Zoto: 2768 të burgosur votuan në zgjedhjet vendore 2015

556
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, gjatë një prononcimi në media ka folur lidhur me votimin e të burgosurve, duke u shprehur se për herë të parë 2768 të paraburgosur dhe të dënuar votuan në zgjedhjet vendore përmes krijimit të qendrave të posaçme në institucionet e vuajtjes së dënimit. Zoto shprehet se ishte një proçes i cili shkoi i qetë. Të burgosurit u shoqëruan drejt qendrave të votimit në ambientet e burgut, për tu mbyllur rreth orës 23:30, pak para mesnate.
“Ka qenë një numër që ka qenë regjistruar me vendim gjykate. Pasi janë referuar listat tona në afatin e përcaktuar si nga KQZ edhe nga Gjendja Civile. Nuk ka pasur asnjë proces anormal në lidhje me procesin e votimin. Në institucionin e Rrogozhinës nuk u zhvillua votimi, jo për arsyen tonë, por nuk u çuan fletët e votimit në këtë qendër të posacme votimi. 
Ka pasur edhe persona që nuk kanë dashur të votojnë, duke respektuar vullnetin e tyre. Dy muaj para se procesi i zgjedhjeve të fillonte është nxjerrë urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm i cili saktëson “pezullimin e lejeve shpërblyese duke filluar nga 15 maji deri në 1 korrik, që këta persona mos bëhen objekt i përfshirjes apo abuzimeve”, u shpreh Zoto.
Sigal