Sigal

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë,.

Zjarri ka rënë në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe mendohet se shkak ka qenë një kabull elektrik.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, ndërsa policia ka siguruar zonën duke mos lejuar kalimin e njerëzve.

Situata ka qenë e rënduar ndërsa ka shkaktuar dhe panik te kalimtarët, por dhe te klientët.

Informacion Paraprak i Policisë

Më datë 07. 06. 2018, rreth orës 23:20, në rrugën “Papa Gjon Pali 2”, në ambientet e një zyre ka rënë zjarr, ku paraprakisht dyshohet nga mbingarkesa në kabullin elektrik.

Ka vetëm dëme materiale.

Po punohet për fikjen e zjarrit.