Zjarri rrezikon disa banesa në bashkinë e Finiqit

514
Shqipëria vijon të jetë e “pushtuar” nga vatra zjarri edhe pse temperaturat kanë pësuar një rënie me disa gradë.
Pasditen e sotme raportohet për një tjetër zjarr në Bashkinë e Finiqit, pranë zonës së Syrit të Kaltër.
Raportohet se nga flakët rrezikohen disa banesa në fshatin Muzinë.
Autoritetet vendore kanë kërkuar ndihmë edhe nga Saranda për shuarjen e zjarrit, ku një zjarrfikëse është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa banorët po tentojnë fikjen e tij me mjete rrethanore.
Sigal