteteve të bashkëpunimit midis Këshillit të Evropës dhe Shqipërisë. Ajo paraqiti nismën e Kongresit që synon të ushqejë proçesin për një platformë të përbashkët të dialogut për autoritetet vendore dhe rajonale. “Ne do të ndihmojmë autoritetet vendore dhe rajonale në Shqipëri për të rritur bashkëpunimin dhe dialogun nga një pikëpamje shumë-partizane dhe një qasje pluraliste”, theksoi ajo. Zj. Eadie gjithashtu i vuri theksin pranisë së shumë kryebashkiakëve, krerëve të komunave, dhe kryetarëve të Qarqeve të cilët “kanë treguar tashmë një përkushtim të fortë ndaj synimeve të projektit dhe ndaj punës për çështje me shqetësim të përbashkët”. “Me këtë projekt, në shpresojmë të kontribuojmë më tej për zhvillimin e qeverisjes politike vendore si një pjesë të dukshme të demokracisë dhe për të ndërtuar besim dhe konfidencë tek qytetarët në institucionet demokratike të Shqipërisë”, shtoi ajo.

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni siguroi partnerët ndërkombëtarë mbi angazhimin e qeverisë ndaj procesit të decentralizimit dhe autonomisë së qeverisjes vendore. “Për ne, përmirësimi i funksionimit të qeverisjes vendore është një detyrim dhe një objektiv në të njëtën kohë”, tha Zëvendësministri Poni. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të pushtetit vendor për të vazhduar marrjen e përgjegjësive dhe për të rritur funksionet dhe përformancën e tyre si parashikohet në qëllimet e projektit.

Marco Leidekker, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, moderoi aktivitetin.