Zjarri në Burgun e Shënkollit, Manjani fajëson administratën e burgut

85
Pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Shënkollit, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin këtë ngjarje. Ministri Manjani thekson se është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon dhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje.
“Tani Prokuroria ka një version të qartë mbi ngjarjen. Administrata e burgut është përgjegjëse për jetën e të dënuarve dhe duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Duhet të rishikohen elementet e sigurisë në burgje”, thotë Manjani. Gjithashtu, ministri Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet penitenciare.