“Zonja e Parë” Melania Trump vizitë në shkollën e Gylenit

654
Sigal

Melania Trump postoi në rrjetin social Twitter vizitën që bëri në shkollën Dove në Oklahoma.

Gruaja e presidentit amerikan Donald Trump, Melania Trump vizitoi një nga shkollat e Lëvizjes Gylen në SBBA.

Duke falënderuar nxënësit, mësuesit dhe stafin drejtues, Trump i lavdëroi aktivitetet e zhvilluara në shkollë. Trump shprehu ndër të tjera: “Falënderoj nxënësit dhe mësuesit e shkollës DOVE në Tusla për mikpritjen e ngrohtë. Këtu zhvillohen aktivitete fantastike. Edukimi nuk përbëhet vetëm nga pjesa akademike, por në të njëjtë kohë, është me rëndësi që të formojë karakter të fortë dhe me vlera pozitive.”

Shkolla DOVE me një postim në rrjetin social Twitter ka falënderuar Zonjën e Parë vizitën, të cilën e ka cilësuar si nder për ta.

Vizita e kryer në vijim të fushatës “BeBest” (Bëhu më i miri) në mbështetje të projektit për zhvillimin e fëmijëve, është publikuar edhe në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Turqia, që prej vitit 2015 e deri më tani kërkon mbylljen e shkollave të Lëvizjes Gylen në Amerikë