Sigal

Studiuesi Taulant Muka është emëruar zëvendësministër i ri i Arsimit dhe Sportit.

Muka ka denoncuar për plagjaturë zv.ministrin e mëparshëm Ervin Demo, i cili më pas ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Përveç Demos, studiuesi Taulant Muka ka denoncuar për plagjaturë dhe deputeten e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti.

Ai është shprehur se do të vijonte të publikonte raste të tjera të pushtetarëve dhe politikanëve që kanë marrë titujë shkencor nëpërmjet kopjimit.