Zotëronte një pistoletë imituese, procedohet në gjendje të lirë 13-vjeçari

495
Sigal

Gjatë kontrolleve në afërsi të shkollave, policia e Durrësit pasi ka zbuluar te një nxënës një pistoletë imituese dhe mënjëhërë ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 13-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur në Shijak.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Policia, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e shkollave.

Kontrolle në ambientet përreth shkollave dhe në ambientet e brendshme.

Kontrollet në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve.

Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13 vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.

Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.