Zjarri bën kërdinë në masivin pyjor të Librazhdit, flakët mund të izolohen vetëm me…

538
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mesditën e sotme në masivin pyjor të Babjes, fshati Babje, njesia administrative Qender në Librazhd.
Sipas raportimit të gazetarit Fatmir Popja, përmasat e zjarrit sa vijnë e rriten, ndërsa për të shuar flakët kanë dalë në aksion edhe banorët e zonës dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës.
Mëgjithatë bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete. Raportohet gjithashtu se deri më tani zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 2 hektaresh, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.
Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra deklaron se situata e krijuar është mjaft problematike dhe se vetëm një ndërhyrje nga ajri do të shuante flakët e mëdha që po përhapen me shpejtësi.
“Vetëm ndërhyrja nga ajri mund të shmangë përmasat e dëmit katastrofik në ekonominë pyjore të Babjes. Terreni i vështirë nuk lejon ndëhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës. Ky është zjarri me përmasat më të mëdha gjatë kësaj vere në pyjet e Librazhdit”,- tha ai.
Sigal