Zjarri në Krujë, ushtria në ndihmë të zjarrfikësve

558
Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së emergjencave civile duke angazhuar rreth 40 trupa të batalionit të dytë të këmbësorisë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Krastë në Krujë.
Në këtë zonë është e pamundur që forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë me automjete për shkak të terrenit të vështirë ku është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Deri më tani efektivët e Forcave të Armatosura kanë bërë të mundur eliminimin e disa vatrave dhe vijojnë angazhimin për shuarjen e disa vatrave të tjera të zjarrit, i cili favorizohet edhe nga era.
Sigal