Zjarr në Universitetin Politeknik në Tiranë

670
Një vatër zjarri ka shpërthyer në ambientet e brendshme të Universitetit Politeknik të Tiranës këtë mbasdite.
Në flakë është përfshirë një derë e vjetër druri në ambientet e poshtë të ndërtesës në Sheshin Nënë Tereza. Fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve vatra e zjarrit është fikur.
Ka nisur puna hetimore për të zbuluar shkakun që solli zjarrin.
Sigal