Zona e Astirit rrethohet nga policia, prishen disa objekte të tjera

114

Këtë të premte në zonën e njohur të “Astirit” një numër i lartë forcash policie ka rrethuar zonën, teksa vijon një tjetër aksion për prishjen e disa banesave të tjera të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës.

Për t’u prishur kanë mbetur dhe tre banesa që IKMT nuk hodhi përtokë në aksionin e disa ditëve më parë, kohë në të cilën pati përplasje të forta mes banorëve protestues dhe policisë.

Tre ditë më parë, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shembi 30 objekte. Rreth 13 persona përfunduan në spital për shkak të përplasjeve, përfshi këtu dhe 5 oficerë të policisë